Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

"Nuk fal" per mua do te thote te jesh arrogant, prepotent dhe mendjemadh.

Duhet te jemi te thjeshte.......shum lart po na iken hunda....shum superbia ka ne kete bote dhe shum krenari te semura.........Me pelqejn njerzit e thjeshte ata qe shohin pertej hundes se tyre, ata qe nuk kan kompleksin dhe friken e gjerave qe thone....

Tani duke len menjan diskutimin si pergjithsi.....Ne vecanti mendoj se nje tradhti falet apo jo eshte nje zgjedhje qe behet e ka qe e falin e disa te tjere jo.....Ka sjellje te gabuara qe na behen qe dhe falja ndoshta mund te vi ose jo...nuk them te falim cdo faj qe na behet cdo padrejtesi.....si psh: te na vrasin shoqen ose shokun, kjo eshte nje ndjenje qe falja nuk mund ta pllakos dhe nuk mund te jepet aq lehte..............
Por sidoqofte mendoj se falja nuk eshte shenje debulese por force sepse menjanon ndjenjat e keqia.


---------- Post added at 15:50 ---------- Previous post was at 15:48 ----------

Kam pershtypjen se kerkim falja eshte gjeja me e me e keqe qe na eshte servuar dhe te cilen e perdorim nevoje e pa nevoje. Sikur te perdorej vetem ne raste te mirefillta edhe do isha OK me te por bastardimi dhe banalizimi qe i eshte bere ne kohet e sotme kam pershtypjen se eshte pa fytyresia me e madhe.

Ne kete kontekst une kerkim faljen e perdore shume rralle ose fare pak, madje pretendoj qe edhe te tjeret te ma thone sa me rralle apo fare pak me be pershtypje kur ma thuajne.

Une pretendoje te jem njeri i rritur dhe i pjekur dhe te gjithe mendoje se pretendojne nje gje te tille. Si nje i rritur qe pretendoj, cdo nate apo mjafte shpeshe beje sa llogarira me veten. Thjeshte ballafaqohem me veten dhe nese vertet me binde vetja se ndaj dikujt kam gabuar, atehere nuk i kerkoj falje, por mundohem qe me veprimet dhe veprat e mija ti jap te kuptoj se gabimi im ishte i paqellimshem.

Ne kete kontekst pres edhe nga te tjeret qe me rrethojne. Nuk dua te me kerkojne falje, por pres nga ata, qe me veprimet e tyre ta deshmojne se veprimi i tyre ne dem timin nuk ishte i qellimshem.

Kjo kam pershtypjen eshte domethenja e asaj se falja eshte hyjnore.

Me kete ke shpjeguar se je njeri qe fal pavarsisht se nuk thua "me fal"...Vertet ti je nje njeri i rritur dhe i pjekur !:D
 
Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

Nje teme tjeter per tu shfaqur sa hundeperpjete dhe sa koke mushka jemi ne si shqiptar. Vazhdojme prape me ate kembenguljen tone, "Ujku, ujku!!! JO! dua gjurmet une"

Falja eshte per fisniket, kush ka zemren e paster pranon gabimet e tija!
 
Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

kam pershtypjen se kompleksiteti njeriut e sjell si pasoj mosfaljen leht . ndoshta frika nga paragjykimi , ndoshta frika e venies se cakut (aty ku çdo gje ka nje kufi) , autoriteti po e po. them se ndikojne te pakten ke pergjigja qe jep ti. kompleksiteti i te berit te gjerave gjithmon ne menyren e duhur (qe ktu fillon gabim) .

e kur gabojme ndonjeher , gabojm me koshienc jo gjithmon ndodh nga padituria jon . si pasoj çfar duhet te presim mos te na falin , apo te mos na kuptojn ?

Me behet qejfi per ty dhe te tjeret ketu qe paskan pasur te bejne me persona te cilet kane bere gabime falese.
Ka gabime qe falen (gabime te vogla dhe gabime te bera nga ata te papjekur, adoleshentet dhe femijet), por ka dhe gabime te bera nga njerez te pjekur, nga njerez qe te konsiderojne si "moter", nga njerez qe te "duan te miren", nga njerez ku i kthehesh se nuk ke mbeshtetje tjeter dhe te mungon babai ne jete... Keta njerez me gabimet e tyre, keta njerez nuk i fal kurre. Megjithate gabohem, gabohem... Ketyre njerezve i kam falur lirine... Ata e dine shume mire, i kam falur lirine qe sot nuk dergjen ne burgje, qe e kam mbajtur gojen mbyllur. Lirine po, ia kam falur, por fjalen nga goja ime qe "ta kam falur" dhe qe keta persona te jene pjese e jetes sime... JO! Kurre! Ama lirine ia kam falur, dhe per kete ska kush te me thote "kokeforte" "injorante" apo "hundeperpjete".

