SHBA,Franca,Britania, Pro Nismes Se Serbise

Ado

FISEBILIL-LAH
Si u mbështet nisma serbe në OKB


Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ku njëzëri është mbështetur kërkesa serbe që në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së të votohet projekt-rezoluta e Serbisë - që nga Gjyqi ndërkombëtar i Drejtësisë të kërkohet vlerësimi mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës - ka qenë dramatike dhe deri në momentet e fundit nuk është ditur se si do të përfundonte.

Sipas burimeve serbe, para mbledhjes së Komitetit, diplomatët serbë janë gjetur në një situatë të palakueshme, pasi që disa shtete, kryesisht afrikane, nga të cilat Serbia ka pritur mbështetje të pa rezervë, për një kohë kanë lëshuar pe para presioneve dhe kishin vendosur që me votën e tyre të mos e mbështesin nismën serbe.

Pas fjalimit të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, këto burime thonë se fjalën e ka marrë përfaqësuesi i Spanjës, i cili e ka mbështetur pa rezervë nismën serbe, ndërsa më pas përfaqësuesi britanik, i cili ka qenë kundërshtari më i zëshëm i saj.

Pas një vërejtjeje të Serbisë, është vendosur që përfaqësuesi i Spanjës të hapte diskutimin, ndërsa ia britanik ta përmbyllte atë.

Sipas këtyre burimeve, ka qenë fjalimi i përfaqësuesit të Spanjës, i cili e ka orientuar kahun e këtij votimi.

Pas këtij diskutimi, shumica dërmuese e 28 shteteve anëtare të këtij komiteti kanë vendosur që të mbështesnin nismën serbe, përfshirë këtu edhe disa shtete që tashmë e kanë njohur Kosovën, si përfaqësuesi nga Franca, i cili ka thënë se shteti i tij “nuk mendon se është gjë e drejtë - mirëpo do ta respektojë vendimin”.

Pas fjalimit të përfaqësuesit të Britanisë, që ka qenë kundërshtar i miratimit të nismës serbe, fjalën e ka marrë përfaqësuesi i SHBA-ve, i cili e ka përsëritur qëndrimin e shtetit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës – mirëpo për çudi, potencojnë këto burime – ka deklaruar se Washingtoni nuk do të kundërshtojë këtë iniciativë për Kosovën.

Pasi Britania ka mbetur e vetmuar në kundërshtimin e saj, përfaqësuesi serb ka kërkuar që të ofrohet një mundësi për konsensus, dhe në fund edhe Britania e ka ndërruar mendimin. /Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:
Mos po na tradheton Amerika bre..
Se per britanikun nuk quditem,,
 
Last edited by a moderator:
Ishalla osht THjesht Politik :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top