Saint-John Perse

Love

βeℓℓe â๓e
Ka një çerek shekulli që Saint-John Perse-i konsiderohet si poet i vështirë.
Ai nuk i përket asnjë kategorie, nuk ka në letërsi as ngjashmëri dhe as pararendës; poema e tij nuk mund të shpjegohet veçse nëpërmjet vetë poemës – këto janë fjalët e Tomas S. Eliotit drejtuar poetit francez, që vjen shqip me poezi të përzgjedhura nga Alket اani, botimet “Odeon”.

Më poshtë kemi shkëputur disa nga cikli “Recitim për të lëvduar një Mbretëreshë”
G.Standart

Saint-John Perse


18-shkurt-William-Adolphe-Bouguereau-Dawn-1881.jpg


Recitim për të lëvduar një Mbretëreshë

I




“Strehë e lartë dhjami drejt të cilit shtegtojnë dëshirat

e një populli luftëtarësh memecë gëlltitës pështyme,

o Mbretëreshë! Thyeje guaskën e syve të tu, shpall

në supin tënd që të rrojë!

o Mbretëreshë, thyeje guaskën e syve të tu, na qofsh e mbarë, dhe mirëprit

një dëshirë krenare, o Mbretëreshë! Si një lojë nën

vajin, për t’u larë lakuriq para Teje,

rioshë!”



-Po kush do dijë nga ky hyhet në zemrën e Saj?



II



“Thashë pa llogaritur titujt e saj mbi gishtat e mi:

O Mbretëreshë nën roku? trup i madh ngjyrë zhgualli,

o trup si një

tryezë flijimesh! Dhe tabelë e ligjit tim!

Më e madhe! O më Paqësore se një shpinë lumi, ne

Gëzojmë

Që një kom i feksur e kuqërrem të zbukurojë ijen tënde

të fshehur,

që ambasadori e ëndërron të niset në udhë

veshur me fustanin më të bukur!”



-Po kush do dijë nga ku hyhet në zemrën e Saj?



III



“Thashë veç kësaj, duke ngarë sytë e mi si dy bushtra

plot dhunti:

O e gjithulur, o e Rëndë! Duart e tua paqësore e të gjera

janë si një barrë e fuqishme palmash mbi rehatinë

e këmbëve të tua,

këtu dhe atje, ku feks dhe vërtitet

mburoja e ndritshme e gjunjëve të tu; dhe asnjë frut në

atë bark shterpë dyllosur nga kërthizë e lartë nuk dëshiron

të varë, në mos

nga nuk di ç’kërcell i fshehtë,

kokat tona!”



-Po kush do dijë nga ku hyhet në zemrën e Saj?



IV

“Dhe thashë edhe, duke ngarë sytë e mi si rioshë të

mënjanuar:

…Mbretëreshë e dhjamosur, ngreje

atë këmbë mbi tjetrën; dhe kështu duke dhuruar aromën

e trupit tënd,

o Gjakëmbla! o e Vakta, o pak-e- Lagta dhe e ثmbla,

është e thënë që ti të na

zhveshësh nga një kujtim që përvëlon prej fushave

të piperit dhe prej zallishteve ku rritet pema-hi dhe prej

thelpinjve në moshë martese dhe prej bishave me xhep

erëmyshku!”



-Po kush do dijë nga ku hyhet në zemrën e Saj



V

“Ha!E pashmangshme! Dhe e Vetme!…mundet që

në tri palët e atij barku të qëndrojë

gjithë siguria e mbretërisë tënde:

qofsh e patundur dhe e sigurt, qofsh gardhi i transeve

tona nokturne!

Sapotila bie nën një aromë temjani; Ai që lëviz midis

gjetheve, Dielli

ka lule dhe ar për supin tënd të larë

dhe Hëna që qeveris baticë-zbaticë është po ajo që

komandon , o Legatë!

ritin kryelartë të menstruacioneve të tua!”



-Po kush do dijë nga ku hyhet në zemrën e Saj?



Historia e regjentit


Ti fitove! Ti fitove! Sa i bukur ish gjaku, dhe dora

Që me pulqer dhe me gisht fshinte një teh!…Ishte

ka hëna. Dhe ne shpëtuam paq. Më kujtohen gratë

që ia mbathnin me kafazë zogjsh të gjelbër; sakatët që

përqeshnin; dhe laradashët paqësore në më të madhin

liqen të këtij vendi…; profeti që vraponte mbas gardheve,

mbi një gamile qorre…

Dhe gjithë mbrëmjes, rreth zjarreve, rreshtuan më të

zotët nga ata

që me fyell dhe ksilofon dinë të mbajnë një këngë.

Dhe turrat e druve shembeshin ndën peshën e frutit

Njerëzor. Dhe Mbretërit shtriheshin lakuriq në aromën e

Vdekjes. Dhe kur afshi i braktisi hirnat vëllazërorë,

ne mblodhëm eshtrat e bardha që ja tek janë,

të zhytura në verën e kulluar.





Kënga e të hamendsuarit



Të gjallët nderoj, kam faqe mes jush.

Dhë njëri flet më të djathtën time në zhurmën e shpirtit të tij

Dhe tjetri u ngjitet anijeve,

Kalorësi mbështetet mbi heshtë për të pirë.

(Futeni në hije, mbi prag, karrigen e lyer të plakut)



*

Të gjallët nderoj, kam hir përmes jush

U thoni grave të mëndin,

Të mëndin mbi tokë atë curril të hollë tymnaje…

Dhe burri ecën në ëndrra dhe shtegton drejt detit

Dhe tymnaja ngrihet në majë të kepeve


*

Të gjallët nderoj, kam ngut përmes jush.

Qen, o qentë e mi, ne ju fishkëllejmë…

Dhe shtëpia plot nderime dhe viti i verdhë mes gjetheve

Janë pako gjë në zemrën e burrit nëse ai mendon:

Gjithë udhët e botës na shtrihen ndër këmbë!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top