Sejdiu: Rikonfigurimi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt

Ado

FISEBILIL-LAH
ثshtë e domosdoshme që rikonfigurimi i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt, ndërsa misioni i EULEX-it të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati të enjten me Lamberto Zannier, shef i UNMIK-ut.

“Republika e Kosovës është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, ndaj angazhohemi për relaksimin e raporteve edhe me Serbinë, si dy shtete sovrane e fqinje, por asnjë lloj bisede tjetër, që në çfarëdo mënyre mund të ndërlidhet me statusin, nuk është e pranueshme për ne, sepse statusi i Kosovës është përmbyllur përgjithmonë me pavarësimin e saj”, theksoi Sejdiu.

Shefi i UNMIK-ut, Zannier ndërkaq, e njoftoi presidentin Sejdiu për ecurinë e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut. Ai tha se tashmë janë bërë përgatitjet që bazat e këtij misioni t’i dorëzohen EULEX-it dhe se UNMIK-u do të ndihmojë funksionalizimin e misionit të BE-së në Kosovë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top