Saranda e diamanteve të thyera

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Jeta përtej deteve piqerasiotet nuk i bëri asnjëherë kundër vetvetes apo vlerave shqiptare.
saranda_e_diamanteve_te_thyera_1.jpg









Kristina Seiti, studente

Kemi lënë prapa Qeparoin piktoresk, peizazhi më jugor i bregdetit të Vlorës. Ja dhe malfusha dhe breg deti i Borshit. Vij për herë të parë në hapësirat e Sarandës. Ndonëse kam shumë emocione, mundohem të gjej dhe fakte publicistike, në funksion të reportazhit tim. Këtu ende vazhdojnë punimet e zgjerimit të rrugës nacionale të bregdetit. Ja dhe qendra Borshiote, një qytezë e mirëfilltë turistike me profil nga deti. Shumë ndërtesa të reja i janë përshtatur infrastrukturës turistike.

Vetëm lapidari i Luftës së Dytë Botërore dhe ujëvara kanë mbetur autoktone. Tek tuk duken dhe turistët e parë të këtij sezoni, bile dhe të huaj. Borshi për nga pozicioni i relievit shfaqet befasues, jo vetëm për mua që e vizitoja për herë të parë. Këtu ende legjendat dhe epikët, që njeriu borshiot po ja përshtat kohës për mbijetesë, por edhe për qytetërim modern. Ujëvara dhe matanë rrugës mishrat që piqen në hell janë vërtet diçka ekzotike, që joshin çdo vizitor. Kudo shikon tabela me këtë mbishkrim : "Japim dhoma me qera...". Por, megjithatë, emigracioni mbetet faktori kryesor i zhvillimit turistik të Borshit e më gjerë.

saranda_e_diamanteve_te_thyera_1.jpg
Saranda e diamanteve të thyera

Pas një gjysmë ore rruge futem në hapësirat e Piqerasit. Ky fshat është një nga më të mëdhenjtë e Bregut, por edhe me histori të lashtë. Pjesën më të madhe të Piqerasit, e mbulon gjelbërimi i përjetshëm, ulliri. Këtu, edhe sot gjen ullinj disa shekullor, që shtrihen deri buzë detit. Ka edhe ullinj të moçëm me emra simbolik si: "ulliri i Skënderbeut", apo "ulliri i lotëve". Na thanë se kur është martuar Skënderbeu, piqerasiotët mbollën disa rrënjë ullinj dhe i quajtën "ullinjtë e Skënderbeut", ku një nga ata ullinj simbol mbijeton dhe sot, në një kodër të veçantë. Piqerasiotët njihen dhe si kurbetçinj, që dy shekuj më parë. Ata niseshin në rrugët e emigracionit me varkat që ata i bënin vet. Ndalesa më e afërt ishte Korfuzi.

Gratë Piqerasiote i përcillnin burrat-kurbetçinjtë me balada e lot në sy, deri sa kumbisnin në horizontin e Jonit. Ulliri ishte dëshmitari i ngashërimeve dhe i lotëve. Dikur, Piqerasiotet, me anë të varkave të tyre bënin tregëti me Korfuzin. Shisnin ullirin dhe vajin e tij dhe andej blinin sendet më në nevojë. Jeta përtej deteve piqerasiotet nuk i bëri asnjëherë kundër vetvetes apo vlerave shqiptare. Piqerasiotët kanë ruajtur kulturën dhe traditën e pastër shqiptare. Nga gjiri i komunitetit piqerasiotët kanë dalë me dhjetëra patriote e luftëtarë me emër, midis tyre Heronjtë e Popullit Mitro Xhani, Vasil Llaci. Shkollimi në Piqeras është motiv kryesor. Nga ky fshat kanë dalë me dhjetëra piqerasiotë me arsim të lartë, disa janë me risi shkencore dhe krijuese. Po ku ndodhen? Shumica, sikurse, pothuaj i gjithë Piqerasi ndodhet në emigracion.

I vetëm, si një lis këtu në Piqeras ka mbetur 60 vjeçari Vasil Gjivogli. Ai është mësues letërsie. Prej shumë vitesh Vasili është drejtor i shkollës 9-vjeçare të Piqerasit. Ky mësues i vjetër gëzon respekt jo vetëm në hapësirat e Bregdetit. Vasili është poet dhe fabulist. Ai ka botuar mbi 6 libra me fibula. Dhe me të drejtë e cilësojnë "La Fonteni" i brigjeve të Jonit. Morali i fabulave të tij kap kryesisht problemet e kohës, vecanërisht veset e një shoqërie ende në trazicion dhe në hallakatje. Ne, profesor Vasilin nuk e takuam dot, por për të na foli gjatë miku i tij vjetër, publicisti dhe shkrimtari beratas Elham Pasha, i cili është dhe bashkëfshatari i babait tim dhe mik e shok i xhaxhallarëve të mi.

