Sa i domosdoshem eshte emisioni "Njerez te humbur"

sheki

Anëtar i ri
PERSHENDETJE
Te nderuar forumiste jam nje nga ata se kur kam kohe e ndjek me vemendje
emisionin ne tv klan njerez te humbur
sa eshte i qelluar ky emision
 

Ky emision sapo ka startuar te TvKlan dhe nuk eshte hera e pare qe ka filluar ky program sepse ka qen me pare te Vizionplus,stafi eshte po i njejti por vec kanali televizive ka ndryshuar.
Une ne fillim i ndiqja shume si program,madje u futa ne boten e ketij emisioni dhe psikologjikisht po ndikonte keq...sepse vuaja dhe une problemet e te tjerve!
Dhe mendova se nuk eshte e pershtatshme per ta ndjekur me ...edhe pse tani aty e kam te hapur tv tek TvKlan :) por jo se e ndjek!
Per sa i perket qellimit them se eshte i arritur sepse ka pas plote raste qe jane gjetur persona te ndryshem!
 
Ka bere me shume sec kane bere te gjitha rruget ligjore dhe vete shteti. Bravo !
Ka nje ane te keqe te medaljes qe perdoret per marketing dhimbja e te tjereve, por ky eshte cmim qe paguhet me kenaqesi vetem e vetem qe shqiptaret te gjejne njerezit e tyre, gjalle apo vdekur.
 
Me pelqen shume ky emision... vetem se une nuk e shikoj dot ktu ku jam... :(

Kur kisha prinderit ne shqipri i thoja shikojeni se mos me kerkon njeri mua :D ishte per te qeshur kjo hé :p

E ndjek shpesh ne internet ket emision sepse me vjen keq per ata njerez te humbur, dhe kur gjejne dike me behet qefi shume, mallengjehem biles. Dhe ky emision eshte i domosdoshem sepse shqiptaret kane marre dhene ne gjithe boten dhe s'dihet jane gjall a vdek :(
 
ky emision eshte i domosdoshem per ata njerez qe humbin njerezit e tyre ..por perderisa deri tani i kam te gjithe shyqyr zotit nuk mund ta shijkoj ate emision sepse me ben te ndjehem shume keq kur e shof ..ku di une me duket sikur kur shof ate emsion do humb edhe une ndonjeri ...nuk e shof me sepse njehre qe e pashe sme ka zene gjumi naten
 
Eshte i vetmi ndoshta qe u ka zgjidh hall shqiptareve !! Eshte realitet i tmerrshem joni qe deri para pak kohesh kishte shume pak rruge zgjidhje !! Ju lumte realizuesve ! Kam pershtypjen qe te gjitha familjet qe shkojne aty nuk do ishin kurre ne gjendje ta zgjidhnin hallin e tyre vetem !!!
 
Nuk e shikoj si emision te them te drejten...por keta te shpise po e shjikojne,dhe me sa kam marre vesh nga bisedat,eshte nje emision mjaft frytdhenes..jane gjetur shume njerez..bravo per iniciativen e aida shtinos per te realizuar kete emision...uroj qe te gjejne sa me teper te humbur!
 
i domosdoshem eshte per ata familiar qe kerkojne njerzit e vet te humbur............mua nuk me pelqejne keto emisione qe perfitojne nga dhimbjet e te tjereve per te patur sukses.......sado qe te ken ndihmuar persona......prap ne interes te tyre ie kan bere........per te rritur numrin e shikuesve......
 
Sic e thane edhe me siper...emision i mire qe ka per qellim primar te gjejne Shqiptaret e humbur.

Por mesa shoh une shume i veshtir si mision, nuk eshte e lehte te biesh ne gjurmet e nje personi qe ka humbur para 10 vjetesh a me shume, qe ska me asnje lajm.
Kane per te pasur sinjalizime, afrime, por deri tani ata te humbur qe po kerkohen prej vitesh eshte e pamundur te gjehen.

P.sh....Altin Zeka....thame se u gjet, por perseri nje bllof ishte...jo i programit sigurisht, por sepse nje njeri qe nuk do te gjendet, apo qe i ka ndodhur dicka...kaq vite me pare.....Nuk gjendet jo .

Por bravo per durimin dhe kembenguljen qe kane.
 
Une kam ndjekur vetem disa pjese te ketij emisioni e me te vertete ka lene nje "opinion" sh te mire tek mua... shume i arritur, e mjaft i nevojshem per mendimin tim... kane arritur ne zgjidhjen e sh nga historite qe jane treguar aty....
Per mua eshte nje nga ato emisione qe do e shihja me sh deshire !!
 
Boh.. do jete dhe i vlefshem, po mua emisione te tilla, suksesi i te cileve bazohet ne ndjenjat e njerezve (ne rastin konkret behet fjale qe njerez qe vuajne) nuk me entuziazmojne. Nuk e kam ndjekur, po me kujton si pa dashje emisione te tipit "Carramba che sorpresa" apo "C'è posta per te". Mbase nuk jane ne te njejtat nivele, se keto dy te fundit jane me teper spektakle, por gjithsesi eshte nje emision i tere qe ndertohet pikerisht mbi dhimbjen. Nuk ke c'i ben, dhimbja terheq. Terheq telespektatoret, terheq lekun. E kur mendoj keto, e kur shoh qe disa vazhdojne te ndihen keq per kete apo ate histori, edhe pse kane kaluar dite.. me trazohet.
Uroj te bejne realisht dicka konkrete, pavaresisht te tjerave. Po une nuk do e ndiqja dot edhe sikur te me paguanin.
 
Esht aq i domosdoshem sa te bej te qaj njerzit e shpis sime sa her qe e shohin :)
Gjithesesi me duket pak emision i "ndertuar" ku te lejn gjithmon me nje pyetje, me suket sikur e bejn per kastile per te bere audience!
Nuk me vjen mire pastaj te shikoj gjithmon pothuajse te njejtat histori. Nje nder temat tipike esht "FILANI U LARGUA PA DOKUMENTA NGA SHQIPERIA" ne kete menyre nxjerrin shum pislliqe te shtetasve tan!
Nga ana tjeter me behet shum qejfi kur shikoj njerez qe pas shum kohesh bashkohen me njeri tjetrin!

YO!
 
Titulli: Sa i domosdoshem eshte emisioni "Njerez te humbur"

Pak kam pas koh ta ndjek ket emision ,por motra ime cdo her e ndjek dhe me tregon cdo histori .Eshte emision shum i qelluar dhe shum prekes, duhet te ket edhe ne vendet tjera ku jan shqiptaret si ky emison eshte no coment .
 
Titulli: Sa i domosdoshem eshte emisioni "Njerez te humbur"

Pavaresisht qe nk e kam pare kto kohe, dikur kur e shikonim, me pelqente..Mbi te gjitha guximi qe kishte drejtuejsa e emisionit se bashku me stafin e saj, sepse sigurisht qe nk eshte pune aspak e lehte, ne te gjtha anet.. Dhe sinqerisht i pergezoj per arritjet e kane pasur, duke bashkuar shume familje te ndara...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top