Serbia vazhdon ta bllokojë prefiksin për Kosovën

legjenda

Tetova
Serbia vazhdon të bllokojë dhënien e një prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të Kosovës. Ngecja e dialogut bën që Berlini e Londra të bllokojnë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit.

Edhe pas tetë vitesh të pavarësimit të Kosovës nga Serbia, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Serbia ende nuk i mundëson Kosovës dhënien e një prefiksi për komunikimin ndërkombëtar telefonik të vendit, transmeton DW.

Edhe në bisedimet pesëditore që zhvillohen prej vitesh me ndërmjetësimin e BE-së, të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë një ujdi për këtë temë. Njoftimi mbështetet edhe nga mediat vendase në Kosovë e Serbi.

Megjithëse qe rënë dakord që para një viti, bisedimet kanë dështuar për shkak të grindjes për pronësinë e Telekomit.

Sipas dpa-së, për shkak se nuk ka përparime në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të dukshme si në drejtim të marrëveshjeve për telefoninë ashtu edhe të grindjes për furnizimin me energji, si Berlini edhe Londra bllokojnë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me BE.

Gjermania e Britania e Madhe kanë penguar këtë javë hapjen e tre kapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit, ka njoftuar edhe gazeta serbe, “Novosti” të shtunën.
17535078-303_1475351582-1741519.jpg
http://www.gazetaexpress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top