Zmadho fotografinë
saranda_e_diamanteve_te_thyera.jpg
Saranda e diamanteve të thyera

Elham Pasha e njeh mirë Bregun, bile ai ka punuar për pak kohë dhe mësues në Piqeras. Këtu, miku im ka dhe familjen e bashkëshortes së tij. Bashkë me profesor Elhamin, vazhdojmë rrugën drejt Sarandës. Ja dhe Buneci. Një luginë midis Piqerasit dhe Lukovës. Në breg të Bunecit ndodhet dhe një plazh i ri, i cili frekuentohet nga plazhistët e disa rretheve, si Tepelena, Gjirokastra e Delvina. Ndonëse në plazhin e Bunecit janë disa lokale shërbimi, infrastruktura plazhiste është e pamjaftueshme. Këtu ende ka konflikt pronësie, se prona ende se ka gjetur të zotin e vërtetë ligjor, veçanërisht në bregdet. Ja dhe Lukova e famshme.

Bregoret e dikurshme të saja, mbjellë me dhjetëra, mijëra agrume, duken si skelete të kalbura. Tranzicioni shkatërroi çdo bimësi të ndërtuar me djersën e vullnetarëve dhe të burgosurve shqiptare për më shumë se një dekadë. Edhe ullinjtë e Lukovës dhe fshatrave përreth shkatërrohen çdo vit ngaqë nuk kanë "zote" të vërtet. Politika jonë ende ndjek linjën e shprehjes së vjetër "tërhiq e mos e këput", bile mos më keq. Megjithatë edhe në Lukovë, që është dhe qendra e komunës së bregdetit sarandjot, mbijetohet. Shumë autoktonë i kanë kthyer "sytë" nga turizmi. Bile, ka edhe investime serioze. Por, me të varfrit, veçanërisht, "jabanxhinjtë", që nuk janë pak, mbijetojnë vetëm me blegtorinë.

Zmadho fotografinë
saranda_e_diamanteve_te_thyera_3.jpg
Saranda e diamanteve të thyera

Kjo jetë sociale, e tillë, nuk është vetëm në Lukovë, por në 8 fshatrat e kësaj komune. Ja dhe Nivica, një fshat tjetër i madh i Bregut. Edhe këtu ndesh me risi kulturë e traditë, bregdetase. Niviciotët kanë vite që përplasen me politikën dhe shtetin për Kakomenë turistike. Edhe këtu, ulliri është kultura kryesore, të cilët e ruajnë me kujdes. Përtej Nivicës është pllaja e Volladerit. Vreshtat e dikurshëm janë shkatërruar plotësisht. Pas pak minutash futemi në qytetin e Sarandës, Perla e Jonit. Saranda është vërtet befasuese por edhe për të protestuar.

Betonarmeja ka bllokuar çdo resus turistik. Kaosi dhe anarshia ndërtimore, pa arkitekturë funksionale do të paguajnë vetë sarandjotët dhe "uzorpusit", të ardhur nga të "katër" anët e vendit. Zbresim buzë detit. Deti Jonian i pasdites i jep krejt Sarandës ngjyrën e portokalles. Në thellësi të detit krihen mijëra "diamante" që thyen me njëra tjetrën. Bulevardi buzë detit është qytetërimi më i përshtatshëm i jetës turistike. Ndonëse është freskët shumë njerëz zhyten në ujërat Joniane të Sarandës. Pranë bulevardit ndodhet dhe varri i shkrimtarit Bilal Xhaferri.

saranda_e_diamanteve_te_thyera_2.jpg
Saranda e diamanteve të thyera

Pllaka të thyera dhe eshtra të "lënduara"…!..Pse i thyejnë, vallë këto diamante të kombit!? Ky varr nuk duhet të qëndroi kurrë "mall" pa zot! Vepra letrare e Bilal Xhaferrit është pronë dhe krenari kombëtare e gjithë shqiptarëve. اudi dhe paradoks!? Profesor Elhami lëmon shkronjat e emrit të tij me e emocione të forta. Dikush ma propozoi të bënim ndonjë fotografi pranë varrit të Bilal Xhaferrit…Vazhdojmë shëtitjen përgjatë bregut. Dallgët krijojnë shushurima si tek pjesa muzikore klasike "Someta e hënës". Ato janë vërtetë çlodhëse, por zhurma e ndërtimeve anarshiste, të bezdis dhe të fyen. Edhe shërbimi dhe çmimet e pakontrolluara, të shumë lokaleve janë një tjetër regres për Sarandën turistike.

Sapo kemi dalë nga një bar kafe. Befasisht jam përball kushëririt tim, Pellumb Seiti, punonjës policie i këtij qyteti. Ndonëse kisha shumë vite pa e parë…E njoha kurse ai nuk më mbante mend. Na ftoi të pinim diçka freskuese. Biseda qe shumë intime…Kot nuk thonë gjaku nuk bëhet ujë. Me shkrimtarin Elham Pasha, kushëriri im bën më shumë shaka. Pellumb Seiti ka qenë dhe nxënës i tij, atje në Vokopolë-Dodovecin malor të Beratit.

