Shamanët, shqiptarët dhe pluralizmi islamik!?

Status
E mbyllur për postime të tjera.

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Shkruar nga: Veton Surroi/ KOHA Ditore
1.
Do të ketë qenë delli i shqiptarëve për të parë anën e brendshme të historisë, sikurse fëmijët që duan të dinë se si funksionojnë lodrat. Ndoshta, kështu, thjeshtësuar deri në shpoti, do të interpretohet njëri prej atyre investigimeve të gjata shekullore, ("athua si funksionon feja", "athua çfarë emri ka Zoti", "athua kur fle a mund të na shohë?") kur në tokat e shqiptarëve mbërriti një ecje e gjatë shamane, e origjinuar dikund thellë në tokat e Azisë Qendrore. Shamanët, mistikët që e identifikonin veten si ndërmjetës mes Zotit dhe njeriut, duke përdorur si mjete komunikimi çdo gjë, prej muzikës e valleve deri te halucinogjenët, gjatë ecjes së gjatë do të takojnë, dikund mes Afganistanit dhe Persisë, profecinë e një religjioni, Islamin, do të identifikojnë në të kornizën e një kodi moral dhe me shkrirjen e misticizmit në një rregull religjioz monoteist siç ishte Islami, do të nisen drejt Perëndimit, e të mbërrijnë në pikën e tyre më të avancuar, shqiptarët. Pas gati shtatë shekujsh ecje, sufizmi (që në tokat shqiptare njihet sipas tarikateve, bektashi, mevlevi, rufai apo emërtimet tjera të familjes 12 anëtarëshe) do të ketë shtëpi të sigurt të vetën në Evropë vetëm mes shqiptarësh, e nëpërmjet të tyre, madje do të bëjë depërtimet e veta në Amerikë, me teqenë e parë, të hapur në Michigan nga Baba Rexhebi Beqiri.
Sikur të ishte e pamjaftueshme kjo histori e shqiptarëve, që mund të shkrijë në të shamanët e Azisë Qendrore me vendosjen e teqesë pranë fabrikave të automobilave në Amerikë, do të na shfaqet Stephen Schwartz, ish-gazetar amerikan, i biri i nënës së krishterë dhe babait hebre, ish-komunist i interesuar në revolucionet e Amerikës Latine, i cili në të mbërritur në Ballkan për të përcjellë luftërat e ish-Jugosllavisë, do të zbulojë thirrjen e sufizmit, ta përqafojë atë dhe të shkruajë, në mesin e disa librave edhe "Islami tjetër: Sufizmi dhe rrëfimi për respektin" (KOHA, Prishtinë, 2009).

