Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Institucionet e Kosovës nuk është dashur ta kalojnë në heshtje një masakër të këtillë në Rripin e Gazës.

E enjte, 15 Janar 2009 15:13

781.jpg

Shkruan: Mr. Qemajl Morina

Agresioni izraelit në Gazë po hyn në ditën e tetëmbëdhjetë, pamjet tmerruese që po vijnë nga Rripi i Gazës po ndikojnë në tërë botën. Protestat nga të gjitha anët po u paraprijnë lajmeve në mediat më të fuqishme botërore, qofshin ato të Lindjes apo të Perëndimit. Kosova, edhe pse, vetëm pak më shumë se nëntë vite më parë ishte në lëkurën e palestinezëve, institucionet e saj, deri më tash ka preferuar heshtjen lidhur me atë se çka po ndodh në Rripin e Gazës.

Ndërkohë që me rastin e vizitës së ministrit turk të Punëve të Jashtme, Ali Babaxhan, në mediat kosovare u përmend se në një të afërme të afërt priten njohje nga vende arabe. Dje rrjeti i gjerë i internetit, Islamonline, në gjuhën arabe dhe atë angleze kishte publikuar artikullin me titull: "Kosova, heshtje zyrtare, solidaritet popullor me Gazën". Ndërkohë që e përditshmja autoritative e Bejrutit "al-Mustakbal" kishte publikuar artikullin me titull: "Solidaritet me Gazën, me fotot e Sheshelit në Beograd".

Duke u nisur thjesht nga parimet njerëzore, institucionet e Kosovës ka qenë dashur të mos e kalojnë në heshtje një masakër të këtillë çfarë jemi duke parë qe më shumë se tetëmbëdhjetë ditë në Rripin e Gazës, pa marrë parasysh interesat tjera. Por, unë jam më se i bindur se një qëndrim i këtillë indiferent i institucioneve të Kosovës nuk i bënë nderë në skenën ndërkombëtare, por edhe do të jetë një pengesë serioze për njohjet e pritura jo vetëm në kuadër të Ligës Arabe, në të cilën aderojnë 22 vende, ku kemi vetëm 1 njohje. Por edhe në kuadër të Konferencës Islamike ku aderojnë 57 shtete, kurse deri më tani kemi vetëm 6 njohje. Pa hyrë në kalkulime tjera humanitare e njerëzore, të cilat do të vlerësohen pas përfundimit të agresionit izraelit në Gazë. Shtrohet pyetja, se a është e logjikshme që qeveria jonë, për hatër të një shteti, me këtë rast, është Izraeli të humbim një numër aq të madh shtetesh, me të cilat kemi vlera të përbashkëta dhe qe një kohë të gjatë jemi duke kërkuar nëpërmes ndërmjetësuesve të ndryshëm njohjen e pavarësisë së Kosovës? Vlerat e përbashkëta dhe ato njerëzore duhet të manifestohen në praktikë në momentet më të vështira, ku duhet të thuhet e vërteta. Ashtu, siç po vepron kryeministri turk, Tajip Rexhep Erdogan dhe për këtë po gëzon respektin e të gjitha palëve që janë të interesuar për paqe në Lindjen e Mesme.

Në anën tjetër, çdo prononcim eventual i institucioneve të Kosovës, ku mund të mbështetet Izraeli, ashtu siç kishte shkruar sot një e përditshme kosovare, do të thotë edhe një shtyrje e pa afat e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet arabe dhe islame, për shkak të hidhërimi të madh që po mbretëron në ato vende për shkak të asaj çka po ndodh në Gazë. Në shkrimet e shumë analistëve arabë, njëra prej arsyeve të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, nga qeveritë e vendeve arabe ishte simpatia e jonë e madhe ndaj Perëndimit. Këtë dëshirë të popujve të tyre, ata e realizonin pa u kushtuar asnjë metalik.
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Nuk do ti ndikoje aspak. Jane te paktat vende qe nuk jane ne nje sens per nje lufte per ti dhene fund Hamasit qofte edhe ne boten Arabe. Nje pasoje mund te jete vetem tek vende si Irani. Por vende te tjera si Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Kuvajti etje nuk do te influencohen aspak. Perkundrazi, edhe keto vende sidomos Egjipti dhe Jordania jane per nje ndrydhje te Hamasit, nje likuidim te tyre. Egjipti ne anen e tij eshte ne kufi me Gazen, po ashtu eshte edhe viktime e sulmeve te Hamasit ne territorin e saj. Nga ana tjeter ka nje marreveshje paqeje me Izraelin dhe interesi me i madh i nje shteti si ky eshte qe te mund te mos nervozoje publikun qe eshte totalisht kunder ketyre sulmeve dhe qeverise qe eshte pro. Nuk duhet ngaterruar kjo me pasojat ne publik, por shikohet qellimi i luftes mbi cdo gje.

Pastaj eshte e kote qe te kerkohet qe kosova te beje komente per ngjarje dhe zhvillime te tilla qe nuk kane ngjashmeri me situaten e saj, qe nuk mund te kete influence dhe heshtja eshte diplomacia me e arritur per te. Une jam i besimit te plote se Kosova po bene ate qe eshte me e mira per veten, me nje maturi te madhe.
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Ky konflikt eshte nje bote pa interes, pa ndikim per boten shqipetare brenda apo jashte territorit te saj.
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Njoftim

Me 16 janar, e premte, ne oren 13.00 perpara Teatrit Kombetar ne Prishtine organizohet tubim solidarizues me popullin palestinez.
Tubimi organizohet nga nje grup studentesh. Tubimi do te jete paqesor,pa brohoritje.
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Kosoves asgje musilmaneve brenda Kosoves do i vriten "vellezerit"
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Dhe ti gezohesh e ?
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Spo flasim per mua po per kosoven une lashe komentin tim,mos na merzit me daljet e tua jashte teme kot e me kot.
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Mjafton me kaq. Doli ne shesh ai "Anti-Islamizmi" yt. Kjo me interesoj, e kuptova.