Njerez jemi, gabime bejme. Nje pjese e tyre edhe falen, nje pjese jo, sidomos nga familja ime te cilen e kuptoj dhe me kupton. Te tjeret jo...
 
Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

nuk doja te citoja , komentin e par . te lash te gezohesh me ate ironin (ashtu cop-cop) taten . edhe pse pytjes nuk ju pergjigje , aspak por i bone bisht. nuk e kuptoj , nuk e pranon si rast , apo nuk e diskuton faktin se ato jan gabime qe kuptohen (siperfaqsore) dhe nuk prishin pun ?

jam i sakt kur them se ti ne jet detyrohesh te pranosh nje gabim dhe te jetosh me te, te fillosh ta pranosh dhe te pretendosh qe te te kuptojn . ne mos jo , atehere nuk te kan kuptuar asnjeher . si te thush jetojm ne nje bot hipokritesh , ku fjala nuk te vret , madje as qe te bon pershtypje , vetem veprat merren parasysh.



Me behet qejfi per ty dhe te tjeret ketu qe paskan pasur te bejne me persona te cilet kane bere gabime falese.
Ka gabime qe falen (gabime te vogla dhe gabime te bera nga ata te papjekur, adoleshentet dhe femijet), por ka dhe gabime te bera nga njerez te pjekur, nga njerez qe te konsiderojne si "moter", nga njerez qe te "duan te miren", nga njerez ku i kthehesh se nuk ke mbeshtetje tjeter dhe te mungon babai ne jete... Keta njerez me gabimet e tyre, keta njerez nuk i fal kurre. Megjithate gabohem, gabohem... Ketyre njerezve i kam falur lirine... Ata e dine shume mire, i kam falur lirine qe sot nuk dergjen ne burgje, qe e kam mbajtur gojen mbyllur. Lirine po, ia kam falur, por fjalen nga goja ime qe "ta kam falur" dhe qe keta persona te jene pjese e jetes sime... JO! Kurre! Ama lirine ia kam falur, dhe per kete ska kush te me thote "kokeforte" "injorante" apo "hundeperpjete".

Njerez jemi, gabime bejme. Nje pjese e tyre edhe falen, nje pjese jo, sidomos nga familja ime te cilen e kuptoj dhe me kupton. Te tjeret jo...

me duket mu apo po pergjigjesh me nje rast komplet ne te kunderten te asaj qe po flas un. mesa dij un e zeza esht e zez . e bardha e bardh . pra ka raste si kto qe permend ti qe lexohen kollaj , dhe ndjesit (inati , ego , urrejtja) lindin natyrshem .

me çkuptoj un , ti paske falur . paske falur dhe ate qe mendohet se nuk mund te falet . kjo te ben njeri te mir apo te keq ? (per veten tate, jo te tjeret ?) predispozohet se njeriu duke kerku gjithmon paqe me veten , mundohet te shikoj e te zgjedh mo te miren te mundshme tek situatat qe i paraqiten.

ja ti je nje shembull . edhe pse sipas llogjikës themi jo , nuk falet (bazohem ke llogjika ime).

ajo qe du te them un e duke u bazu tek titulli temës . falja esht vertet hyjnore , por sa arrijm ket ? duke pa qe ne njerzit nuk jemi te programum me nje buton ( + , -) ekzistjon ato ndjenjat qe permenda me siper , qe jan si ai krymi derrasave qe bojn zhurm e te hajn shpirtin avash avash .

ka situata e situata . nuk du te hudh posht si rast ket tendin , por edhe ai qe jap un nuk esht per tu anashkalu.
 
Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

Shprehja qe eshte perdorur si titull teme ne kete rast e shpjegon qarte: falja nuk eshte njerezore, por hyjnore. Pra njeriu nuk mund te fale dot. Vete pergjigjet ketu e pranuan vertetesine e kesaj shprehje, pikerisht me kundershim. Nese faji eshte i madh, ata nuk do ta falnin kurre. Kjo tregon edhe nje here qe falja eshte hyjnore, dhe njerezit nuk mund te bejne gjera hyjnore.

