Rrugëtimi i Ismail Qemalit

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Alfred Beka

Pas promovimit në Tiranë, gazetari Ilir Ikonomi e solli librin e tij mbi udhëtimin e Ismail Qemalit edhe në Prishtinë. Ndryshe prej promovimit në Tiranë, ku i pranishëm qe edhe kryeministri Sali Berisha, në Prishtinë nuk u duk asnjë prej politikanëve të vendit.

Tema,_10_nentor_12_159388.jpg


Në promovimin e librit ‘Pavarësia – udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit’ të gazetarit Ilir Ikonomi, që e u bë të mërkurën në Tiranë, të pranishëm qenë edhe plotë figura politike, në mesin e të cilëve edhe Kryeministri Sali Berisha. Ndryshe prej Tiranës, në promovimin që e bëri të shtunën në Prishtinë nuk qe i pranishëm asnjë politikan, as nga pushteti e as nga opozita. Megjithatë, kjo nuk paraqiti ndonjë problem, përpos që tregoi mungesën e interesimit të politikanëve tanë për librin.

Në librin prej gati 300 faqe, i botuar nga Universiteti Europian i Tiranës, Ikonomi sjell udhëtimin 26 ditor të Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Autori Ikonomi tregoi se në këtë libër ka përshkruar pikërisht këtë udhëtim të Ismail Qemalit që filloi në Stamboll me datën 2 nëntor dhe përfundoi me shpalljen e pavarësisë.

“Pra janë 26 ditë të përshkruara në këtë libër dhe meqenëse libri është rreth 300 faqe, çdo dite i takojnë rreth 10 faqe. Natyrisht këtu ka edhe përshkrime të tjera, ka edhe portrete figurash të rëndësishme siç është Isa Boletini. Unë jam përpjekur t’i plotësoj këto figura në libër duke ruajtur një ekuilibër sa të Kosovës aq edhe të Shqipërisë sepse edhe Kosova ishte shqiptare. Ky njëqind vjeçar e ndau Shqipërinë nga Kosova por në fakt ishte një popull”, tha Ikonomi.
Ai tregoi se për herë të parë ka ardhur në Kosovë para 13 vjetësh, atëherë kur sapo kishte përfunduar lufta dhe ai bashkë me gazetarë të tjerë dhe me trupat e NATO-s kishte hyrë nga Maqedonia. Ai tregoi gjithashtu se pikërisht para njëqind vjetëve, më datën 10 nëntor të vitit 1912 një njësi ushtarake serbe, një kolonë prej 15 mijë ushtarësh ishin nisur nga Prizreni drejt Shqipërisë, pikërisht nëpër rrugën prej nga Ikonomi erdhi nga Tirana në Prishtinë. Ai theksoi se e gjithë kjo periudha e nëntorit, që nga data 2 nëntor deri më datën 28 nëntor, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, çdo ditë e kësaj periudhe e ka një ngjarje të caktuar.

“Në këtë ditë kur trupat serbe po shkonin drejt Durrësit, sepse marrja e Durrësit ishte objektivi i tyre kryesor, dmth. dalja në det e Serbisë. Gjithë gazetat e Europës flisnin për daljen në det të Serbisë që mund të shkaktonte në luftë në Europë. Disa gjera sot janë harruar por unë i kam përjetuar duke i shkruar në libër dhe habitëm se si nuk flasim më shumë për këto gjera. Atë ditë Ismail Qemali, i cili ishte nisur nga Stambolli me datën 2 nëntor dhe po shkonte për të shpallur pavarësinë, ndodhej në Vjenë dhe aty takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Vjenë dhe bisedoi me të për planet e tij e të tjera. Dua të them se çdo ditë e kësaj periudhe kishte një ngjarje të rëndësishme për Ismail Qemalin”, tha Ikonomi.

Ndërkaq, Henri اili, botues i librit, u shpreh se jemi në një moment ku ngado që shikojmë, ngado që dëgjojmë në media, në bisedat tona, në librari, në kinema ose në rrugë shohim një dekor që i përngjet ose na apelon 100-vjetorin.

“Unë them se nuk ka kënaqësi më të madhe intelektuale se evokimi i këtij momenti nëpërmjet një libri vërtet shumë të veçantë. Unë kam bërë disa udhëtime në Prishtinë dhe më bëhet qejfi që në vitin e fundit e treta herë që po vi po vi për një libër të Universitetit Europian të Tiranës”, tha ai.

اili shtoi se kopjet që i ka sjellë nga Tiranë janë 50 kopjet e fundit që kanë mbetur. Ai tha se ky qarkullim kaq i shpejt i librit nuk është i rastësishëm.

“Në këtë 100-vjetor ne si shoqëri jemi futur në një psikozë kolektive pozitive për ta njohur veten tonë, për ta njohur historinë tonë dhe për ta riparë atë sidomos në një mënyrë të re. Dhe ky libër është një nga kontributet e veçanta për ta parë historinë tonë në një mënyrë të re dhe sidomos për t’i lënë një interpretim ose një përmbajtje të re mitit tonë historik”, tha ai.

اili theksoi se biografia e Ilir Ikonomit është një mënyrë moderne e të shkruarit të historisë së Shqipërisë. Sipas tij, libri i Ikonomit është një biografi gazetareske por mjaft profesionale.

“Inkuadrohet qartësisht në zhanrin e biografisë. Kjo është merita e parë e librit. Korrektësia e citimeve dhe botimeve është një lëndë e parë shumë e mirë edhe për historianët. Elementi i dytë i kësaj biografie është shikimi i figurës së Ismail Qemalit në një kënd, i cili e bënë atë të përcjellshëm dhe të këndshëm për publikun, duke përshkruar udhëtimin e tij 26-ditor, që është vërtet një udhëtim i paharruar qoftë për personazhin qoftë për kombin shqiptar. Elementi i tretë i këtij libri është ai i të shkruarit bukur”, tha اili. Sipas tij, do të ishte e mangët që ky udhëtim i paharruar i Ilir Ikonomit në Shqipëri disa ditë të mos kishte një stacion edhe në Kosovë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top