T'pershendes:lexim:
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Mjafton me kaq. Doli ne shesh ai "Anti-Islamizmi" yt. Kjo me interesoj, e kuptova.

T'pershendes:lexim:

Bravo :dong::dong::dong:,

Komplimente per zbulimin tuaj te shekullit. :D

Ai beri nje koment qe pervec se opinioni i tij eshte nje qendrim logjik qe shteti dhe shpirti jane dy pika qe nuk perputhen shume shpesh dhe interesat e shtetit me ato te individeve eshte normale qe te jene jo te perputhshme ne raste te tilla. Kosova eshte nje shtet i tere, dhe nje person eshte thjeshte kosovar, dmth i perket kosoves, por kosova nuk i perket atij/asaj. Mund te jete vendi juaj por asesi prona juaj, mund te jete vendelindja juaj por jo shteti juaj ne konceptimin zoterues dhe gjitheperfshires.
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

Urime avokat !

Ke dic tjeter per t'thene :D?
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

ah sikur ti dinim pasojat qe mund te kemi ne te ardhmen do te ishte gjithcka perfekte....
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

shume lehte per amerikanet te intervenojn per kuwait ne '89 kunder irakit (nje lufte e organizuar).... por ja qe behen me qindra masakra ne palestin dhe askush nuk mund ta ndaloi ate...sepse njerzit me te poshter dhe ne te njejten kohe ata qe udheqin boten me bankat e tyre, po e bejne kete lufte. turp

gjerat gjithmon jane bere per interes
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

askush nuk munde te nderhyje ne qeshtjen ndermjet palestines e izraelit
eshte histori e gjat(prej qe e mbaj ne mend ket) ka vite e vite
e nese mund te them se kjo eshte nje luft e pergjakur ne mes tyre a lufte e ftoht ta quaj ashtu per superfuqit e botes
a sa i perket kosoves nuk ka pse te nderhyj sepse ne kemi punet tona, ende nuk i kemi mbushur nje vit te shtetesis
dhe sa per ti then edhe te nderuarit loverboy kosova nuk eshte aren e feve por aren e popullit me gjak shqipetar dhe pa pasur nje tryseni nga askush se ne c'fe eshte
sepse feja si fe eshte vetem nje parti dhe asgje tjeter.
 
Bravo, 100% dakort
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

edhe mund ti kushtoje por shpresojme qe gjerat te shkojne ne favor te politikes shqiptare,

une mendoj se mbas ardhjes ne pushtet te Barak Obames qe quhet soft-tuch Irani mund te sulmoje Israelin dhe America duke u marr me rimekembjen ekonomike mund te lere anash ceshtjen e kosoves qe serbia e rusia me zi presin per ndonje mjegull.

jam i bindur se Irani dhe Alkaida do sulmojne Israelin mbas nderrimit te presidentit te SHBA-se.
nese e sulmojne kemi te bejme me nje problem planetar dhe gjerat mund te shkojne keq,
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

askush nuk munde te nderhyje ne qeshtjen ndermjet palestines e izraelit
eshte histori e gjat(prej qe e mbaj ne mend ket) ka vite e vite
e nese mund te them se kjo eshte nje luft e pergjakur ne mes tyre a lufte e ftoht ta quaj ashtu per superfuqit e botes
a sa i perket kosoves nuk ka pse te nderhyj sepse ne kemi punet tona, ende nuk i kemi mbushur nje vit te shtetesis
dhe sa per ti then edhe te nderuarit loverboy kosova nuk eshte aren e feve por aren e popullit me gjak shqipetar dhe pa pasur nje tryseni nga askush se ne c'fe eshte
sepse feja si fe eshte vetem nje parti dhe asgje tjeter.

Gjithmone kam thene, injoranca s'ka fund:lexim:

Per ty parti, jo per t'gjithe:gjujpeshk:
 
Titulli: Sa mund t’i kushtojë Kosovës heshtja për ngjarjet në Gazë?!

askush nuk munde te nderhyje ne qeshtjen ndermjet palestines e izraelit
eshte histori e gjat(prej qe e mbaj ne mend ket) ka vite e vite
e nese mund te them se kjo eshte nje luft e pergjakur ne mes tyre a lufte e ftoht ta quaj ashtu per superfuqit e botes
a sa i perket kosoves nuk ka pse te nderhyj sepse ne kemi punet tona, ende nuk i kemi mbushur nje vit te shtetesis
dhe sa per ti then edhe te nderuarit loverboy kosova nuk eshte aren e feve por aren e popullit me gjak shqipetar dhe pa pasur nje tryseni nga askush se ne c'fe eshte
sepse feja si fe eshte vetem nje parti dhe asgje tjeter.

Une deka tu kesh ktu ne forum :lol: :lol: edhe kete e lexova :lexim: :D:D

sheki mos na bo edhe fejen parti se mbi 100 parti i kemi ne Ks LOL LOL LOL
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top