Sara, Hirushja politike

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Sara, Hirushja politike


Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” së fundmi botoi librin “Sarah” të autores Kaylene Johnson. Shumë sajesa mund të
gjenden në historinë e pabesueshme të ngjitjes së Sarah Palin në funksionet më të larta shtetërore. ثshtë një përrallë e Hirushes politike ku shpresat dhe ëndrrat e një kryebashkiakeje të një qyteze të vogël dhe një mamaje të dhënë pas hokeit mbi akull u ndeshën me një ngrehinë politike kundërshtuese, duke e kthyer atë në bukuroshen që shkelmoi topin e parë të një loje të re. ثshtë një version i Davidit dhe Goliathit ku një populiste reformatore e re u përplas ballazi me gardën e vjetër dhe eci tutje duke mbetur njëherësh në këmbë dhe besimplote. Dhe është një histori moderne origjinale e një femre të ngritur nga dheu me energji e idealizëm – një grua shtëpiake dhe nënë e pesë fëmijëve – që ishte e vendosur ta arrijë ndryshimin. Dhe ia doli. Ritmi i Sarës nuk mund të ishte më i mirë. Në një moment të caktuar ajo vendosi të bëjë të njohura gabimet etike të drejtuesve shtetërorë të partisë së saj Republikane, duke rrezikuar karrierën e saj të ardhshme politike. Thirrja e saj për reforma etike që shkaktoi një skandal për korrupsionin legjislativ, tronditi mirëbesimin publik. Thirrja e saj për një qeveri të pastër rezonoi me një masë të dëshpëruar njerëzish. Shpejt u duk qartazi se Alaskianët ishin të gatshëm për ndryshime. Vetëm dyzet e dy vjeçe, Sarah u bë governatorja më e re në historinë e Alaskës dhe e para femër e zgjedhur në atë post. Niveli i përkrahjes publike për kandidaturën e saj ka qenë më i larti në krahasim me cilindo governator amerikan. Ajo ka një dhunti për t’u lidhur me njerëzit, zotëron një aftësi të fortë në zgjidhjen e problemeve, dhe garon me një këmbëngulje të hekurt. Gabimi më i madh i kundërshtarëve të saj ka qenë nënvleftësimi që i kanë bërë. Kjo është historia që rrëfen se si Sarah Pejlin realizoi përmbysjen më të madhe politike në historinë e Alaskës.



BallkanWeb
 
i lov shume Sarah Pejlin :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top