Sekretet e jetës, sipas Leon Tolstoit

Arfenilla

Themelues i Forumit

tolstoi.jpg



Ka shumë gjëra për të mësuar në lidhje me Artin e të Jetuarit nga Lufta dhe Paqja e Tolstoit – për kotësinë dhe budallallëkun, xhelozinë seksuale dhe marrëdhëniet familjare. Por ne mund të mësojmë gjithashtu nga jeta e vetë mjeshtrit të romaneve
Tolstoi është anëtar i fisnikërisë ruse, nga një familje që zotëronte një pronë dhe qindra shërbëtorë. Jeta e hershme e kontit të ri ishte e zhurmshme, imorale dhe e dhunshme. “Unë vrisja njerëz në luftëra dhe i sfidoja njerëzit në duele me qëllim që t’i vrisja”, shkruante ai. “Unë humbisja në bixhoz, konsumoja punën e fshatarëve, i dënoja me ndëshkime, jetoja i lirë, dhe i mashtroja njerëzit… kështu jetova për dhjetë vjet.” Por ai gradualisht filloi t’i largohej këtij stili jete prej racisti dekadent dhe i hodhi poshtë besimet e marrë prej tabanit aristokratik, duke adoptuar një këndvështrim jotradicional të botës, i cili i trondiste bashkëmoshatarët. Ja çfarë këshillash mund të na ofrojë rrugëtimi personal i Leon Tolstoit, për të riparë filozofinë tonë të jetës.

1. Qëndroni mendjehapur

Një nga dhuntitë më të mëdha të Tostoit ishte aftësia dhe dëshira e tij për të ndryshuar mendjen, bazuar në eksperienca të reja. Gjakderdhja e tmerrshme që ai pa ndërsa luftonte në Luftën e Krimesë në 1850-ën e shndërroi në një pacifist për gjithë jetën. Në 1857-ën, pasi pa një ndëshkim publik në gijotinë në Paris – ai nuk e harroi kurrë zhurmën e kokës së prerë ndërsa binte në kutinë poshtë – ai u bë një kundërshtar i bindur i shtetit dhe i ligjeve të tij, duke besuar që qeveritë nuk ishin vetëm brutale, por në esencë i shërbenin interesave të të pasurve dhe të fuqishmëve. “Shteti është një komplot,” i shkroi ai një miku. “Prandaj, unë kurrë nuk do t’i shërbej ndonjë qeverie ndokund”. Tolstoi ishte në rrugën e shndërrimit në anarkist. Ai ishte i pari që do të na nxiste të vinim në dyshim besimet themeltarë dhe dogmat me të cilat jemi rritur.

2. Praktikoni ndjeshmërinë

Tolstoi shfaqi një kapacitet të pazakontë për t’u prekur duke e vënë veten në vendin e njerëzve, jeta e të cilëve ishte shumë e ndryshme nga e tija. Në 1860-ën ai jo vetëm adoptoi veshjen fshatare, por filloi të punonte krahpërkrah me punëtorët e sapoemancipuar në pronën e tij, duke punuar me përmendë fushat dhe duke riparuar shtëpitë e tyre me duart e tij. Sigurisht që kishte një element paternalizmi, por e vërteta është se ai e shijonte shoqërinë e fshatarëve dhe në mënyrë të vetëdijshme i largohej elitës letrare dhe aristokratike në qytete. Tolstoi besonte se ju nuk mundet kurrë të kuptoni realitetin e jetës së njerëzve të tjerë, nëse nuk e provoni vetë atë.

3. Bëni ndryshimin

Ai u dallua nga moshatarët e tij të kastës së lartë duke ndërmarrë veprime praktike për të lehtësuar vuajtjen e njerëzve të tjerë, më evidente ishte puna e tij për lehtësimin e urisë. Pas dështimit të të lashtave në 1873-shin, Tolstoi ndaloi së shkruari Ana Kareninë-n për një vit, me qëllim që të organizonte ndihmë për ata që vdisnin urie. Në këtë kohë, ai i shkruante një të afërmi: “Nuk mund të shkëputem nga krijesa që janë reale, për t’iu kushtuar krijesave imagjinare”. Shokët e tij, ashtu si edhe familja, menduan se ishte çmenduri që njëri nga romancierët më të mirë t’i vendoste veprat e tij gjeniale në plan të dytë. Ai e përsëriti këtë gjë gjatë zisë së bukës së 1891-shit, kohë kur kaloi dy vite duke punuar në “kazanët e supës” dhe për mbledhje fondesh. A mund ta imagjinoni dot një shkrimtar të sotëm, nga ata që shesin shumë kopje, që të lënë mënjanë librin dhe t’i kushtohen për dy vite punës humanitare?

