Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit

Erblinaa

Anëtar i ri
Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit

Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri deklaroi sot se eshtrat e heroit kombëtar të shqiptarëve, Isa Boletini, i vrarë pabesisht në vitin 1916 në Mal të Zi, do të riatdhesohen në vendlindjen e tij, më së largu deri në janar të vitit të ardhshëm.
Ministri Beqiri i bëri këto komente gjatë seancës së rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se riatdhesimi i eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij të vrarë 93 vjet më përpara, do të ndodhë së shpejti, por që paraprakisht duhet të krijohen kushtet që ceremonia të jetë shtetërore. /rtk/
 
Titulli: Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit

E po mire qe po u beka nje gje me mend ne kujtim te heronjve ( jo miteve si mundohen te na i perdhosin te "mencmit") te kombit Shqiptar
 
Titulli: Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit

ky po qe eshte lajm eshte kaha qe shqiperia te rimari seendet me vlere qe jane ne muzete e botes .
 
Titulli: Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit

Jeta dhe Veprimtaria e Isa Boletinit

Heroi shqiptar Isa Boletini ka lindur ne vitin 1864 ne fshatin Boletin te Kosoves.Jeta e tij ka shenuar plot 35 vjet lufte te organizuar kunder poshtuesve te trojeve te Shqiperise, turqve dhe serbeve. Veprimtaria luftarake e tij e ka zanafillen qe ne moshen 16-vjeeare, duke filluar me Lidhjen e Prizrenit dhe ka vazhduar deri ne vitin 1916, kur ai u vra ne pabesi nga forcat serbo-malazeze, kur ishte pikerisht 52 vjec ishte shquar kryesisht ne organizimin e cetave te Kosoves, ku gjate asaj periudhe eshte bere drejtuesi kryesor i rezistences dhe i lufterave ne trevat e saj. Nje emer te vecante ne historine luftarake te Isa Boletinit ka lene lufta e Cerrnalieves, ne te cilen ai ka marre pjese me mbi gjasht mije luftetare shqiptar kunder forcave turke. Ajo lufte ne ate periudhe eshte vene ne fokusin e gazetave te kohes, duke terhequr vemendjen e gjithe opinionit boteror, duke u mbiquajtur "Termopilet e Kosoves" (Njehsim me luften Romako-Spartane). Per te kane folur konkretisht te gjitha gazetat europiane, vecanerisht ajo bullgare, hungareze, serbe, (pasi serbit i interesonte lufta kunder turkut), madje jehona e saj ka shkuar deri ne Amerike,
E vecante ne jeten e Boletinit eshte ultimatumi qe ai i ka dhene ne vitin 1910 Konsullit Rus, i cili ishte vendosur ne Mitrovice dhe bashkepunonte me forcat serbe. Ultimatumi i nenshkruar nga Isa Boletini i dha mundesi konsullit ne fjale qe te largohej brenda dites nga Mitrovica, nderkohe qe u njoftua, gjithashtu, dhe popullata vendese se "ai qe e mbronte konsullin, do t'i delte tymi i tradhtise nga banesa e tij." Isa Boletini eshte vrare ne pabesi nga forcat serbo-malazeze pikerisht ne vitin 1916, kur ai ishte 52 vjec dhe kishte shenuar vitin e 35-te qe nuk e kishte leshuar asnje moment armen nga dora, te cilen e kishte marre qe ne moshen 16-vjecare.



me kan than se je trim mali
e askush armet s'ti ndali
por ne europe une jam i pari,

nuk kam ardh ktu mor zotni
n'kyt pallat me u vra me ty
por me t'than se ka shqipni,
 
Titulli: Së shpejti riatdhesohen eshtrat e Isa Boletinit

Isa Boletinin, lubitë Osmane disa herë e rrethuan me qëllim që ta likuidonin, atë këtë nuk e arritën dot- ndodhte që Isai edhe plagosej në luftë e sipër, por që kurrë nuk dobësohej morali i tij luftarak i ketij malsori . Ishte i pa thyer dhe shokëve u jepte kurajë siç ju thote
Po i lidh plagët me maramë,,
bini shokë ta bajmë piskamë,
jem shqiptarë s’dorzohna t’gjallë,
pa na ra zjarmi në n'pushk e n'fjal”.

1912 Edit Durham


I madhi Isa, luftërat tuaja ishin bazë e përpjekjeve të mia për pavarësinë e Shqipërisë!”. Në prill të vitit 1913, delegacioni ynë mbërriti në Londër, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadorëve.

“Isa Boletini ishte figura më piktoreske e delegacionit ne Londer populli anglez mbas mbarimit te koferences e quajti atë Robin Hudi shqiptar!”

A' Herbert
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top