Seks me nxënës –ndërrohet gjithë stafi i një shkolle në Los - Angeles

Los – Angeles, 8 shkurt - I gjithë stafi i një shkolle fillore në zonën e Los Angelosit është larguar nga puna, pasi dy mësues janë arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual me nxënësit. Zyrtarët nga Los Angelesi e morën këtë vendim pas një takimi me prindërit e nxënësve. Më shumë se 120 anëtarë të stafit të shkollës fillore, duke përfshirë drejtorin, mësuesit, punonjësit e kafenesë dhe të tjerë do të zëvendësohen me staf të ri, përderisa dyshimet për abuzime janë duke u hetuar. Mësuesi 49- vjeçar, Martin Springs, ishte arrestuar më 3 shkurt, nën dyshimet se kishte abuzuar seksualisht me dy vajza në klasën e tij. Springs kishte punuar në shkollë që nga viti 1986. Ndërsa Mark Berndt, 61-vjeçar, gjithashtu u arrestuar javën e kaluar pasi kishte kryer veprime të turpshme me 23 fëmijë të moshave 6 deri në 10 vjeçare. Ai kishte punuar në shkollë për më shumë se 30 vjet.

Burimi Koha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top