Kush fal, e kam fjalen per gjera te "pafalshme" ka kryer nje veprim hyjnor, kush nuk fal, thjeshte ka bere ate qe eshte me se e lehte dhe spontane per te, te jete njerezor.
 
Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

Po mo po keshtu eshte.
 
Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

Disa thonë se goma është për njerëzit që bëjnë gabime,
por një i mençur tha: Gomat janë për njerëzit që kanë dëshirë për të rregulluar gabimet e veta..!!
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

falja fisnikeron shpirti..kam degjuar te thone, kshuqe per mua me mir fal sepse per cdo gje qe behet eshte dikush tjeter qe gjykon dhe shikon dhe qe eshte me i madh se ne..:)
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Falja te fisnikeron falja te ben me te mire por a mund te falesh dicka te madhe qe ty te ka djegur shpirtin........Me fjale pranojme te gjithe por me vepra eshte veshtire..varet dhe nga tipi i personit ka njerez te ashper qe nuk falin dhe njerez te bute qe harrojne shpejt......Mire do ishte te ishte te falnim nese mundemi..,.
 
Pe: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Hakemarrja eshte njesoj si te thuash nje urrejtje mbrenda per njeriun..Sjam dakord te asnje fare lloji hakemarrje..Falja eshte ajo qe perkrah por ta falesh e ta harrosh qe dmth,interesi per ate njeri zero...Njerezit jane nga me te ndryshem dikujt i rri mendja ose fiksohet tek disa gjera qe i ndodhin ose i bejne tjeret...Eshte vete qenia njerezore zaknisht ato qe jane shume te drejte,dhe i behet nje padrejtesi ndaj tyre e perjetojne shume keq kete gje...Ndaj nga gjithe ajo drejtesi qe kane ne vetvete e kthejne ne nje ''arme'' te forte dhe duket sikur shfryjne te gjithe ate inat qe kane...Hakemarrja eshte thjesh nje menyre shperblimi i asaj qe dikush mendon se te kane bere padrejtesisht...Hake marrja gezon shpirtrat e keqij thoshte nje fjale dikur...Sot kjofjale i bie te jete e perditshmerise,pasi hakemarrja eshte bere sot si dicka mbijetese..Zakonisht njerezit qe mendojne per hakemarrje jane ato qe nje veprim apo dicka e bere kunddrejt tyre i ka ndryshuar jetendhe i ka bere te vuajne shume...Une sjam tip hakemarres,me ka sjelle jeta shume njerez te keqij e njerez nga me te ndryshem,sjam hakemarre asnjehere edhe pse e kam pase mundesine ta bej dhe vertet qe do i beja keq atyre,por...Gjerat nuk kthehen mrapsht me hakemarrja as qe vendosen ne vend,thjesht kalon nervozimin tend ne dicka me te madhe,nje jashtekontroll qe nuk eshte i pelqyeshem aq me shume kur vendos te hakemerresh dmth qe ti mendon akoma ate/ato persona...Zaknisht ecet para dhe nga vuajtja mesohet,duke u hakemarre je akoma i lidhur pas nje te kaluare....

Vazhdoj ti mbes ketij mendimi si para nje viti...Sjam pro hakemarrjes,ama sjam as pro faljes...:)
 
Titulli: Pe: ''Te gabosh eshte njerezore,te falesh eshte hyjnore''

kam pershtypjen se kompleksiteti njeriut e sjell si pasoj mosfaljen leht . ndoshta frika nga paragjykimi , ndoshta frika e venies se cakut (aty ku çdo gje ka nje kufi) , autoriteti po e po. them se ndikojne te pakten ke pergjigja qe jep ti. kompleksiteti i te berit te gjerave gjithmon ne menyren e duhur (qe ktu fillon gabim) .

e kur gabojme ndonjeher , gabojm me koshienc jo gjithmon ndodh nga padituria jon . si pasoj çfar duhet te presim mos te na falin , apo te mos na kuptojn ?

njera nuk perfshi tjetren ...qe do te thote te kuptosh ate tjetrin sdo te thote automatikisht dhe ta falesh.
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Me shume te vret fjala se sa nje gjeste.
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Nese don te hakmerresh ndaj dikujt, thjesht hesht
Heshtja ne shumicen e rasteve ka dal e fituar

P.s kshu do bej dhe un me disa antaret e forumit
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Jo une nuk hakmerrem,por nuk fale, te me ndalojne rrugen ne idet e mia.
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

un fal dhe nuk hakmerrem ... buzeqesh dhe kjo sh here eshte arme me e forte se fjala pasi kerkojne pse buzeqesh... normalisht qe objektivat e mi jan impenjimi im djersa ime ..keshtu qe varet nga mua e gjitha jo nga te tjeret
 
Pe: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Të falësh është mirë, por vetëm "gabimin"!
Eh, tani çka konsiderojmë gabim?
Diçka të rastësishme apo mirë të planifikuarë?

