SHBA, mbi 1 milion persona mund të jenë infektuar me H1N1

Зngjεll

___________
h1n1_tek_femijet1.jpg

اikago - Më shumë se një milion njerëz në Amerikë mund të jenë infektuar nga virusi i gripit të derrave dhe numri i tyre vazhdon të rritet, deklaruan autoritetet amerikane të shëndetësisë.

Virusi H1N1 që pati detyruar OBSH para një muaji të shpallte një pandemi globale të gripit, po infekton edhe shumë të tjerë në SHBA edhe pas përfundimit të sezonit të gripit të zakonshëm, tha për gazetarët Anne Schuchat nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

"Problemi kryesor është se sëmundja infektive nuk po zhduket. اdo ditë në Amerikë vazhdon të rritet numri i të infektuarve, dhe vetëm javën e fundit janë raportuar 6 mijë raste të reja", tha Schuchat.

Kjo shifër përbën numrin më të madh të rasteve të raportuar brenda një jave që prej identifikimit për herë të parë të këtij gripi në muajin prill.

Statistikat aktuale të OBSH tregojnë për 67 mijë raste të konfirmuara dhe rreth 300 viktima në mbarë botën.

Në SHBA ka pasur mbi 27 mijë raste të konfirmuara dhe 127 vdekje.

"Ne mendojmë se aktualisht rreth një milion njerëz në të gjithë SHBA-në janë infektuar me H1N1", tha Schuchat./gazetastart/

 
Wow... vetem shqiperia i merr vesh lajmet e para. Zot o zot. Ketu ne USA s'kane thene as edhe nje gje (as gazetat, as lajmet) Biles kemi nja nje muaj qe nuk degjohet me ky lajm, pervec para 2 javesh qe do mbylleshin 2 shkolla ne KINE, po jo 1 milion te infektuar ne USA. O e ekzagjerojne gazetat, o ketu nuk thone asgje se sduan te tmerrojne popullin. Nejse... ketyre gazetave si besoj me.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top