Miku im shkrimtar i fal nxënësit dhe bashkëfshatarit të tij, librin e ri, novelën "Nepërka e çmendur". Ndahem me kushëririn plot mall. Nuk kam mundësi të shkoi në Ksamil, ku ai jeton familjarisht. Atje jeton dhe xhaxhai im, i miri Alush Site. Atje ka varrin, djali i tij dhe kushëriri im, Refati, i cili u nda nga jeta shume i ri. Psherëtimë dhe lot! Zemra dhe shpirti i njeriut ka shumë "diamante" të thyera. Kam ardhur në Sarandë vetëm për këtë reportazh. Nuk e di se çfarë vlerë publicistike do të ketë!? Nisej…

Unë vazhdoj të shkruaj. Nuk thyhem…Pavarësisht se gazetaria do shumë angazhime…./ Yllpress
 
Pe: Saranda e diamanteve të thyera

Saranda, perla e Ballkanit


Pushuesit shëtisin, herë duke u ndalur më të vegjlit pranë këndeve të lodrave, herë për të shijuar produktet e shitësve ambulantë. Por edhe për të blerë souvenir, në kujtim të pushimeve në Sarandë.

saranda_perla_e_ballkanit.jpg

Sarandë. Qyteti ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht Agioi Saranta, 40 shenjtorët.

Gjendet në jug të Shqipërisë, në gjirin e detit Jon, i cili përmban një sërë plazhesh: ai pranë shëtitores, plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir.

Një tjetër është ai i pasqyrave, sipas vendasve ky emër i është dhënë nga peshkatarët e zonës. Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thellë.

Paraditeve plazhet janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit, apo shëtitjeve më barkë, zgjedhin të freskohen, apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë. Ndërtime, që në jo pak raste ja kanë prishur bukurinë kësaj perle të jugut. Qëndrimi për natë në Sarandë, në vartësi të kushteve që kërkohen, kushton nga 25-140 euro për nate.

Në pasdite popullohet shëtitorja.

Pushuesit shëtisin, herë duke u ndalur më të vegjlit pranë këndeve të lodrave, herë për të shijuar produktet e shitësve ambulantë. Por edhe për të blerë souvenir, në kujtim të pushimeve në Sarandë.

Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh.

Nëse dëshira për të ndryshuar në Sarandë bëhet e gjallë, atëherë mundësia është spostimi drejt plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg.


saranda_perla_e_ballkanit.jpg
Saranda, perla e Ballkanit



Rruga është duke u rregulluar, arsye për të cilën duhet marrë parasysh mungesa e komoditetit gjatë udhëtimit. Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Për të shkuar atje, vendasit kanë vënë në dispozicion barka. Në Ksamil ka edhe hotele apo shtëpi për pushues.

Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej tyre: Kalaja e Lekursit.

Kalaja gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili dhe një pjesë e ishujve të tij. Sipas historianëve, i përket shekullit të XVI dhe maja e kodrës ku u ndërtua, u zgjodh enkas për të kontrolluar për sulme të mundshme.

Për t’u njohur nga afër me pjesë të historisë së lashtë vendase dhe monumenteve arkeologjike, një vizitë në Butrint. Nga Saranda nisen çdo një orë autobusë që të cojnë në këtë park. Bileta e transportit kushton 500 lekë, ndërsa ajo e hyrjes varion nga numri i vizitorëve.

Sipas arkeologëve, monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX.

Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin. Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak sekonda.

Turistët janë të shumtë këtu, shqiptarë e të huaj. Ata lëvizin në pika vështrimi të ndryshme për të shijuar e fotografuar këtë monument natyror./Yll press
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

Bukur eshte kudo ne bregdetin shqiptar.Po sigurisht me bukur eshte pjesa jugore e tij.Eshte riviera shqiptare pergjate detit Jon qe i jep nje bukuri magjepsese ketij bregdeti,prej Vlores dhe deri ne Sarande.
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

Shqiperia ime përmbylli këtë të hënë rrugëtimin e kësaj vere në jugun e vendit. Saranda turistike dhe kulturore, si edhe rethinat e saj, si destinacione të preferura dhe të frekuentuara të stinës. Reportazhi i çdo të hëne në ekranin e “Top-Channel”, edhe një herë më shumë zbuloi “perlat” e fshehura e të njohura të vendit tonë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

Bukur shume eshte bregdeti i jugut te Shqiperis por shume me i bukur eshte i shendetshem eshte bregdeti verior , nga Durrsi e siper
eshte nje perle e vertet .
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera


Sa vende te bukura paska ne Shqiperi...

Teper shkelqyese...
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

Duke patur jo me shume se 100 km larg keto vende te mahnitshme,shqiptaret zgjedhin te shkojn ne Turqi,Sharm,Greqi...
Per ca arsye duhet te shkojm ne vende tjera kur e kemi ne "der te shtepis"?
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

laureta_roshi_travel_magazine_6d24c2e00aff2285301b2c37868a1961.jpg



Rrugëtim drejt Sarandës, aty ku dielli ngroh...



Aty ku bashkohet antikiteti me verën e dielltë të jugut ku ka qindra vizitorë, të huaj dhe shqiptarë, në Sarandën e mrekullueshme...