Në anën tjetër , nuk do të kisha quajtur hakmarrje,
por mostolerancë për atë "gabim", konfrontim me
pasojat.

Pas një tradhëtie, është shumë e logjikshme ndërpreja
e një shoqërie me dikend. اdo gjë tjetër do të ishte tepër ekstreme.
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Gjithmone tham Zot na jep force te falim e te kerkojm falje ;)
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Njeriu ne parim duhet te fale, por, a egziston ky virtyti i faljes me ke njerezit, apo a ka egzistuar ndonjehere? Apo faljen e kemi lexuar vetem neper libra apo pare neper filma. Ne te gjithe jemi qenie njerezore te krijuara nga mishi dhe gjaku. Them te drejten, une mendoje se shumica e njerezve ne rastin kur dikush u bene keq, hapin e pare qe do bejne eshte ai i mbrojtjes dhe ne momentin kur e verejme se ne munde te mbrohemi, nje force mikluese e brendshme ne njefare menyre na terheqe drejt asaj qe te shkojme edhe pertej mbrojtjes. Ne njefare menyre te lajme hakun. Kete e bejme ndoshta nga arsyeja se te gjithe ne si qenie njerezore kemi nevoje per rendesi dhe vuajme per te. Ne kete menyre ai qe na sulmon dhe na bene keq disi na bene te parendesishem dhe ne kete menyre ne na duhet nje hakmarrje, jo per tjeter, pos te kthejme rendesin ne vend.

Une nuk fale por nuk se jetoje me ndjenjen e hakmarrjes. Thjeshte me aktivitetin tim mundohem te bind tjetrin se isha/ ishte gabim. Uroje qe askush te mos kete nevoje per hakmarrje, por, meq ajo eshte pjese e perditshmerise sone une hakmarrjen e ndaj ne dy grupe:

Hakmarrja negative (kthimi i hakut me te njejten mase) - Eshte ajo lloj i hakmarrjes kur ne nga viktima kthehemi ne sulmues. Pra deri dje ne ishim te sulmuar apo viktima e sulmit dhe dikush edhe ndjente dhimbje per ne por me ndryshimin e rrethanave ne nderruam pozicion dhe nga deshira e madhe per hakmarrje u shendrruam ne sulmues. Kjo metode e hakmarrjes nuk me pelqen dhe nuk e kisha preferuar pos ne raste te jashtzakonshme kur eshte e domosdoshme qe dikujt te ja kthejme me te njejten mase.

Hakmarrja pozitive - Eshte ajo lloj hakmarrjes kur ne perkunder asaj qe jemi viktima nuk veprojme nguturazi, por, dalngadal e marrim situaten ne dore qetesohemi shpirterish, analizojme faktet dhe mundesit dhe veprojme. Ne keto rrethana te analizimit mendja jone i cik zbutet dhe ne kete menyre ne do gjejme nje zgjidhje tjeter. Zgjidhja tjeter do jete e atille qe sulmuesit o ja kthejme me nje te mire o ne rastet tjera ne me kembenguljen tone behemi te suksesshem ne cdo aspekt gje qe vetvetiu sukseset tona do e mbeshtesin sulmuesin per muri. Ne ket radhe them se sulmuesi apo ai qe na ka bere keq do ndjehet dy here me keq se ne rastin e hakmarrjes negative, por, dallimi qendron ne ate se ke opinioni ne ne kete raste nuk do shenderrohemi nga viktima ne sulmues por ngelemi nje dikush me imazh te mire.
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Problemi im eshte se fal cdo gje...
Por qe ne ate cast un humb komplet interesin per ty... sdo te mohoj nje pershendetje ose nje kafe sepse mvjen keq por per mu vlen 0.
Te hakmerresha do te thote qe jam akoma e 'lidhur' pas atij personi dhe nuk k ben mir shendetit
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

S'ka hakmarrje me te madhe se - FALJA . :)
 
Titulli: Sa dakort jeni me kete shprehje..?

Ska hakmarrje me te madhe se injorimi qe mund ti bejme atij qe na ka lenduar!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top