Serbët e veriut mbështesin Vetëvendosjen

legjenda

Tetova
Nacionalisti ekstrem serb nga pjesa veriore e Mitrovicës, Marko Jakshiq, i njohur si një prej kundërshtarëve të marrëveshjeve të arritur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka bërë një postim një rrjetin social Twitter ku ka përgëzuar sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, për shkatërrimin e veturave qeveritare të Kosovës.

Jakshiq, të cilin shumë e quajnë doktor të krimit në Mitrovicë, ka shkruar në Twitter “Ai është Dardan Molliqaj! Ai është Dardan Molliqaj! Ai i “do” xhipat qeveritarë! Gëzuar
 
Titulli: Serbët e veriut mbështesin Vetëvendosjen

Shasivar Haxhijaj: Dardan Molliqaj dhe te tjerët me sulmuan dhe kërcënuan

Shasivar Haxhijaj, këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi ka rrëfyer në tërësi aktin e dhunshëm ndaj tij dhe demolimin e veturës nga sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe aktivistët e kësaj partie.

“Sot, rreth orës 16:30 po shkoja në një takim zyrtar, me ftesën e ministrit Krasniqi, në kuadër të konferencës për agrobiznesin që ka filluar sot në Prishtinë, kur papritmas jam sulmuar me gurë nga një grup i protestuesve, të udhëhequr nga zyrtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, ajo çfarë qytetarët kanë parë në media është vetëm një pjesë e gjithë ngjarjes.

“Sulmi kishte nisur më herët, në rrugën Eqrem اabej, pranë Fakultetit të Filologjisë. Unë kam qenë me veturë në kolonë, gjersa ata, të udhëhequr nga Dardan Molliqaj, më kanë sulmuar me gurë dhe mjete të forta derisa unë kam qenë brenda në veturë. Më pas, ky grup ka qenë edhe më i ashpër dhe më janë afruar dhunshëm, dhe duke më kërcënuar e fyer më kanë detyruar të dalë nga vetura”, ka rrëfyer tutje Haxhijaj.

Ai thotë se Dardan Molliqaj dhe sulmuesit e tjerë e kanë tërhequr me dhunë nga vetura, duke e sharë e duke e kërcënuar edhe fizikisht, transmeton indeksonline.

“Këtë gjë e kanë bërë edhe derisa jam distancuar nga ta, derisa e kanë demoluar tërësisht veturën. Pak më pas kanë arritur Policia e Kosovës së cilës ua kam dhënë deklaratën zyrtare për ngjarjen. Dëshiroj të falënderoj Policinë e Kosovës për sjelljen dhe reagimin e tyre dhe shpreh keqardhjen time për sjelljet vandale të aktivistëve të partive politike opozitare”, thotë këshilltari i ministrit të Bujqësisë.

Ai më pas u ka dërguar edhe një mesazh familjarëve dhe miqve të tij.

“Gjithë miqtë e mi dhe familjarët i njoftoj se jam shëndosh e mirë dhe se unë do të vazhdoj të kryejë detyrën time me nder dhe përkushtim, siç kam bërë në çdo kohë, që nga periudha e luftës e deri tash”, ka thënë në fund ai
 
Titulli: Serbët e veriut mbështesin Vetëvendosjen

Liderë të opozitës, deputetë dhe përkrahës të tyre, që sipas Policisë së Kosovës ishin rreth 150, qysh paradite janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimit të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donikë Kadaj-Bujupi.

Në kundërshtim edhe të fletëarresteve për tre deputetë të tjerë opozitar, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, ata kanë gjuajtur objektin e Qeverisë me ngjyrë, kube betoni e koktej molotovi, andej kah po qëndronin pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Këtyre veprimeve Policia e Kosovës u është përgjigjur me gaz lotsjellës, për shpërndarjen e protestuesve.

Nga sheshi “Ibrahim Rugova”, nëpërmjet sheshit “Skenderbe” drejt sheshit “Nënë Tereza”, është ndjekur turma e protestuesve.

Ata më pas kanë kaluar nëpër rrugët anësore, për t’u kthyer nëpërmjet oborrit të Bibliotekës Kombëtare, drejtë sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Policia e Kosovës kishte krijuar një kordon.

Me të dal në rrugë, është hedhur përsëri gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, në kohën kur edhe nxënësit po liroheshin nga shkolla fillore Faik Konica, në të cilin është alivanosur edhe një nxënës.

Në hapësirat e kësaj shkolle është parë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Njësitet policore kanë arrestuar trembëdhjetë protestues, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Serbët e veriut mbështesin Vetëvendosjen

E ka bere me ironi ai kriminieli serb ate postim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top