Severin Freund fitoi në garën e kërcimit me Ski

cent

...Lontano
Severin Freund fitoi garën e katërt të sezonit, atë në Lillehammer ku 25-vjecari gjerman mundi për vetëm dy pikë norvegjezin Anders Bardal. Në Norvegji u zhvillua gara e radhës e kërcimit me ski nga trampolina dhe në fakt nuk ishte aspak një ditë e mirë për fituesin e katër medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Simon Ammann, i cili u tërhoq në mes të garimit për të evituar një dëmtim të mundshëm. Një tjetër sportist që vuajti në Lillehammer ishte gjithashtu edhe kampioni i botës në fuqi, austriaku Gregor Schlierenzauer. 23-vjecari nga Innsbruck-u i cili nuk mori pjesë në garën hapëse të sezonit në Klingenthal, fitoi dy garat e fundit përfshirë edhe atë të ditës së shtunë nga trampolina 100 metra, sidoqoftë Schlierenzauer nuk shkoi më lart se vendi i 15 në kërcimin nga trampolina 138 metra e lartë në Lillehammer, por gjithsesi pavarësisht provës jo edhe aq pozitive 23-vjecari austriak vazhdon të kryesojë në renditjen e përgjithshme.
28ja1ap.jpg
Ndër sportistët që shkëlqyen megjithatë ishte veterani vendas Anders Bardal i cili kërcimit të përë prej 131 metra i shtoi gjithashtu edhe një tjetër me plot 138 metra duke grumbulluar së bashku me pikët e jurisë një rezultat prej 277 pikësh. 28-vjecari japonez Daikki Ito ishte i vetmi që arriti të barazojë rezultatin e tij prej 138 metrash dhe një rezultat i tillë e ngjiti sportistin nipon përkohësisht në vendin e dytë, me 275,5 pikë. Që të gjithë ishin të vetëdijshëm se kërcënimi më i madh vinte nga Severin Freund dhe 25-vjecari bavarez respektoi parashikimet. Pasi mbylli gjysmën e garës në vendin e parë me 1,5 pikë avantazh kundrejt polakut Piotr Zyla, Freund pati favorin për të kërcyer i fundit dhe gjermani përfitoi pikërisht falë stilit të tij të vecantë, që në fakt në fund bëri edhe diferencën. Severin Freund regjistroi rezultatin e tretë më të mirë duke shkuar deri në 137 metra, që i dhanë përfundimisht fitoren me 279 pikë gjithsej, vetëm dy më shumë ndaj norvegjezit Bardal, gjithsesi javën e ardhshme 25-vjecari gjerman do të ketë një tjetër shans të mirë, pasi ndalesa e radhës do të jetë në atdhe, pikërisht në Titisee – Neustadt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top