Edhe pse pas shumë thashethemesh për një krizë në martesën e Demi Moor me Ashton Kutcher ku cifti gjithmonë i ka mohuar më në fund është bërë publike pas një tradhtie nga ana e Ashtonit. Lajmi është bërë i ditur nga revista Star por është përhapur edhe nga shumë te tjera. Thuhet se fundjavën e kaluar kur cifti duhej të festonte përvjetorin e tyre ka ndodhur dhe tradhtia e tij. Vajza me të cilën ka tradhtuar bashkëshorten është shumë herë më e re se ajo, vetëm 23 vjece. Ndërsa një faqe tjetër shkruan se se kjo nuk ishte aventura e parë për Ashtonin. Edhe pse aktorja amerikane qendron me orë të tëra në palestër për të qenë në formë përfekte diferenca e viteve për ta ekziston dhe janë plot 18 vjet midis tyre. Nuk dihet se si do shkojë kriza e ciftit mund të kalojë apo të përfundojë në divorc dhe ky do të jetë divorci i dytë për Demin. (e.c/BalkanWeb)