Samoa njeh pavarësinë e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një fax-i, të hënën në mbrëmje ka mbërritur njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga qeveria e shtetit të Samoas.

Në notën verbale, dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ndër të tjera thuhet se, “Qeveria e shtetit të Samoas ka vendosur ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

“Ne shpresojmë se pavarësia e Kosovës do të hasë në njohje edhe më të gjerë, gjë që do të ndihmonte në përmbylljen e konfliktit të viteve 90-ta, të cilat e dëmtuan Ballkanin Perëndimor dhe se do të arrijë stabilitet në rajon”, theksohet në këtë letër të nënshkruar nga kryeministri i shtetit të pavarur të Samoas, Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi.

Malielegaoi po ashtu i ka dëshiruar presidentit të Kosovës dhe popullit të saj, “suksese ne përpjekjet për ndërtimin e shtetit”.

Shteti i pavarur i Samoas gjendet në pjesën jugore të Oqeanit Pacifik. Ky vend është pavarësuar nga Zelanda e Re më 1 janar 1962.

Samoa është vendi i 47-të që e ka njohur shtetësinë e Kosovës. /Telegrafi/
 
rruge te mbare, uroj qe shume te tjera te ndjekin shembullin e saj
 
sa mire...nje me shume qe njeh pavaresine e kosoves.....
 
qyqja e pranoi edhe Samoa e maqedonia ende pret, TURP!!!! E BRAVO per samoan
 
Kush o ky SAMOA???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top