Sa duhet ta keni rrogën për t’u dukur tërheqës dhe seksi?

Parate te bejne me joshës, dhe ky supozim sapo është mbështetur edhe nga një studim.
Studimi ka zbuluar se një në pesë meshkuj dhe një në pesë gra joshen më lehtë nga njerëzit të cilët kanë rroga apo të ardhura më të mëdha, transmeton Telegrafi.
Në totalin e 1,280 njerëzve të anketuar, 20 për qind nga ta kishin pohuar se joshen më shumë nga pasuria sesa nga inteligjenca. Por, jo vetëm kaq: studimi thotë se nëse keni para mund ta anashkaloni edhe palestrën, pasi që 42 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se sigurimi financiar është shumë më i rëndësishëm sesa pamja fizike.
Gratë duan që meshkujt të fitojnë më shumë para
Sipas studimit, meshkujt duhet të punojnë më shumë për t’u perceptuar si joshës. Kjo për shkak se 53 për qind e grave kanë deklaruar se dëshirojnë që partneri të ketë të ardhura më të mëdha në lidhje.
Ndërsa vetëm 17 për qind e meshkujve kanë thënë se duan që partnerja e tyre të fitojë më shumë.
Sa të lartë duhet ta keni rrogën?
Të ardhurat e larta do të kenë ndikim pozitiv në pamjen tuaj fizike, nëse veç i dorëzoni në shtëpi mbi 2,700 dollarë në muaj. Por, nëse dëshironi të jeni me të vërtetë seksi, atëherë duhet të keni të ardhura mbi 4,600 dollarë në muaj.
Veç tjerash, të ardhurat e larta ua përmirësojnë edhe vetëbesimin!

Tetova Sot
 
Redaktimi i fundit:
Në totalin e 1,280 njerëzve të anketuar, 20 për qind nga ta kishin pohuar se joshen më shumë nga pasuria sesa nga inteligjenca.

Falet qe 20% e nje mase te caktuar turme te jene idiot/e.
 
Qe neser do bej nje foto me nje tabele ne gjoks ku do shkruaj sa e kam rrogen, do ngeleni te çuditur nga rroga por jo nga mua sepse kam veshet si radare, hunda me rri djathtas, kater dhembe me mungojne, puçra pa hesap, vdes te kruaj hundet ne publik, etj etj

Perfundimi pordhe me rigon.

Leku eshte terheqes jam shume dakort po robi behet më terheqes edhe nese eshte si une ne pershkrimin me lart por qe se ka nje barre mend.
 
Redaktimi i fundit:
Qe neser do bej nje foto me nje tabele ne gjoks ku do shkruaj sa e kam rrogen, do ngeleni te çuditur nga rroga por jo nga mua sepse kam veshet si radare, hunda me rri djathtas, kater dhembe me mungojne, puçra pa hesap, vdes te kruaj hundet ne publik, etj etj

Perfundimi pordhe me rigon.

Leku eshte terheqes jam shume dakort po robi behet më terheqes edhe nese eshte si une ne pershkrimin me lart por qe ka nje barre mend.

Jo nuk je hic i pashem e terheqes ...por ke kualitete te tjera.
Si rrjedhoje vlen te merresh ne konsiderate per pjesen qe vlen...kruajtjen e hundeve e ato te tjerat evitoji me mire :p
 
Film fantashkence....?
 
Une flm Zotit nuk e kam dhe aq keq, por seksi e terheqes akoma se kam degjuar..😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top