Rroga e Gruevskit 1.430 euro, por kursen 9.880 euro në muaj

Guest2

Antarë i Respektuar
Lideri i VMRNO DPMNE-së dhe ish kryeministri i vendit Nikolla Gruevski akuzohet nga opozita maqedonase për korrupsion. Politikat maqedonas habiten se si ish kreu i qeverisë brenda një viti “kurseu” 118.629 euro, apo mesatarisht nga rreth 10 mijë euro në muaj, edhe pse rroga e tij mujore është 88.139 denarë, që konvertohen në 1.430 euro. Zëdhënësi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme publikoi dokumente që vërtetojnë këtë skandal. “اfarë është ajo që mes tjerash dëshiron ta fshehë Nikolla Gruevski? Përse aktivistë partiakë dhe donatorë të VMRO-DPMNE-së janë anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit? Cilat janë arsyet për fshehjen e fletëve anketuese të Nikolla Gruevskit të viteve 2014 dhe 2015?”, pyeti Shilegov. Ai u dorëzoi mediave dokumentacionin që provojnë se Gruevski brenda vitit 2015 është pasuruar për 118.629 euro. “Ja dokumentet e fshehura të Nikolla Gruevskit për vitin 2014 dhe 2015. Gruevski i falur nga presidenti ka kursyer nga 10.000 euro për çdo muaj! Ose, për një vit Nikolla Gruevski zyrtarisht është bërë më i pasur me 118.629 euro. Gruevski i ka rritur kursimet në dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe sterlina në llogaritë e tij bankare, por më shumë ka rritur të ardhurat në denarë dhe euro. Cila është ajo mënyrë që i mundëson Gruevskit të përfitojë 118.629 euro vetëm brenda një viti, ndërkohë që 500.000 njerëz në Maqedoni po vuajnë në varfëri?”, pyeti opozita maqedonase. Por edhe zëvendëskryeministri maqedonas Vlladimir Peshevski, sipas opozitës maqedonase është pjesë e një skandali të ri korrupsioni. Për vite me radhë, ai fshehu faktin se në detyrën e zëvendëskryeministrit, udhëhoqi kompani off-shore nga Qiproja, duke shkelur ligjin dhe shkaktuar konflikt interesi.
G/shqip.
 
Titulli: Rroga e Gruevskit 1.430 euro, por kursen 9.880 euro në muaj

e paska ne porpocion te zhdrejte ki lol
 
Titulli: Rroga e Gruevskit 1.430 euro, por kursen 9.880 euro në muaj

Ky qenka per gjynaf. Ti mbledhim ndonje lek tja cojme :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top