Rrugetimi i thonjeve njeqind vitet e fundit

*deliza*

VIP
V.I.P
Rrugetimi i thonjeve njeqind vitet e fundit​


Cdo dekade i ka karakteristikat e veta, vulen e vet. Si pjese e asaj vule, jane edhe thonjet dhe transformimi i tyre neper vite, varesisht nga moda e kohes. Lexoni ne vazhdim si dukeshin thonjet e femrave neper vite te ndryshme.

Viti - 1930
Llaku ishte i kuq i mbyllur. Gjate lyerjes, behej nje hark ashtu qe fillimi i thonit mbetej pa u lyer dhe maja e thonit po ashtu pa u lyer.

Viti - 1940.
Thonjte ishin te gjate dhe ovale. Fund i thonit mbetej pa u lyer, njejte sikurse ne moden e vitit 1930. Ngjyra me e preferueshme ishte e kuqja me primesa te ngjyres se portokallte.

Viti - 1950.
Thonjte jane te gjate. Maja e formesuar si e shtize. I gjithe thoni deri te vijat e lekures mbulohej me llak qe zakonisht ishte e kuqe apo roze e dhezte.

Viti - 1960.
Edhe me tej thoni eshte i gjate, por jo me ne forme shtize. Ne maje ka formen kateraneshe gje qe ishte risi ne kohen e atehershme. Kete vit ne mode hyjne edhe thonjet e rrejshme (apo artistike siq i qujne sot). Ngjyrat e llakut jane shume me te eelta, sedefore, te bardhe dhe me nuansa.

Viti - 1970.
Thoni vazhdon te jete ne forme kateraneshe por, ne kete kohe eshte me i shkurter se ajo e formes me klasike. Plotesisht eshte e mbuluar me llak qe ka ngjyre te kuqe, te purpurt, ngjyre geshtenje madje edhe te zeze. Po ashtu perdoreshin llaqet e te gjtiha nuansave te se kaltertes

Viti - 1980.
Forma ishte kateraneshe ndersa thoi ishte me se shpeshti i mbuluar me llak te ngjyres se zbehte. Po ashtu ne SHBA ishin ne mode thonjet tejet te gjate me ngjyre te kuqe korrale.

Viti - 1980./90.
Gjate ketyre viteve manikiret franqez bejne revolucion, se pari ne SHBA dhe mepastaj edhe ne Europe. Maja e thonit ishte i ngjyrosur me te bardhe natyrale te tejdukshme te cilen e pasonte ngjyra e zbehte verdhacake.

Viti - 1995 dhe risite nga Chanel.
Kthehen ne mode llaqet me ngjyra te t'gjitha nuancave. Zgjedhja eshte plotesisht e lire ngase gjitheka eshte ne mode. Ngjyrat e tilla jane: E kuqja, e kuqja korrale, e kuqja ne kombinim me ngjyrat me te errata apo me te eelta, roze e eelte e erret, ngjyra e zbehte natyrale, e verdhe e arte etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top