SHBA, aligatori tenton të hyjë në shtëpi… duke i rënë ziles (Video)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
SHBA, aligatori tenton të hyjë në shtëpi… duke i rënë ziles (Video)

Aligatori-640x369.jpg


Bëni kujdes herën tjetër para se të hapni derën e shtëpisë: mund të shikoni një familjarin tuaj, një mik, një fqinj ose… një aligator. Kjo i ka ndodhur Jamie Weathersbee-Bailey, e cila për fat të mirë gjendej në punë gjatë “vizitës” së zakonshme: kur fqinji e njoftoi për t’i thënë se një kafshë e madhe po tentonte të hynte në banesën e saj, mendoi se ishte një shaka.

Por, duke parë videon, u detyrua të besojë. Në Moncks Corner, në Karolinën e Jugut, një aligator është përpjekur të hyjë në shtëpinë e gruas për t’u freskuar në pishinën e saj që ndodhet në brendësi të oborrit. Por, me shumë edukatë, në fillim u përpoq t’i bjerë ziles.

Ishte Gary Rogers, personi që filmoi skenën, ai që vërejti kafshën në lagjen rezidenciale. Ai ka treguar sesi aligatori po shëtiste i qetë në lagje, pa treguar shenja agresiviteti. Pasi kaloi më shumë se një orë nga përpjekja e tij për të hyrë në shtëpi, aligatori u kthye në pyllin nga kishte ardhur.

Fqinja e shtëpisë së Jamie, Danielle Barkley, ka publikuar videon të aligatorit me edukatë në “Facebook”. “Edhe më parë kemi pasur disa vizita të vogla të aligatorëve, – ka thënë gruaja, – por është hera e parë që kemi parë një të tillë të ngjitet në derë”.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


g.shqip
 
Titulli: SHBA, aligatori tenton të hyjë në shtëpi… duke i rënë ziles (Video)

Me i edukuar aligatori se disa fqinj te mi.
 
Titulli: SHBA, aligatori tenton të hyjë në shtëpi… duke i rënë ziles (Video)

Me i edukuar aligatori se disa fqinj te mi.

ahahahha Aver :)

Aman o zot te hapesh deren e te shohesh nje zvarranik te tille ,personalisht do tmerrohesha .
 
Titulli: SHBA, aligatori tenton të hyjë në shtëpi… duke i rënë ziles (Video)

ahahahha Aver :)

Aman o zot te hapesh deren e te shohesh nje zvarranik te tille ,personalisht do tmerrohesha .

Ky qenka ndryshe Nev, me kulture.

Se pari pyet: me falni, me lejohet te te kafshoj pak? :p
 
Titulli: SHBA, aligatori tenton të hyjë në shtëpi… duke i rënë ziles (Video)

Po fqinja ku ishte,pse se hapi deren ti tregonte zvarranikut qe jane ata po jemi e ne ama njerez mikprites.. :p
Yttt ja disa si kjo ja prishin emrin e mire qenies njerezore ama ahaha :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top