Drejt jugut nga çdo skaj i vendit, përmes një kureshtie se diëka ka ndryshuar në këtë stinë pranvere e prag vere, drejt vendit të ngrohtë, Gjirit të Sarandës. Pasi mbërrin në Tiranë nga linjat urbane apo ajrore, harta e shërbimeve publike të tregon mundësinë e rrugëtimit me linjën e autobuzëve përmes kontakteve me agjensitë e shërbimit, orare fikse në tarifa fikse 1300 lekë bileta, në rrugëtimin nga Bregu apo Gjirokastra, një zgjedhje kjo ardhje kthim, në pikëtakime në Rivierën shqiptare.



Ditët e pranverës janë të ngrohta në jug të vendit. Përgjatë rrugës së Bregut kundron vijën e kaltër të bregut të Jonit dhe mund të ndalesh përmes Rivierës në vendet e shumta turistike, në objektet e kulturës të njohura të zonës, nga Palasa e Dhërmiu në Himarë e deri në Butrint e Konispol.

Sapo makina lë pas Himarën me historinë e lavdishme që përcillet në ajër mbi muret e kalasë së vjetër, ku asnjëherë nuk gjen ciceronë, dhe ku muret e zgjeruara të shtëpive dhe oborreve janë bërë njësh me objektet historike. Këto mure u ndërtuan fillimisht si fortesë e fisit epiriot të Kaonëve në shek IV para Krishtit deri në shekullin e XVI, ku nga kujtesa vijnë vargjet e Bajronit, poetit që i përshkruante banorët e kësaj zone:

“Të bijtë e Himarës që s ‘falin as mikun/Si mund të lënë të gjallë armikun

Si s’marrkan dot gjak me pushkët besnike/Ka shenje më të bukur se zemra armike?”

Poshtë kalasë shtrihet deti dhe qyteti i ri me gjirin e njohur të Himarës.

Pak lëvizje nga vendasit, më së shumti burra në qendrën e qytetit me kafenetë e hapura në breg të detit nga ku mund të soditësh gjirin deri tej në kaltërsinë marramendëse të Jonit. Ka shërbim të shpejtë të picave apo gatimeve tradicionale të prodhimeve të detit, e deri te fast-food-et tymuese e erëndjellëse. Pushuesit janë të paktë, më së shumti kalimtarë që ndalen në Himarë për një pushim të vogël. Pak kilometra nga Himara, në të djathtë të rrugës shfaqet Porto Palermo, gjiri i njohur me kalanë e Ali Pashë Tepelenës. Bukuria e rivierës joniane me morinë e ngjyrave dhe relievin e papërsëritshëm, aty ku deti prek malin dhe qiellin, e syri i vizitorit lë gjirin e nëndetëseve për të kundruar kalanë pesëcepëshe të Ali Pashës. Si një yll gjigand deti, muret e kalasë ngrihen në kodrinën rrethuar nga deti e që lidhet me një rrip toke me rrugën nacionale 200 metër larg.

Sapo ndal makina, në sheshpushimin e rrugës, shfaqet një portret i dashur që të duket si i njohur i vjetër për mirëseardhjen që të uron. ثshtë Klearko Koci, ciceroni dhe kudjestari i kalasë së Pashait. Klearko tregon se kjo pranverë vazhdon të ketë plot vizitorë në kala. Janë qindra të huaj që ndalen këtu. Dhe Klearko e njeh mirë ajrin dhe muret e kalasë, aty ka lindur, edhe pse e ëma u nis të lindte në Himarë. “Ajo më lindi këtu në rrugën nga duket kalaja, ne jemi banorë të hershëm të Qeparoit. E kështu, këto mure i fiksova që fëmijë kur zhyteshim me shokët për guacka pina”, tregon Klearko, babai i dy fëmijëve që shërben prej 6 vitesh në këtë zonë, për interes të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Të huajt vijnë këtu dhe janë shumë kureshtarë për natyrën, historinë e Ali Pashait dhe gruas së tij - të bukurës Vasiliqi, për kohërat gati 200 vjet përpara të kalasë dhe fatit të qindra njerëzve që rrjedha e jetës i solli të shijojnë apo vuajnë nën muret e gurta. Studiuesit shkruajnë se aty ku u ndërtua kalaja, dy shekuj më parë ngrihej një manastir, manastiri i shën Kollit, që dëshmohet nga mbishkrimi i vitit 1800 në kutinë e eshtrave “lipsanave” të shenjta të tij, kuti e cila ruhet në Kishën e Manastirit të Shën Mitrit në Qeparo.

Nga oborri hyrës i kalasë, nën portën e gurtë mungon pllaka e hershme me shënimin e lexuar deri në vitin 1996.

Nga aty syri kundron gjirin e gadishullit dhe piktoresk të Panormës (Panormus - liman me ujëra të thella). Nga deti dhe toka mund të dallosh lehtë muret e kalasë 4000-vjeçare në kodrën e Kukumit si dhe dhjetëra e dhjetëra objekte kulturore dhe historike të turizmit. Më e afërta është kisha që tregohet se u ndërtua për 48 orë me urdhër të Pashait për gruan e tij Vasiliqinë, fortësinë e së cilës pashai e provoi duke e gjuajtur me top dhe muret s’pësuan asgjë veçse një guri që e ruan formën e gjyles dhe sot e kësaj dite. Kisha nuk pësoi asnjë ndryshim deri në vitet 1970, kur iu vendosën disa pllaka gri në rradhën e magazinave të krijuara në ato tre reparte të kohës së italianëve.

