SHBA-Fyle: Mbyllni sa më shpejtë numërimin, mos e zvarrisni rezultatin

WxP

Staf në FV.AL
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara përshëndesin popullin shqiptar për pjesëmarrjen e lartë në votime duke ripohuar angazhimin për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
Zyrtari amerikan tha se procesi i numërimit të votave duhet të jetë transparent dhe të përfundojë me shpejtësi e saktësi, në mënyrë që të ripërforcojë vullnetin e popullit shqiptar.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri pati një ekip të zgjeruar vëzhguesish që ndoqën zgjedhjet në mbarë vendin. Kurse komisioneri Stefan Fyle gjithashtu vleresoi procesin e votimit dhe nxiti forcat politike t’i japin zgjidhje sa me te shpejte procesit te numerimit dhe te mos zvarrisin ate.
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Në një mesazh të postuar në rrjetin social, Twitter, Fyle shkruan se duhet kompletuar procesi sipas standardeve, që vendi të ecë përpara drejt BE.
“Mirëpres votimin e qetë në Shqipëri. Duhet kompletuar procesi në përputhje me standardet ndërkombëtare për të ecur përpara drejt integrimit evropian,” shkruan Fyle.

GazetaDita
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    19.2 KB · Shikime: 36

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top