Serbët protestojnë kundër EULEX-it

Ado

FISEBILIL-LAH
Mbi dy mijë serbë kanë protestuar paqësisht të enjten në veri të Mitrovicës kundër vendosjes së Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Nënkryetari i Kuvendit të Bashkësisë së Komunave Serbe, Marko Jakshiq ka thënë para protestuesve se serbët nuk do ta pranojnë kurrë EULEX-in. "Pse jemi kundër misionit të EULEX-it? Sepse ai është një mision fantazmë, qëllimi i të cilit është grabitja e hapësirave në të cilat jetojmë, marrja e shtëpive tona dhe plaçkitja e territorit tonë", tha ai.

"Për këtë arsye jemi kundër misionit të EULEX-it, i cili dëshiron të instalojë planin Ahtisaari, që parasheh krijimin edhe të një shteti shqiptar në Ballkan".

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se protesta ka kaluar pa incidente.

Serbët e Kosovës, sidomos ata në veri, po pengojnë funksionalizimin e Misionit Evropian duke e parë atë si implementues të pavarësisë së Kosovës. Ata kërkojnë që UNMIK-u të vazhdojë misionin e tij administrues në Kosovë, gjë që hidhet poshtë nga shumica shqiptare. /bbc/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top