Duke folur për strukturën, korridori qendror kufizohet me kolona e harqe guri. Nga një skaj i korridorit nis shkallarja që të ngjit në bedena. Prej bedenave që bien direkt mbi det, hapet një pamje e pafund mbi kaltërsinë e detit dhe faqet e maleve, ku fryma vrapon me aromën e sherebelit që endet në ajër.

Sapo kalon Portën hyrëse lagështira dhe errësira e kalasë të kthen në kohën pas, rreze drite nga frëngjitë e mureve të lartë të krijojnë mundësinë e vëzhgimit deri të shënimet në mure: që nga ata të italianëve që e kthyen kalanë në magazinë ushtrie vaji dhe graso, e deri te emrat të burgosurve në kohëra.

Më e rënda kohë, më e errëta me kujtime të hidhura është ajo e diktaturës komuniste, kur uria dhe kushtet e këqija e rrënjosën në kujtesën e vuajtjes kalanë e Pashait për qindra burra, gra e fëmijë. Verën që shkoi në kala erdhën dhe motrat Kaballa nga Puka, emrat e tyre janë të shkruara në murin e brendshëm, Dila dhe Lala Kaballa kishin ardhur nga Amerika të kërkonin eshtrat e foshnjës së varrosur në shkurret jashtë kalasë. U kish vdekur nga uria kur ishin të internuara, se babi i foshnjës kishte kaluar kufirin nga Puka në Kosovë. Dhe kalvari i dhimbjes i risolli aty sërish në kërkim të një pelene me eshtra.

Më tej, Klearko rrëfen se kontaktet me vizitorët e huaj janë pasuar nga këmbimi i informacionit. Klearko lexon të gjitha librat mbi Ali Pashë Tepelenën dhe beson se do ta përfundojë librin e tij mbi kalanë. Vajza e tij dytë, Polikseni, studion arkitekturë e kështu diçka trashëgohet mes brezave për të vazhduar me më të mirën në kujtesën e të rinjve.

Por në mjediset e kalasë nuk ka asnjë mjet shpjegues përvec Klearkos, cili me zë përsërit çka dëgjuar e lexuar, përsërit si për shqiptarët dhe të huajt në anglisht dhe greqisht. Përpos guidave turistike, grupet e vizitorëve janë me shoqërues që e bëjnë informimin. Ndërsa Klearko thotë se përveç një restaurimi të pjesshëm, asgjë nuk është bërë për mirëmbajtjen e kalasë. Ai ëndërron një shëtitore rreth e qark kodrës së kalasë me drita e rrjet kanalizimi, heqjen e reparteve magazine midis kishës së Vasiliqisë dhe kalasë së Pashait, ndërsa dallgët përkëdhelin bregun dhe atë gji të fshehtë ku nuk shkohet në këmbë, por veç me varkë dhe që njihet si gjiri i nuses së Pashait, gjiri i Vasiliqisë. Një gji i njëjtë me dhjetëra gjire në bregdetin e Jonit.

* * *

Pas vizitës të kalasë mund të pushosh paksa në një nga lokalet e zonës, dhe të drekosh në të djathtë të rrugës ushqimet tradicionale ku mbizotërojnë prodhimet e detit.

Kanë kaluar kështu pa u ndjerë orët e ditës dhe në pasdite mund të kundrosh perëndimin e diellit nga bregu i Borshit, duke u futur kështu në një vijë bregdetare 6 kilometër të gjatë, ku mund të zgjedhësh të pushosh në një nga hotelet, apo shtëpitë me dhoma me qera të shumta gjatë rrugës, apo afër detit.

Kalaja e Borshit, një tjetër qendër piktoreske me kënaqësinë e kundrimit të maleve dhe bregut deri drejt Korfuzit.

Rruga është e mirë, është rruga e re e Bregut, me portat e shtëpive ngarkuar me lule e agrume. Ujëvara me ujin e hershëm të burimeve mbretërore të përcjell freski dhe rrugëtimi është i këndhsëm drejt Gjirit të Sarandës. Në rrugë, fshatrat e Bregut, si Piqerasi që zbret në det, Buneci me gjirin e hapur, Lukova, Shën Vasili e Nivica kalojnë, e nëse ndalesh në çdo vend ka objekte kulti të hershme të vizitueshme dhe njerëz punëtorë që kanë eksperiencat e emigracionit dhe tregtisë me shtetin fqinj. Fshatrat e Bregut kanë historinë e njohur të rezistencës dhe zhvillimit kolektiv të viteve të fundit, si dhe ndërtime të reja me arkitekturën e ndikuar nga emigracioni i gjatë.

Nga ballkoni i rrapit të Nivicës mund të soditësh fushën e Delvinës, kodrën e Finiqit, qëndrën e Kaonisë, e pakëz rrugë dhe mbërrin në Sarandë.

