SHBA: Jo mbështetje Izraelit për të sulmuar Iranin

Kresha

A pretty face can never trick me
Administrata e presidentit amerikan zbut interpretimet sipas të cilave Uashingtoni do t'i hapë dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin.

Kryetari i parlamentit iranian Ali Larijani deklaroi dje se vendi i tij do t'ia hidhte përgjegjësinë Shteteve të Bashkuara për çdo sulm të mundshëm izraelit kundër Iranit, kundërpërgjigja e të cilit do të jetë, sipas tij, "e dhimbshme".

Ai reagoi ndaj deklaratave të bëra të dielën nga zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, i cili u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i diktonin Izraelit qëndrimin e tij lidhur me ambiciet bërthamore iraniane.

Por, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly, hodhi poshtë dje idenë se zëvendëspresidenti donte t'i jepte miratimin Izraelit për të sulmuar Iranin.

"Sigurisht, nuk do të doja të jepja miratimin për çfarëdo lloj veprimi ushtarak", deklaroi Kelly, duke përsëritur vetëm deklaratat e Biden i cili këmbënguli në faktin se Izraeli ishte një "komb sovran" me të drejtën e vetëvendosjes lidhur me vendimet e tij ushtarake.

"Nuk do t'i diktojmë Izraelit veprimet e tij", bëri të ditur Kelly. Jemi gjithashtu të angazhuar pranë Izraelit për sigurinë e tij dhe kemi të njëjtat shqetësime lidhur me programin bërthamor iranian", shtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai kundërshtoi gjithashtu idenë se administrata Obama hiqte dorë nga politika e hapjes me Iranin pas represionit të ashpër të manifestimeve të protestës kundër zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Izraeli, fuqia e vetme bërthamore, jo e shpallur, e rajonit, dyshon, ashtu si dhe Perëndimi, se Irani po përpiqet të pajiset me arsenal bërthamor, pavarësisht kundërshtimeve të përsëritura të Teheranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk e përjashtoi një goditje të mundshme ushtarake kundër Iranit, duke këmbëngulur në faktin se nuk do të lejonte që Teherani të mund të pajisej me armën atomike. /gazetastart/
 
kesaj i thone sikur Miza don te kafshoje Luanin..

Irani mezi pret nje konfrontim me Izraelin per te lare Hesapet me te nje here dhe pergjithmone.

Turqia do te nderhyje patjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top