*Mia*
Slave To The Rhythm
Sergej Esenin (1895-1925)
Sergei Aleksandrovic Esenin ishte nje poet i famshem lirik rus. (3 tetor 1895-28 dhjetor 1925)
U lind ne fshatin Kostandino, (sot Esenin), krahina e Rjazanit, ne nje familje fshatare ruse. Ende femije filloi te jetonte me gjysherit e vet. Nisi te shkruaje poezi ne moshen 9 vjecare. Ne moshen 17 vjecare, kur nisi te konsiderohej nga te afermit e vet si nje mrekulli e letersise, levizi drejt Moskes ku u regjistrua ne Universitetin Shteteror te Moskes si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas nje viti e gjysem.
Poezia e tij e hershme frymezohej nga folklori rus. Ne vitin 1915 shkoi ne Shen Peterburg ku zuri shoqeri me poete si Aleksander Blok, Sergei Gorodetskij, Nikolai Klujev dhe Andrej Beli, duke u bere i mirenjohur ne qarqet letrare te ketij metropoli rus. Ndihme te jashtezakonshme ne promovimin e karrieres se tij letrare i dha Blok. Esenin thoshte se nga Beli mesoi formen poetike, kurse nga Blok dhe Klujev lirizmin.
Ne vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik “Radunica” dhe nje vit me vone “Rituali i vdekjes”. Permes poezise se tij te mprehte rreth dashurise dhe jetes se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i dites.
I bekuar nga Zoti, me fytyre te bukur dhe personalitet romantik, ai ra ne dashuri shume here dhe beri 5 martesa te njepasnjeshme.
Martesa e tij e pare u be me 1915 me nje bashkepunetore te tij ne shtepine botuese ku punonte. Ajo quhej Ana Izdrjadnova me te cilen beri nje djale, Jurin, i cili gjate terrorit Stalinist u arrestua dhe vdiq ne nje gulag (kamp perqendrimi dhe pune te detyruar) sovjetik ne vitin 1937.
Ne gusht te 1917 Esenin realizon martesen e tij te dyte me aktoren Zinaida Raik me te cilen pati dy femije, vajzen Tatiana dhe djalin Konstandin i cili shume vite me vone u be nje matematicien dhe statisticien i famshem ne SHBA...
Ne vjeshten e vitit 1921, ndersa po vizitonte studion e piktorit Aleksej Jakovlev, ai njohu balerinen e famshme amerikane me banim ne Paris Isadora Dankan (Isadora Duncan), nje grua e jashtezakonshme rreth 17 vjet me e madhe se ai, e cila nuk dinte asnje fjale rusisht, nderkohe qe Esenin nuk dinte asnje gjuhe te huaj. Ata u martuan ne 2 Maj 1922 dhe vendosen ta bejne muajin e tyre te mjaltit ne nje turne neper Europe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ne kete periudhe te jetes varesia e Esenin nga alkooli kish dale jashte cdo kontrolli. Gjate dehjeve apo edhe drogimeve te tij Esenin fitoi manine e shkaterrimit te dhomave te hoteleve ku flinte dhe te restoranteve ku hante, duke u vene ne shenjester te botes se gazetave ne mbare boten. Keshtu, martesa me balerinen Dankan zgjati per nje kohe te shkurter dhe ne maj te 1923 Esenin u rikthye ne Moske.
Pak kohe me pas ai njohu aktoren Augustina Miklashevskaja dhe u martua me te ne nje ceremoni te thjeshte civile, megjithese eshte i njohur boterisht fakti qe ai nuk arriti te marre kurre divorcin nga Isadora Dankan.
Nje tjeter e dashur e poetit ne kete periudhe ka qene Galina Belislavskaja e cila i dha fund jetes se saj mbi varrin e Eseninit nje vit pas vdekjes se tij.
Ndersa jeta dhe skandalet e Eseninit sa vijne e rendohen ai ben edhe nje femije illegal, djale, me poeten Nadjezhda Volpin. Esenin nuk ia dha kurre atesine atij femije.
Dy vjetet e fundit te jetes se Esenin jane te mbushur me crregullime te personalitetit dhe dehje e drogime te vazhdueshme, por pikerisht ne kete periudhe ai krijoi poezite me te famshme te tij.
Ne pranvere te 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se ciles ishte gjigandi i letersise ruse dhe boterore, Leon Tolstoi.
Ajo u perpoq qe t'i rrinte afer dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte teper vone pasi Esenin vuante nga sindroma te renda manjakodepresive, duke u shtruar per kurim nje mujor ne nje klinike psikiatrike.
Ndersa del nga klinika vetem per disa dite me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damaret dhe me gjakun e tij shkruan poezine e Lamtumires dhe te nesermen ne mengjez gjendet i vetvarur ne tubat e ngrohjes ne tavanin e dhomes se tij ne Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjec.
(Ka te dhena qe ajo ka qene vrasje e organizuar nga agjentet e GPU (KGB e ardheshme) dhe u kamuflua si vetvarje e Eseninit.)
Ne vitin 1925, pasi kish takuar Eseninin, Vladimir Majakovski shkruante:
“Me zor e njoha. Akoma me me shume veshtiresi refuzova kerkesen e tij per te pire dhe per t’u dehur, duke me tundur para syve nje tufe te bollshme karmonedhash. Ky imazh me shoqeroi ate dite deri ne mbremje, ku diskutova me ca miq tane te perbashket se si mund ta ndihmonim Eseninin te dilte nga ajo gjendje ekstreme, por sic ndodh rendom ne kesi rastesh asnjeri nga miqte tane nuk e vuri ujin ne zjarr per fjalet e mija… Esenin rrethohej vazhdimisht nga njerez te cilet nuk kishin asgje te perbashket me letersine, por qe shfrytezonin emrin dhe reputacionin e padiskutueshem artistik te tij ne mbare boten. Keta ishin pikerisht ajo race njerezore qe Esenin e kishte percmuar tere jetes, por ne ate gjendje sic ish katandisur ai ia dorezoi veten pikerisht atyre qe kishte urryer dhe percmuar…”
Edhe pse nje nga poetet me te medhenj te Rusise, shumica e poezive te tij u ndaluan gjate regjimit te Stalinit dhe Hrushovit. Vetem pas vitit 1966 poezite e tij u rifuten ne qarkullim ne BS.
Sot Sergei Esenin lexohet akoma nga miliona njerez ne tere boten dhe shume nga poezite e tij jane kthyer ne kenge popullore ruse.
Vdekja e tij e parakoheshme, antipatia qe kishte ndaj tij e ashtuquajtura elite, adhurimi nga njerezit e zakonshem dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vete Eseninin ne nje figure popullore mitike.
Esenin prehet ne Varrezen Vagankovskoje te Moskes. Varri i tij zbukurohet nga nje skulpture e bardhe mermeri e poetit me ekstravagant qe ka njohur Rusia.