Saranda është e qetë, me pak lëvizje dhe shumë pallate, ku syri të kap pak drita të ndezura larg qendrës. Eshtë ende herët për fluksin marramendës të verës. Në Sarandë gjallërimi nga pushuesit nis vetëm me rritjen e temperaturave, në fundjavat e majit nga gjimnazistët dhe pastaj gjithë vera nga pushuesit. Tani me lëvizjen e lirë mund të kalosh disa orë në ishullin e Korfuzit, në vendin fqinj përmes lundrimit me tragetet në portin e qytetit.

Në Sarandë mund të shijosh kafenetë e hotelet buzë detit, qetësinë e Gjirit dhe miqësinë e peshkatarëve te limani. Hotelet tani kanë dhe çmime pak më të ulëta se në verë, kjo tregon një strategji të mirë për të thithur vizitorët familjarë. Saranda, dikur një mundësi për kalimin e muajit të mjaltit, tani të ofron zhurmën e një qyteti ku dominojnë ndërtimet e betonta shumëkatëshe në faqen e malit deri afër Manastirit të 40 Shenjëtorëve. I vizitueshëm manastiri, ashtu si në krahun tjetër kalaja e Lëkursit, janë grishje që të programosh lëvizjen. Ashtu si Butrinti i shumëkërkuar. Butrinti, ky qytet i kaonëve, pasuri e UNESCO-s.

Drejt Butrintit

Aty ku bashkohet antikiteti me verën e dielltë të jugut ka qindra vizitorë, të huaj dhe shqiptarë, grupe turistësh që e kanë zgjedhur paketën turistike për Butrintin, apo pushues që s’mund të rrinë pa u rikthyer në oazin e kohës, mes ujërave të liqenit dhe detit Jon.

Tashmë rruga nacionale Sarandë-Ksamil-Butrint ka përfunduar dhe për pak minuta nga Saranda gjendesh në Butrint. Pasi kalon përmes gadishullit të Ksamilit, në skajin juglindor të tij shtrihet Parku i Butrinti, rrethuar në jug nga ujërat e kanalit të Vivarit , i cili lidh liqenin e Butrintit me detin Jon.

Zërat e njerëzve paliten sapo kalon pragun e portës së Butrintit. Në pikën e parë të kontaktit me punonjësin, të ofrohet bileta e vizitimit të Parkut dhe Muzeut Arkeologjik, si dhe guida në anglisht.

Në rrugicën e shtruar me guralecë, mes kolonave antike, shtrihet qyteti me udhëkalimet ku secila të përball me elementët e vizitueshëm, si në një udhëtim të papriturash, ku kohërat ndërthuren mes admirimit për të kaluarën dhe etjes për të sotmen, aty mes ujërave të liqenit dhe fluturimit të pulëbardhave. Ky vend është banuar që në gjysmën e dytë të mijëvjecarit të dytë para Krishtit. Emrin e qytetit, Butrinti e mori nga Helenus, i biri i Primait, mbret i Trojës. Në një udhëtim nga Troja për në Dodonë, Helenus zbriti në një ishull të Epirit ku vendosi të sakrifikonte një dem. Kafsha u arratis, eci përgjatë detit dhe ngordhi në breg. Heleneus e mori këtë si një shenjë dhe themeloi këtu qytetin e Butrintit.

Në rrugëtimin përmes udhëkalimeve dëgjohen zëra në gjuhë të ndryshme, vizitorët fotografojnë papushim në pjesën më të lartë në Akropol, në shkallët e teatrit antik zëri merr magjinë e zotave dhe në skenën e gurtë luajnë figura të diellta njerëzish kureshtarë. Agoraja tempujt, portiku, teatri janë ndërtuar në gjysmën e shek III p.e.s. Në mesin e shek I p.e.s u pushtua nga romakët, të cilët preferuan të mos e shkatërronin sic kishin bërë me qytetet e tjera epiriote. Gjatë luftës civile mes Jul Cezarit dhe Pompeut, Butrinti ishte bazë e rëndësishme detare dhe ushtarake e Cezarit. Në periudhën romake qyteti përjetoi një varg ndërtimesh si gjimnazi, banjot publike, tempulli i Eskulapit, shtepi banimi etj. Nga periudha bizantine janë trashëguar një sërë ndërtimesh kulti, ku dallohet një baptizer, dy bazilika dhe katër kisha. Vendbanimi qytetar vazhdoi pandërpreje jetën e tij gjatë gjithë mesjetës, duke u përmendur shpesh edhe si qendër peshkopale. Mes shek të XI dhe fillimit të XIX, qyteti kaloi në duar sundimtarësh e pushtuesish të ndryshëm, që nga normanët e Robert Guiskardit, kryqtarët, bizantinët e Mihal Komnenit, suevët e Manfredit të Siqelisë, anzhuinët e Karlit I. Në 1306 ra nën zotërimin vendikas të cilët e mbajtën gjatë, deri në vitin 1797 dhe lanë pas një numër të madh fortifikimesh të dukshme deri sot. Me largimin e venedikasve Butrinti ra për pak kohë në duart e francezve të Napoleon Bonapartit dhe një vit më vonë u zotërua nga Ali Pashë Tepelena, i cili ndërtoi pranë tij edhe një kala. Gërmimet e para arkeologjike u kryen gjatë viteve 1928-1941 nga arkeologu italian Luigi Ugolini. Pas Luftës së Dytë Botërore arkeologët shqiptarë zbuluan pjesë të rëndësishme dhe objekte me shumë vlera.