2.
Ardhja mistike e misticizmit ndër shqiptarë? Mund të tingëllojë si një titull artikulli, por, gjykuar sipas librit të Schwarzit, misticizmi qe sfidë për të tri religjionet monoteiste, Hebraizmin, Krishterimin dhe Islamin, dhe që të tria u përpoqën që ta institucionalizojnë misticizmin brenda vetes në shekullin XIII. Njëra prej tyre, hebraizmi, madje u shërbye drejtpërsëdrejti me misticizmin Islamik, sufizmin, për ndërtimin e "kabalasë", formës së vet mistike.
Ndërkaq, në këtë format huazimesh të ndërsjella, sufizmi Islamik, shtyu kufijtë e interpretimit të Zotit më tutje, duke përcaktuar burimin e njëjtë të religjioneve monoteiste. Siç shpjegojnë dy amerikanë të tjerë, që përqafuan sufizmin, James Fadiman dhe Robert Frager në "Sufizmi thelbësor" (Castle Books, New Jersey, 1998), sufizmi arrin të integrojë në vete edhe hebraizmin edhe krishterimin, duke përcaktuar se të gjitha burojnë prej një Të Vërtete, pra një Zoti, duke shpallur njëkohësisht të integrueshme si profeci jetët e Adamit, Moisiut e Jezu Krishtit. Natyrisht, tërë këtë brenda respektit të kornizës teologjike islamike.
Por, siç do të shpjegojë Schwartzi, një kornize teologjike islamike liberale, vetjake. Të atillë që, pos integrimit të religjioneve të tjera, njeh haptazi barazinë e femrës, të drejtën e të festuarit të ditëlindjes së profetit Muhamed dhe, në aspektin filozofik, të drejtën e të kërkuarit të përhershëm të së Vërtetës, pikësëpari brenda vetes dhe brenda kësaj jete, e posaçërisht nëpërmjet së Bukurës dhe Dashurisë.
3.
Duket e ndërlikuar? Ka edhe më, kur në skenë të hyjë politika me dy ngjarje thelbësore.
Së pari, ajo e ndarjes rreth trashëgimtarit të Muhamedit. Sunitët, që përbëjnë shumicën e botës Islame, janë pjesë e grupit që me të vdekur Muhamedi caktuan zgjedhjen si formë e përcaktimit të trashëgimtarit. Shiitët, të cilët janë pakicë në botën Islame, janë pjesë e grupit që kërkoi që trashëgimtari të zgjidhet nga rrethi familjar i Muhamedit. Në Betejën e Qerbelasë, kur shiitët refuzuan t‘u nënshtrohen urdhrave sunite, ky debat teologjik mori formën e vet të konfliktit politik, që zgjat deri në ditët e sotme, siç u pa në luftërat e brendshme në Irak.
Së dyti, ajo e ndarjes së pushtetit në Arabinë Saudite. Para se të lindte shteti bashkëkohor, në atë territor u lind vahabizmi, si interpretim ortodoks e strikt i Islamit, në të cilin krijohej pabarazia mes meshkujve dhe grave, ndërsa adhurimi ndaj Muhamedit, përfshirë edhe festimin e ditëlindjes së tij, shiheshin si forma politeiste të kundërta me Islamin. Me ngritjen e Mbretërisë Saudite dhe veçanërisht me zbulimin e naftës, u krijua një kontratë brenda këtij vendi: me Zotin do të merren vehabinjtë e me shtetin dhe naftën e nevojshme për financimin e vehabinjve do të merret familja mbretërore Saud (Schwartz, ndërsa angazhohet për respekt brenda Islamit, në librin e tij Vahabin e quan "teveçel", ndërsa Saudët "banditë"). Të furnizuar me petrodollarë, vehabinjtë kanë qenë prej disa dhjetëvjetësh në ofensivën e tyre për të imponuar një model interpretimi të Islamit, me eksportin e "mjekroshëve" dhe pantallonave treçerekëshe në atë që autori quan shtatë identitetet islamike në botë, përfshirë edhe atë turko-ballkanas, të cilit i përkasin shqiptarët.
Pas okupimit amerikan të Irakut, sipas Schwartzit, ishin mu vehabinjtë (anipse Arabia Saudite është aleate amerikane) ata që nxitën sunitët kundër shiitëve, gjë që mëpastaj solli kundërpërgjigjen shiite. Por, ky nuk është konflikt i pastër sunit-shiit, thotë autori. Në fakt, është përpjekje e vehabinjve për të shkatërruar sufinjtë, të cilët janë edhe sunitë edhe shiitë, arabë e kurdë, - por janë gjithsesi ithtarë të interpretimit vetjak, liberal, të Islamit.

4.
"Mysliman i bardhë!", do të klithnin me befasi e simpati. I flisnin në anglisht infermierit flokëkuq dhe sykaltër në ta takuar për së pari, por ai do t‘ua kthente arabisht, me aq sa dinte dhe kur do ta pyesnin se prej nga është e ai u shpjegonte se nga Kosova, do të mblidheshin rreth tij për të parë kundërthënien e brendshme që ecën në të dy këmbët: përcaktimin shpirtëror mysliman (të vetëkuptueshëm Aziatik) brenda konstruktit fizik evropian.
Shpjegimi i infermierit që kishte kaluar ca kohë duke punuar në Arabinë Saudite më ra në mend ndërsa në samitin e kaluar të Konferencës Islamike bëhej përpjekja që të kalohej një Rezolutë përkrahjeje për Kosovën, e unë lexoja nga Schwartzi për paragjykimet vehabite ndaj sufizmit.
Në fakt, Rezoluta për Kosovën mund të identifikohej si përpjekje për lojë në kartën e befasisë dhe simpatisë "për myslimanët e bardhë". Por ajo njëkohësisht bartte në vete një paradoks: Shqipëria (vendi i të gjitha tarikateve sufi) kishte hartuar një Rezolutë përkrahëse për Kosovën (me prani të konsiderueshme tarikatesh sufi, të përndjekura me gjak nga regjimi serb) të cilën në Organizatën e Konferencës Islamike do ta përfaqësonte hiç më pak se Arabia Saudite (me kryeqytetin vehabi Naxhd, njëkohësisht edhe kryeqytet shpirtëror i Al Qaeda-s).

Rezoluta, krejtësisht e zhveshur nga përkrahja për Kosovën, në fund u miratua me konsensus.
Pse mungoi atëherë solidariteti islamik (kur madje edhe Arabia Saudite "vehabite" përkrahte Shqipërinë "sufi")?
Njëra arsye, e thjeshtë dhe e qartë, është se mesazhi ynë njëzetvjeçar, prej Milosheviçit e tutje, se çështja e Kosovës nuk është çështje fetare, por kombëtare-demokratike ka mbërritur të depërtojë gjithandej, pra edhe në atë që quhet Bota islamike. E, në të, ka shtete të cilat nuk e shohin me sy të mirë lindjen e shteteve të reja, e as lëvizjen demokratike për të arritur te kjo lindje. Në atë lëvizje demokratike, një model i ndarjes së religjionit nga politika, siç ishte rasti me Kosovën, gjithashtu nuk është i parapëlqyer prej disa prej shteteve të Botës islamike.

