Sejdiu: Serbia e ka borxh që të lë Kosovën rehat

Ado

FISEBILIL-LAH
اdo lëvizje e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s duhet të kushtëzohet me Kosovën, tha presidenti i Kosovës,i Fatmir Sejdiu, duke shtuar se Beogradi "e ka borxh të domosdoshëm që të lë Kosovën rehat".

"Prandaj e quaj një sfidë edhe për BE-në, që çdo lëvizje drejt BE-së dhe NATO-s duhet të kushtëzohet edhe me Kosovën", theksoi presidenti Sejdiu në një intervistë për TV Alsat.

Ndërkaq, nismën e Serbisë për ta çuar çështjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ai e quajti "një sfidë tjetër çmendurake e lojës së Serbisë", ndonëse siç tha, Kosova nuk ka pse të frikësohet nga kjo nismë e Serbisë.

"Ne nuk i frikësohemi kësaj nuk shqetësohemi edhe sado që mund të si pjesë e sfidës. E keqja e madhe është se ekziston një kategori e serbëve që janë peng i këtij procesi. Ata mendojnë edhe më tej se Serbia mund të bëjë diçka, por unë e them me një përgjigje të drejtpërdrejtë se kjo është një përpjekje e drejtpërdrejtë edhe e kësaj elite politike për të shpëlarë vetveten para qytetarëve të vet për atë retorikë të ashpër që kanë pasur deri tash", theksoi Sejdiu. /alsat/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top