Nga Butrinti një tjetër zonë mikëpritëse, Konispoli dhe natyrisht kthimi në Ksamil, qytezën e ishujve të njohur, pikën më të afërt me ishullin e Korfuzit.

Këto vende të mrekullueshme lidhen me njëri tjetrin përmes lundrës ose rrugës së re. Gjithçka është nëj zgjedhje e qetë dhe përherë e orientuar nga tabelat e rrugëve.

E në rrugën e kthimit nga Saranda, mund të zgjidhet drejtimi i Qaf Muzinës për në Gjirokastër, një tjetër qytet i njohur si Pasuri e Trashëgimisë Botërore të Kulturës.

albtravel
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

Saranda - nimfa e bregdetit shqiptar

E dashura joshese e çdo turisti, vetëm pranë detit Jon

saranda_travel_magazine-1_fe61dcb9a2cec7795b1217d91768bfe3.jpg


Saranda është qyteti me të cilin janë ‘’dashuruar’’ jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt. E vendosur në gjirin e kaltër të Jonit ajo i rri përballë Korfuzit, si një nimfë e mitologjisë antike që për çdo moment kërkon ta joshë atë. E hijeshuar nga kurorat e ullinjve dhe tarracat e agrumeve tek Saranda mishërohenë bardha e steresë, bluja e Jonit dhe e gjelbërta e vegjetacionit. Duke shkuar drejt saj gjen Butrintin e Eneas dhe Virgjilit, Ksamilin e ishujve të rrallë, të vetmin ‘’Sy të Kaltër’’, Finiqin e epirotëve, Polifoninë e jugut, Midhjen mbretëreshë të liqenit, por mbi të gjitha Jonin, detin që na josh të gjithëve…

Saranda
ndodhet në jug të Shqipërisë. Pika ekstreme e së cilës ndodhet në qyetin e Konispolit me gjerësi gjeografike prej 39o 38’. Ajo bën pjesë në qarkun e Vlorës së bashku me rrethet e Vlorës. Ndërsa në perëndim brigjet e saj lagen nga ujërat e detit Jon, që dallohet për karakterin shkëmbor, gjiret e vegjël dhe të shumtë dhe plazhet zallore. Saranda ka një reliev përgjithësisht fushor-kodrinor që nis nga niveli i detit deri në lartësinë 1883 m. Ky territor përshkohet nga lumenjtë e Kalasës, Bistricës dhe Pavllës, të cilët pasi përshkojnë fushëgropën e Delvinës derdhen në Detin Jon. Bukuritë e natyrës, resurset e saj, traditat e mikpritjes dhe niveli i lartë kulturor i banorëve, i mundëson Sarandës zhvillimin e turizmit blu dhe atij të gjelbër. Saranda është porti më i madh i Rajonit jugor të Shqipërisë. Festa tipike e këtij qyteti është ‘’Festa e Midhjes’’ me të cilën hapet çdo vit nga bashkia sezoni turistik. Kalaja e Lëkurësit ndodhet në majën e kodrës jugore që dominon mbi gjirin e Sarandës. Prej saj mund të shohësh Korfuzin, Delvinën dhe pellgun e saj, Bregdetin, Butrintin, deri tej në luginën e Pavllës . Kështjella u ndërtua në shekullin e XVII-të, për garnizonin osman që do të kishte nën kontroll skelën e Sarandës. Kjo fortesë ka një planimetri katrore e paisur me dy kulla të rrumbullakta, të cilat i ndeshim në anën jug-perëndimore dhe atë veri-lindore. Sot kalaja është restauruar dhe e përshtatur në një lokal tradicional dhe shumë të frekuentuar, prej të cilit mund të shijosh mikpritjen dhe panoramën përreth.

Ksamili,
qyteza e bukur buzë Jonit u ngrit në vitin 1966 si një qendër e prodhimit të agrumeve dhe ullirit, Ndodhet në jug të qytetit të Sarandës, në dalje të rrugës për në Butrint. ثshtë një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj. Plazhi është i vogël, me ujë të pastër dhe me ishuj të vegjël ku janë vendosur kafetë dhe pranë tyre mjediseve të pastra. Ka një numër hotelesh të vogla dhe shtëpive për mysafir, disa janë të hapura gjatë gjithë vitit, por disa hapen gjatë verës.

