Sa here mund te falim nje mashkull ?

GLOOM

Catch me if you can...
ImagesCALUSNV6.jpg



A ekziston nje kohe faljet ne cift. Sa here mund t'ia hapim zemren te njëjtit mashkull ?
Sa here eshte e drejte per te falur te njëjtin mashkull? Kjo varet ne fakt nga gabimi qe ka bere , ka dhe faje me te falshme se te tjerat, dhe meshkuj qe meritojne me shume qe te rikthhen ne shtepi. Pra kjo eshte me klasikja kur i thuhet “ Ta provojme dhe njehere”. Ju ka ndodhur ndonjehere te gjendeni ne kete situate , kur ai vjen dhe i troket dres ? Perpara se ta hapni mendohuni ....
Pyetja e pare qe na vjen ne mendje eshte se “ sa e rende eshte per ne ajo qe ka ndodhur, dhe sa jemi viktima ose ne te kundërt protagoniste te ngjarjes” . Ne tradheti, nese falet nje here me pas falen dhe te tjerat .


Me pas jane disa tematika me te thjeshta per tu menaxhuar. Nese ai eshte nje gënjeshtar , kur pinoku brenda tij del ne pak , e largojme ose e pranojme . Nese nje person i dhunshem, nuk duhet ti opti asnjë shans edhe pse keto lloj ciftesh jane me rezistente. Shpesh kjo ndodh dhe nga frika.
Ka dhe femra qe kane vecanerisht te pavarura qe lene nje mashkull sapo kane pare celularin e tyre. Nese kemi te bejme me pervjetore te harruara dhe zakone te keqija jane te tolerueshme per shume. Pra mund te flasim ose ne te kundërt te urrejme per vdekje meshkujt te ndryshem per te njëjtat faje.
Kjo varet dhe per faktin se sa jemi te dashuruara. Por dhe sa respekt kemi per veten tone dhe pranojme qe tjetri mund te na zhgenjeje ; per sa kohe jeni me fajtorin. Edhe kur vertet mashkulli ne fjale pendohet dhe mundohet te ndryshoje.
Ikub
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

te genjesh nje here dhe te pranosh,ste besojne...dmth e kalon me lehte po genjeve dhe nuk zbulohesh kurre.

Sa per tradhtine, kjo eshte dicka qe shkaktohet nga partneri. Por qe luften me te madhe e be me veten tende.

Dashuria kalon eshte dicka momentale.

Cfare ngelet eshte respekti ..........Per vete pretendoj te mos marr vesh gje, se e njoh veten shume mire qe sdo e falja kurre. Spajtohem me faktin dhe kaq,eshte ceshtje zemre ,krenarie e semure ,,,Po ja qe kjo jam.
 
Pe: Sa here mund te falim nje mashkull ?

varet se cfare ka per te falur...
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Ne fakt kur diskutojme per ceshtje te rendesishme, siq eshte falja, do ishte mire te nisemi nga vetja: A meritojme te falemi????? dhe pastaj te nisim te diskutojme: A ja vlen te falim?

Shpesh here ketej e bejme debatin sikur jemi te pagabueshmit dhe fillojme e paragjykojme: Une jam i pagabueshem! Une nuk fal!

Kam pershtypje se jeta eshte me e veshtire, me e komplikuar dhe me me me shume sfida se sa falja.
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Nqs ja fale te parin, do ja falesh edhe te dytin e keshtu me rradhe...derisa te vije nje kohe qe ste ba ma pershtypje edhe ja fal te gjitha ;P

Ka edhe perjashtime se ka njerez qe me 1 gabim marrin msim ...
mendoj qe meshkujt sduhen fal fare se marrin per kot pastaj :D
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Kam pershtypjen, se kur behet fjale per tradheti, fal nje her, te dyten duhet ta harrosh qe ajo femer ekziston ( gjithsesi varet dhe nga lloji i femres).
Kurse per gjera te tjera, ne nje fare menyre besoj se varet nga dashuria qe ndjejne, lloji i maredhenies (te lidhur, te fejuar, te martuar, me femij etj), dhe nga lloji i gabimit. Ka dhe plot faktore te tjere, po besoj se pike se pari, nje mundesi e dyte varet nga karakteri i femres..:)
 
Pe: Sa here mund te falim nje mashkull ?

E para te ndajme : Tolerimin me faljen...Tolerimi vjen si shkak e mosdashjes se debatit,dmth kjo ndodh ne shumicen e kohes...Falja eshte qe te harrosh e te mos permendesh me gabimet e tij...nese do ishte fjala per tolerim,duhet toleruar,pasi gafat per njerez jane...Kur une them fjalen gabim,dmth qe ska kthim mrapa si rezultat ska as falje...Edhe ne ka falje ka falje me goje,por duke ditur veten,do ja permend shpesh ate gje atehere ca falje do ishte??Asnje...

Personalisht jam person qe kam durim shume,di ti shoh njerezit kur perpiqen e kur mundohen te ndryshojne...Ndryshimi do kohe,se nuk ndodh nga mengjesi ne darke,por nuk merret apo rrihet me nje mashkull me idene qe ta ndryshosh,kjo do ishte fatale...Si rezultat nese behet fjale per GABIME une nuk fal,mashkulli eshte si femija,e fale iher do e falesh prap,me mir te tregohen kufinjte qe ne fillim...