4. Zotëroni artin e të jetuarit thjeshtë

Pas një krize nervore në fundin e vitit 1870, Tolstoi hodhi poshtë gjithë fenë e organizuar, duke përfshirë Kishën Ortodokse në të cilën ai ishte rritur. Ai adoptoi një lloj revolucionar të Kristianizmit i bazuar në jetën e thjeshtë shpirtërore e materiale. Ai i dha fund alkoolit, duhanit dhe u bë një vegjetarian. Tolstoi frymëzoi gjithashtu krijimin e komuniteteve utopike të jetesës së thjeshtë, ku pasuria ishte e përbashkët. Këto komunitete “Tolstojane” u përhapën rreth e rrotull botës dhe e shtynë Gandin të themelonte një vendbanim fetar në 1910-ën, me emrin Ferma “Leo Tolstoi”.

5. Kujdes nga kontradiktat tuaja

Kjo jetë e re, më e thjeshtë nuk ishte pa mundime dhe kontradikta. Tolstoi predikonte dashuri universale, megjithatë ishte në mënyrë konstante në luftë me të shoqen. Veç kësaj, apostulli i barazisë nuk ishte kurrë i aftë të braktiste plotësisht pasurinë dhe jetën e privilegjuar. Ai jetoi deri në moshë të madhe në një shtëpi të madhe me shërbëtorë. Por në fillim të 1890-ës ia doli – kundër dëshirës së familjes së tij – të hiqte dorë nga e drejta e autorësisë për një pjesë të madhe të veprave të tij letrare, si pasojë duke sakrifikuar një pasuri të tërë. Duke marrë me mend pozicionin e privilegjuar në të cilin Tolstoi e filloi jetën, transformimi i tij shpirtëror, gjithsesi është për t’u admiruar.

6. Bëhuni zanatçi

Tolstoi kuptoi që arritja e një ekuilibri midis mendjes dhe trupit ishte një pjesë thelbësore e procesit të tij krijues. Ai jo vetëm e linte vazhdimisht penën për të marrë plugun mespërmes fushës, por mbante një kosë dhe priste me sharrë duke u mbështetur pas murit ngjitur me tavolinën e shkrimit. Në vitet e tij të fundit, kur gazetarë e shkrimtarë vinin të respektonin plakun e zgjuar me mjekër, ata gjithmonë befasoheshin kur gjenin një nga autorët më të famshëm botërorë të mbledhur kruspull mbi veglat e punës, duke bërë një palë çizme. Nëse Tolstoi do të ishte këtu sot, ai pa dyshim do të na sugjeronte të fusnim ndonjë zanat në jetën. Më mirë se sa të kalonim kaq shumë kohë në twitter apo duke bërë mesazhe.

7. Zgjeroni rrethin tuaj shoqëror

Leksioni më themelor për jetën që ofron Tolstoi është të kuptojmë se rruga më e mirë për të sfiduar hamendësimet dhe paragjykimet tona, dhe të gjejmë rrugë të reja mbi vështrimin e botës është ta rrethojmë veten me njerëz, pikëpamjet e të cilëve dhe stili i jetës së të cilëve ndryshon nga i yni. Tek “Ringjallja” ai tregoi se shumica e njerëzve – qofshin ata politikanë, biznesmenë ose hajdutë – “instiktivisht kapen pas rrethit të atyre njerëzve që ndajnë pikëpamjet e tyre për jetën dhe vendin e tyre në të”. Të përkëdhelur brenda grupit të shoqërisë sonë, ne mund ta mendojmë absolutisht normale dhe të justifikueshme të zotërojmë dy shtëpi, ose të kundërshtojmë martesat brenda të njëjtit seks, ose të bombardojmë vendet në Lindjen e Mesme. Ne nuk e shohim që pikëpamje të tilla mund të jenë perverse, të padrejta, ose të pavërteta, sepse ne ndodhemi brenda qarqeve që vetë i kemi krijuar. Sfida është t’i përhapim krahët e bisedës tonë dhe të harxhojmë kohë me ata njerëz, vlerat dhe eksperiencat e të cilëve bien ndesh me tonat. Tolstoi do të na këshillonte se detyra jonë finale është të udhëtojmë përtej perimetrit të rrethit./bookoflife/

bota.al/
 
1. Qëndroni mendjehapur

Një nga dhuntitë më të mëdha të Tostoit ishte aftësia dhe dëshira e tij për të ndryshuar mendjen, bazuar në eksperienca të reja. Gjakderdhja e tmerrshme që ai pa ndërsa luftonte në Luftën e Krimesë në 1850-ën e shndërroi në një pacifist për gjithë jetën. Në 1857-ën, pasi pa një ndëshkim publik në gijotinë në Paris – ai nuk e harroi kurrë zhurmën e kokës së prerë ndërsa binte në kutinë poshtë – ai u bë një kundërshtar i bindur i shtetit dhe i ligjeve të tij, duke besuar që qeveritë nuk ishin vetëm brutale, por në esencë i shërbenin interesave të të pasurve dhe të fuqishmëve. “Shteti është një komplot,” i shkroi ai një miku. “Prandaj, unë kurrë nuk do t’i shërbej ndonjë qeverie ndokund”. Tolstoi ishte në rrugën e shndërrimit në anarkist. Ai ishte i pari që do të na nxiste të vinim në dyshim besimet themeltarë dhe dogmat me të cilat jemi rritur.