Borshi ndodhet përgjatë bregdetit në veri të Sarandës. Këtu ndodhet një nga plazhet më të mëdhenj të Rivierës Shqiptare me gjatësi prej 5.4 km. Qendra e Borshit të ri ndodhet në Izvor pranë detit, kurse duke u ngjitur më sipër në shpatin e malit, rruga të çon drejt kalasë së Sopotit në very të tij, ku ndodhet Borshi i vjetër dhe qyteza antike me sipërfaqe 5 ha. Një tjetër kala është edhe ajo e Badhrës e cila i përket periudhës së qytetërimit ilir. Duke udhëtuar nga Borshi drejt Sarandës përgjatë rrugës të shfaqen plazhet e Bunecit, Kakomesë dhe plantacionet me agrume të Lukovës. Pranë gjirit të bukur jonian të Kakomesë mund të vizitohet edhe manastiri bizantin i Shën Marisë, apo skela e vogël detare. Si në gjithë rivierën këtu turistët mund të merren me zhytje, peshkim, kanoe, gara me kuaj apo alpinizëm. Mishi i pjekur dhe peshku janë dy asortimentet bazë të gatimeve

Konispoli me sipërfaqe 30 km2 dhe popullsi prej 3000 banorësh është qyteti më jugor i Shqipërisë. Ai është vendosur në shpatin e juglindor të malit të Saraqinit 300 m mbi nivelin e detit. Pranë tij ndodhen edhe rrënojat e qytetit antik të اukës së Ajtoit, e cila ngrihet mbi një kodër që ka formën e një piramide. Brenda perimetrit të mureve tashmë rrënojë arkeologët kanë gjetur, ndërtesa publike, sterna uji, etj.

Parku i Butrintit
është objekti më i rëndësishëm kulturor dhe natyror i Shqipërisë. I ndodhur 19 km në jug të qytetit të Sarandës ai ka një sipërfaqe prej 2500 km2 dhe përbëhet nga qyteti antik, pylli dhe liqeni. Parku i Butrintit u shpall Monument Kulture, që në vitin 1948, për mbrojtjen e zonave arkeologjike me rëndësi mjedisore. Në rrafshin ndërkombëtar, rëndësia e qytetit antik u njoh dhe u konfirmua si e tillë në vitin 1992, kur ai u përfshi në Listën e pasurive Botërore të UNESCO-s.

Kalaja e Butrintit ka formën e një pesëkëndëshi dhe është ndërtuar në mesjetë nga Despotati bizantin i Epirit, duke pësuar më vonë rindërtime turke dhe veneciane.Kalaja është e pajisur me bedena për topa dhe armë zjarri. Përveç mureve dhe ambienteve të tjera, një vend të rëndësishëm zë edhe kulla e madhe e saj që përdorej për vëzhgim dhe artilerinë. Kalaja është ngritur mbi ish Akropolin e vjetër, i cili ndodhej në kodrën veriore të gadishullit të Butrintit. Sot këtu ndodhet edhe muzeu arkeologjik,në të cilin janë ekspozuar një pjesë e zbulimeve të vlerave arkeologjike, mbishkrime, statuja, enë qeramike, etj. Liqeni i Butrintit ose Pelodesi antik eshtë një nga liqenet tektoniko-detare më të mëdhenj të Shqipërisë me sipërfaqe 16.3 km2 dhe thellësi maksimale 24 m. Ky basen ujor dallohet për ujin e pastër, peshqit, midhjet dhe shpendët e egër. Liqeni i butrintit komunikon me detin Jon nëpërmjet kanalit të Vivarit ëdhe ky një monument natyror.

Kalaja e Vivarit ndodhet në bregun jugor të kanalit të Vivarit, përballë hyrjes për në Butrint. Ajo ka formë trekëndëshi dhe në të tria qoshet është e paisur me kulla të rrumbullakta, ku ajo e jugut është më e madhe dhe më e lartë. Kalaja mendohet të jetë ndërtuar nga anzhuinët në shekullin e XIII-të. Më vonë ajo ka kaluar në faza të ndryshme rindërtimi nga venecianët dhe Ali Pashë Tepelena. Kalaja në grykëderdhje të kanalit të Vivarit ndodhet pranë bregdetit në perëndim të Butrintit. Ajo u ndërtua në vitin1808 për tu mbrojtur nga flota franceze që ishte vendosur në bazat e saj në Korfuz dhe ishujt e Jonit. Kështjella ka formë katerkëndëshi me gjatësi 30 m dhe gjerësi prej 22 m. Ajo është paisur me katër kulla, dy prej të cilave janë të rrumbullakta dhe të vendosura përballë detit. Ndërsa dy kullat e tjera janë në formë drejtëkëndëshi. Frëngjitë e topave kishin si qëlim të ndalonin ndonjë zbarkim të mundshëm të flotave armike nëpërmjet Vivarit për të pushtuar Butrintin. Kalaja e Mahallasë ndodhet mbi një kodër pranë luginës së lumit Pavlla. E ndërtuar në vitin 1797 ajo ka formën e një trapezi katërkëndësh me kulla në secilin kënd. U ndërtua si kështjellë garnizoni për të kontrolluar arteriet e lëvizjeve që kalonin këtu.

Albtravel
 
Titulli: Saranda e diamanteve të thyera

Sarandë, mrekullitë e thellësive detare

Objekte të mahnitshme arkeologjike dhe shumëllojshmëri habitatesh janë zbuluar ditët e fundit në thellësinë e ujërave të Sarandës.


Zbulimet e shoqëruara me fotografitë janë publikuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Detare, e cila punon në fushën e arkeologjisë për të njohur evolucionin e qytetërimit tonë, duke zbuluar vendndodhje të anijeve të mbytura në ujërat shqiptare. /albeu.com/

62318.jpg


62319.jpg


62320.jpg


62321.jpg


62322.jpg


62324.jpg


62327.jpg


62328.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top