Nese flasim per tolerimin,eshte dicka tjeter,nje vonese ne takim,nje vonese ne telefonate,nje harrese e dickaje apo ndonje fjale e thene ne gjaknxehtesi,keta jane tolerime,qe cdo cift i kalon,si momente te marredhenies se tyre,si pjese te jetes ne cift....
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Asnjehere :p --- te gabosh eshte shume e lehte por te falesh esht 100 here me e veshtire....
Hall eshte kur gabojne, dhe nuk kerkojne falje...si i behet?!
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Ka nje ndryshim midis gabimit dhe fajit...Gabimet do ja falja per sa kohe te mesoje nga ato kurse fajin asnjeher!
Gabimet jane njerezore dhe nga ato rritemi, por faj ben me vetedije dhe eshte dicka qe ne nje menyre ose tjeter do perseritet pa dyshim!
 
Pe: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Pse kam pershtypjen une qe,meshkujt po i fale nje here te kalojne per budallaqe? :gallate:
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Gjithmon.. sa me shum mos ti falesh aq me shum do ti duan
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Ne nje lidhje gjeja primare esht besimi, nqs nje lidhje ndertohet mbi genjeshtra atehere esht e kot te vazhdosh ate me tej. Te gjithe jemi njerez, te gjith gabojme ….e rendesishme eshte ti pranojm ato jo ti anashkalojme duke I fshehur. Kjo do te ishte c'eshtje tjeter per tu diskutuar.
 
Titulli: Pe: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Pse kam pershtypjen une qe,meshkujt po i fale nje here te kalojne per budallaqe? :gallate:

kete pershtypje kame edhe per femrat! ...................eshte reciproke kjo gje nuk do te thote se sa here se po te ishte keshtu ta dija qe partneri me falte te thuash tre here do i beja dy 'gabimet' e para gjate gjithe jetes! ........per mua nuk duhet falur asnjeher mashkulli/femra keshtu qe ju ''grate'' mos i line meshkujt te bejne gabime ne rradhe te pare plotesoni te gjithe deshirat qe mos te kene kohe te bejne gabim :p:pLOLLOL
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

E mira eshte mos ti falim sepse gabimet kane tendence te ri-perseriten me shpresen e faljes sikur per here te pare... thjesht sa te fort jemi te mos ti falim? :D
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Asnjehere ..
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Kur duhet te falet eshte mire te falet , falja ne kuptimin e plot te saj eshte e mire . As njeri ne kete bote nuk eshte i pagabueshem , pse athere mos te ja falim mashkulli apo tjetrit .
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

ne daçuli ,, gjithçka falet . he o goca folni...mos na boni boni te derdhim me bresheri karikatorin e justifikimeve,, se nuk majm pergjegjsi per zemnat e thyera,,, kaaaq ta boni dhomin .

na folni hakun...jo me thik ne zemer ,, veçse
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Falet 1 Ose 2 te 3 here te merr per budallaqe :p.

N'varet nga arsya e gabimit qe ben, dhe se cka duhet te fal..ne pergjithsi shihet qe ne femrat falim me shum se qe duhet!
Un per veten time nje here fal po e boni te njejtin gabim per te dyten here hmm me mire te mos me del para aii.:)
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Ktej nga anet e mija thoojn nje shprehje.. ma fute nje here hallall ma fyte te dyten atehere jam une budall :)
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Varet nga mashkulli , nga forca , pamja dhe llogaria bankare .
Nqs je i kufizuar , dhe pa ba asnje gabim , do gjendet nje sebep per te te nxjerr fajtor ,
por po qe i fuqishem nuk ben asnjehre gabim , ska sesi .
 
Pe: Sa here mund te falim nje mashkull ?

ne keto raste truni i mashkullit punon vetem 0.1% se e ka mendjen aty tek vendi ....si i thuhet pjeshka :lol: (e ka thane sal berisha)

nese do i punonte vetem 2% ehehe do ishte si Don Zhuani tip 0007..... dhe nuk do kapej kurre me presh ne dore.....:lol:

po falet robi aman sikur cfare beri........
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Nese e don me te vertet edhe mund ta falesh;sepse jemi njerez edhe cdokush mund te gaboj ne ket jet;por varet se kush e kupton gabimin...
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

kur dashnia asht ma e fort se menja e fal por jo gjithmon ........vjen nji moment e thu mjaft lujte nuk jam stacion autobuzi
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Ai qe e ben njeher, e ben rutin cdo her :D
Kush te don ste tradhton, me asnje
por ce do meshkujt e kan ngjak tradhetin
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Nje mashkull....shume here . Sa here qe te Gaboj , do ta le te lire , do e fal . lool

- Falja me e mire, eshte qe ti hapesh deren ... Nje here e mire .
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Veshtir e keni ta besoni po na doni dhe na falni gjithmon loool
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Nese flasim per tradhetine ne cift thoni cte doni teorikisht se praktikisht grate edhe i falin,edhe i tolerojne ose detyrohen ti pranojne meshkujt e tyre,varet nga rasti,gjendja etj..Tani une flas ne baze te asaj cfare shoh e jo cfare eshte e drejte!

Une personalisht jam pro mundesise se dyte ama vetem nje mundesie,besoj cdo kush e ka te drejten e nje mundesie te dyte ne jete..Ama kur kjo riperseritet dhe ti e pranon perseri e perseri eshte idiotesi nga ana e femres edhe pse shpesh kane arsye mjaft te forta qe qendrojne!!
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Do e falja deri ne pafundesi nese nga ai mashkull do merrja mbrapsht dashurine dhe mirenjohjen.....ne te kundert c'vlere ka?
 
Titulli: Sa here mund te falim nje mashkull ?

Nuk e di nese ekziston si teme, apo nese duhet te hapet si teme e vecante e mos diskutohet ketu, edhe pse mendoj qe duhej te jete me gjithperfshirese tema, nga qe sa e lexova automatikisht me lindi nje pyetje, po nje mashkull sa do e falte femren, te dashuren ose gruan e tij?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top