Sikur jane shuar te tilla mendje njerzore ne shoqerine tone,i kemi te nevojshem shume njerzit qe besojne ne ndryshimin progresiv,qe luftojne per te dhe dine te fitojne ndaj te keqes dhe regresives.
 
Te lindja edhe une ne 1800 ne nje familje te pasur ruse do beja cte me donte palla.
Por ia qe slinda dhe skam as palle.
 
Ja na e tha .... Po kujt ja tha....:)
 
20 thënie të Tolstoit, që zbulojnë sekretin për një jetë të lumtur…

Kur jepte leksionet e tij mbi letërsinë ruse dhe letërsinë krahasuese në Universitetin Cornell dhe Uellesley College, shkrimtari ruso-amerikan Vladimir Nabokov e niste çdo orë duke mbyllur të gjitha perdet.

Në errësirë absolute ai fillonte: “Nëse ju e imagjinoni letërsinë ruse si një qiell, atëherë kjo është Gogoli. (Dhe lektori ndizte një nga llampat në tavanin e auditorit).

Pastaj ai shtypi sërish çelësin: “Këtu është Chekhovi dhe Dostojevski”. (Dy llampa ndizeshin). Më pas, Nabokovi shkonte tek grilat dhe i hapte me një veprim të shpejtë. Kur klasa “verbohej” nga drita natyrale, mësuesi thoshte: “Dhe ky është Tolstoi”.

Të gjithë e njohim Leon Tolstoin si një shkrimtar dhe filozof rus, një mjeshtër i letërsisë realiste dhe një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës. Por pak prej nesh e dinë se ai qe një prej të parëve mbështetës të idesë që veprat e artit nuk duhet të jenë pronë private, por duhet t’i përkasin gjithë njerëzimit.

Refuzimi që i bënte kishës dhe shtetit e bënin atë një anarshist të veçantë kristian, që urrente pronën private, dënonte fort vanitetin dhe ishte një prej të parëve që refuzoi اmimin Nobel në Letërsi.

Më poshtë një koleksion i thënieve të tij shumë të thjeshta e njëkohësisht tejet të mençura mbi jetën, dashurinë, besimin e lumturinë…

Në botën tonë, të gjithë mendojnë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten.

اdo gjë i vjen në kohë, atyre që dijnë të presin.

Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, çdo familje e pakënaqur është i pakënaqur në mënyrën e vet.

Gjërat e mëdha janë gjithmonë të thjeshta dhe modeste.

Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.

Ne gjithmonë mendojmë se na duan ngaqë jemi të mirë, por kurrë nuk kemi as dyshimin, se të mirë janë ata që na duan ne.

Dashuria është jeta. Gjithçka që unë kuptoj, e kuptoj vetëm sepse dua.

Kur ju doni dikë, e doni ashtu si është, dhe jo si dëshironi ju që të jetë.

Humbëm sepse i thamë vetes që humbëm.

Të vërtetat më të mëdha janë të thjeshta.

E vërteta, ashtu si ari, duhet të fitohet jo duke u rritur, por duke e larë nga gjithçka që nuk është flori.

Një nga kushtet e para të lumturisë është që lidhja midis njeriut dhe natyrës të mos jetë prishur.

Vokacioni i çdo burri dhe gruaje është që t’u shërbejë njerëzve të tjerë.

Gabimi nuk mund të korrigjohet kurrë nga gabimi, dhe e keqja nuk mund të mposhtet me të keqe.

Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.

Nëse doni të jeni të lumtur, të jini.

Ka vetëm një kohë që është e rëndësishme – Tani! Kjo është koha më e rëndësishme, sepse ajo është e vetmja kohë kur ne kemi ndonjë fuqi.

Gabimi nuk pushon së qëni gabim, për shkak se shumica e ndan atë.

Dikush mund të jetojë madhërishëm në këtë botë, nëse di se si të punojë dhe si të dojë.

Rrokni momentet e lumturisë, dashurisë! Ky është realiteti i vetëm në botë, çdo gjë tjetër është marrëzi.
 
20 thënie të Tolstoit, që zbulojnë sekretin për një jetë të lumtur…



Rrokni momentet e lumturisë, dashurisë! Ky është realiteti i vetëm në botë, çdo gjë tjetër është marrëzi.[/B]

E bukur kjo e fundit. :viol:
 
Në botën tonë, të gjithë mendojnë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten.



Kjo eshte thenie qe une e kam si postulat :)

Everyone thinks of changing the world, but no one thinks of changing himself!!!!!!!!!
 
Në botën tonë, të gjithë mendojnë për ndryshimin e njerëzimit, por askush nuk mendon të ndryshojë veten.



Kjo eshte thenie qe une e kam si postulat :)

Everyone thinks of changing the world, but no one thinks of changing himself!!!!!!!!!
Sa here qe lidhemi e zgjidhemi pesojme lloj lloj ndryshimesh! si thu ti te khehemi ne origjine si majmuna? nje jete kemi o mone o e jetojme siç duam ose kshu me receta sja vle
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top