5.
Rrugëtimi shekullor i sufinjve drejt viseve shqiptare mori shtytjen e vet të fundit me Ataturkun, i cili i përjashtoi nga Turqia nga frika e veçorive të tyre, mistike e sekretive.
Në të arritur në mesin e shqiptarëve do ta gjenin veten brenda një tradite tashmë të etabluar prej shekujsh, të të bashkëjetuarit të religjioneve të ndryshme.
Në të gdhirë shekulli XXI, bota do të zbulojë se çka është normale ndër shqiptarë është krejtësisht e jashtëzakonshme për shumë popuj të tjerë të botës. Mes shqiptarëve, do të shënohet, ka jo vetëm pluralizëm religjioz, por tashmë si rast për të nënvizuar, pluralizëm islamik.
Dhe kjo fjalë, pluralizmi islamik, tashmë është një sfidë intelektuale, politike dhe teologjike si për islamofobët që në këtë religjion nuk shohin gjë pos dhunës, ashtu edhe për ata që përpiqen që brenda Islamit të vendoset vetëm një interpretim.

 
Titulli: Shamanët, shqiptarët dhe pluralizmi islamik!?

''Islami tjeter, Sufizmi dhe rrefimi per respektin! ''

Shumica e muslimaneve ne bote nuk jan Arab. Edhe pse keta e kan pranuar Islamin i kan ruajtur idiomat dhe identitetin e tyre.
Mund te argumentohet se nuk egziston vetem nje Islam, por shtate identitete Islamike:

1. ISLAMI SUNIT ARAB - i lindjes se mesme qe shtrihet nga Siria, nepermes Siujdheses se Arabise dhe Egjiptit e deri ne Irakun Perendimor. Eshte zhvilluar ne shoqeri ku Islami per kohe te gjate ka qene besimi dominues. Ketu jeta fetare dominohet nga kleriket dhe teologet ''zyrtare''. Ne kete mjedis sufinjet jane perballur me sulme te vazhdueshme. I tere Islami sunit tradicional eshte konformist ne pikpamjet e tij per sunduesit, qofshin ata te drejt apo te pa drejt, por sunitet Arab te lindjes se mesme jane larg me pasivet dhe me se paku te interesuar ne hulumtimin e se kaluares se tyre. Sufinjet ne kete rajon duken te jene me Sheriat - centrike( sufinje qe konsiderojne se te varurit nga e drejta e Sheriatit eshte kusht per aktivitet sufi, v.p.).
Ky model zakonisht eshte i kombinuar me tradita dhe zakone Arabe te Arabise Saudite te cilet permes ketij modeli mundohen qe veten ta ngrisin mbi iSLAMET tjere ose ose se islami te zhvillohet sipas modelit te tyre. :gjujpeshk:
 
2. ISLAMI SHIIT- Dallon nga sunitizmi ne te refuzuarit per tu pershtatur politikisht dhe ne favor te perkrahjes se protestes radikale. Dallimi tjeter qendron edhe ndaj perkushtimit per debatin teologjik mysliman dhe ne studimin e filozofise. Ndarja e suniteve dhe shiiteve i ka rrenjet ne dramen qe ndodhi ne Qerbela te Irakut kur ata qe donin te beheshin sunit i ishin nenshtruar sundimit tiranik te dinastise se Umaideve te cilet pretendonin trashigimin e Muhamedit, por qe nuk kishin lidhje familjare me te. Sternipi i Muhamedit, Imam Hyseini, u rebelua ne emer te drejtesise dhe u vra pabesishte nga Umaidet. Islami Shiit eshte paradoksal, perderisa e perkrah fuqine individuale te individeve siq ishte Ajatollah Homeini dhe njekohesisht e inkurajon larmin e brendshme te mendimit. E panjohur per Perendimin por Homeini mori perkrahje ne Iran, ngase ishte i pavarur nga kleriket e vendosur dhe pse nuk sherbente si perfaqesues i tyre.
 
3. ISLAMI SUNIT I AFRIKES VERIORE - ( i Magrebit, apo Maroken, Algjerian, libian, Tunizian ) dhe FRANKOFON - I slami i Afrikes veriperindimore mbeshtetet mbi pasurin dhe fuqine e sunduesve maroken, te cilet e shihnin veten si vazhdimesi e shkelqimit ne Spanjen islamike dhe gati te pavarur nga berthama arabe. Afrika Perendimore eshte vatra e rendit sufi shume te zhvilluar dhe te shperndare - tixhaninjte. Ky rajon eshte deshmuar i rendesishem koheve te fundit, si burim i nje rendi dhe i interpretimeve te reja te sufinjeve - sic eshte sufizmi idrisi, qe i sfidon vehabinjte. Sufinjet e Afrikes veriperindimore kan prodhuar njeren nga muzikat me te bukura sufi qe stimulon nje ndjenje te thelle fetare te degjuesi.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top