loyalx
Muslim
Një grup muslimanësh ka blerë ish kishën Katolike të Mbretëreshës së Paqes, si dhe rektoratin, manastirin dhe shkollën në rrugën Gjenesis dhe planifikojnë ta përdorin si qendër për komunitetin dhe xhami në Bufallo të SHBA-ve.
Kjo marrëveshje është një dëshmi e mëtejshme e prezencës në rritje të muslimanëve në Nju Jorkun perëndimor, që deri tani ka nëntë xhami dhe të dhjetën në ndërtim në rrugën Tranzite në Amherst.
Xhamia e re do të fokusohet në ofrimin e shumëllojshmërisë së programeve për të rinjtë.
"Po ndërtohen xhami të mëdha, por qëllimi i jonë kryesor është se duam të kemi diçka për komunitetin," thotë Dr. Hatim Hamad që është asistent në shkollën mjekësisë dentare në Universitetin e Bufallos.
Kjo kishë është e teta me radhë e shitur që nga viti 2006, vit ky kur Dioqeza e Bufallos filloi ristrukturimin masiv të saj. Kisha e Mbretëreshës u mbyll në vitin 2007.
Darul Hikmah Inc, nënshkroi marrëveshjen prej 300.000 dollarëve gjatë kësaj jave.
Prona përfshin një sipërfaqe prej 4800 m2, rektoratin, manastirin dhe shkollën me sipërfaqe prej rreth 4000 m2.
Dioqeza ende po mundohet të shes rreth 30 prej pronave të saj, përfshirë 7 në qytet.
Të ardhurat nga shitjet do të paguajnë borxhet qe kemi thonë nga Dioqeza.
buffalonews.com/mesazhi.com