“Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

PiNkY

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Shpella e shenjtë e malit të Krujës mban brenda shumë mistere. Historitë paranormale nisin në vitin 1325, kur në Krujë mbërrin nga Turqia Sari Salltiku, i dërguari i Haxhi Bektesh Veliut. Ai u vendos pikërisht në këtë vend, për të ushtruar ritet fetare larg njerëzve.

Banorët flasin për dhjetëra mrekulli, që në kohë të hershme, por nuk mungojnë as dëshmitë në ditët tona. Fama i ka kaluar kufijtë e Krujës. Pelegrinët vijnë nga çdo anë, edhe pse nuk janë të besimit bektashian, për ta shpella e “Sari Salltikut” është vend i mirë.

“Unë vetë jam katolik, por besoj në Zot dhe respektoj të gjitha fetë. Aktualisht e adhuroj ‘Sari Salltikun’, sepse kam shumë shokë dhe miq krutanë, dhe kur i dëgjoj krutanët të betohen për ‘Sari Salltikun’ më nxisin edhe më shumë për ta frekuentuar këtë vend të shenjtë. Unë nuk i shikoj sektet fetare, vendet e shenjta janë të tilla dhe lum kush di t’i respektojë dhe të lutet në to”, thotë një pelegrin.

Vendasit i dinë mirë historitë e njerëzve, që janë shëruar pasi kanë dalë nga shpella. Mirëmbajtësi i vendit mban mend disa raste.

“Shërbej këtu prej 15 vitesh. Këtu kanë ardhur njerëz të sëmurë dhe të paralizuar, kanë hyrë në tyrbe, kanë kryer ritet fetare dhe kanë dalë me këmbët e tyre nga ajo. Kanë hyrë të mbajtur prej 4 vetësh, por kur kanë dalë nga teqeja e ‘Sari Salltikut’ kanë ecur vetë. Nga gjithë Shqipëria vijnë këtu, nga Skrapari, Gjirokastra, Dibra e Bulqiza. Në ditë vijnë thuajse 50 vetë, ndërsa të dielave numri shkon deri në 200”, thotë mirëmbajtësi i shpellës.

Kur shteti i shpalli luftë fesë, “Sari Salltiku” u vendos të prishej. Sekretari i organizatës së partisë urdhëron një komunist, që të shembte vendin e mirë. Pasi e prishi, ai gjeti vdekjen nga shembja e dheut. Një tjetër nxitoi të marrë gurët e tyrbes së shkatërruar, por natën në ëndërr ishte shfaqur zëri, që e urdhëronte t’i kthente gurët në vend. Të tilla rrëfime mbeten dhe sot e kësaj dite në kufirin midis gojëdhënës dhe reales.

“Këtu vijnë njerëz edhe nga jashtë vendit, nga e gjithë bota. Kemi pasur halle e probleme, jemi lutur e falur dhe janë zgjidhur. ثshtë një vend i shenjtë shumë i madh, jo se them unë, por e tregojnë breza. Madje ka qenë nipi im që ka sjellë këtë statujë këtu”, thotë një tjetër pelegrin.

Shumë kanë përjetuar gjëra, që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë. Për gati dhjetë vjet, biznesmeni Asllan Sula hyri e doli nëpër shumë klinika mjekësore të Europës, pa pasur mundësi të kishte pasardhës. Pasi nisi ndërtimin e teqesë së shenjtë, i erdhën në jetë njëri pas tjetrit tri fëmijë: dy vajza dhe një djalë. Të besueshme ose jo, fakt është se vendi vizitohet nga qindra njerëz çdo ditë, pavarësisht motit...



/ Top Channel /
 
Titulli: “Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

Mund te theme qe nuk e njihja me pare derisa mora pjese para dy vjetesh ne inagurimin e rruges.
Natyra per gjate rruges eshte shume e vecante dhe e bukur, ke mundesi te organizosh piknik fantastik.
Ndersa si teqe, kam degjuar qe frekuentohet shume dhe e besojne shume, me shume info skam. E kam vizituar edhe mbrapa me familjen dhe ia kemi kaluar shume mire.


Hajduti
 
Titulli: “Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

Hajdut shko lutu te na vij edhe i her Sali Berisha ne pushtet se na myti Rama ahahahhahahaa :p
 
Titulli: “Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

Hajdut shko lutu te na vij edhe i her Sali Berisha ne pushtet se na myti Rama ahahahhahahaa :p

Miku im, per mua te rrije sa malet, nuk me shqeteson aspak.


E po tani, kur e kane kthyer pllaken ne forumin virtual brenda vitit,

Edhe ia jepni voten Qeverise se Rilindjes, edhe pendoheni brenda vitit...

E na vini e na shani Qeverine e Rilindjes ne forum, edhe pse vete na e sollet ne pushtet!

E po kjo pike e zeze...


Hajduti
 
Titulli: “Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

e kam ba per inad te kojshis qe villte dritat e un jo ahahahahhaha
 
Titulli: “Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

sa rende e keni nisur me postime e..


bukur, edhe Shqiperia paskerkish pasur keshtu vendesh misterioze :)
 
Titulli: “Sari Salltik”, shpella e shenjtë e malit të Krujës

Nuk ka lidhje fare sepse po më duket vetja në shpell.

Kam shum qef,,po nuk du të tregoj gja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top