Rrjeti social, metamorfoza e shoqërisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Fenomeni i fundit quhet “Chatroulette” dhe shërben për të bërë njohje të rastësishme. Ndërsa “Facebook”-u kalon “Google” për numrin e përdoruesve, “Apple” studion gjeolokalizimin e “vëllezërve” të linkut. Ja si ndryshojnë raportet sociale

Si të gjithë 17-vjeçarët nëpër botë, edhe Andrey Ternovskiy dëshironte të bisedonte përmes një videoje me miqtë, duke përdorur “Skype”-n. Por pastaj u nxeh dhe ashtu siç ishte në dhomën e tij, në një lagje banimi të Moskës, filloi të programonte një faqe interneti, që po vë në provë të gjithë ata të cilët mendonin se e kishin kuptuar se si po ndryshojnë marrëdhëniet shoqërore në epokën e internetit. Iu deshën dy net punë për të kompletuar versionin e parë të “Chatroulette”, që sot përdoret nga 1,5 milionë persona (ishin 500 kur u krijua në dhjetor). Mbi dritaren e vogël që duket në video, shfaqen vetëm dy ekrane, në njërin duket fytyra e tij, ndërsa në tjetrin shfaqet në një video një i panjohur, i cili futet rastësisht mes atyre personave të cilët po komunikonin në atë moment. Mjaftojnë disa batuta për të kuptuar nëse gjithçka shkon mirë: në rast të kundërt është e mjaftueshme të shtypësh butonin “next”, që të shfaqet në video një person tjetër. Në një minutë shfaqen në ekran fytyrat e një studenteje në Francë, e një emigranti iranian në Gjermani, e një 60-vjeçari në Karolinën e Veriut: nga disa mund të dëgjosh vetëm ca fraza, ndërsa me disa të tjerë mund të komunikosh gjithë natën.
“Ka nga ata që kërkojnë vetëm seks, por kam gjetur mënyrën se si t’i eliminoj: mjafton që tre persona të shfaqin një sjellje jo të hijshme dhe personit përgjegjës i hiqet e drejta për t’u futur në sit”, shpjegon Ternovskiy, i cili e ka kuptuar mirë se raportet e rastësishme të “Chat roulette” kanë një vlerë tregu vetëm kur nevojiten për të krijuar miqësi të gjata. Në fakt në “e-mail”-in e
Andrey tani ka rreth 200 oferta investimi, mes tyre dhe ajo e “Skype”-t.
Miqësia është bërë zyrtarisht fjala kyçe e botës virtuale në javën e dytë të muajit që sapo lamë pas, kur për të parën herë, 400 milionë të abonuarit në “Facebook” kanë krijuar më shumë trafik në internet sesa “Google”. Që navigatorët preferojnë kontaktin me qeniet njerëzore në vend të algoritmeve të një motori kërkimi ishte e qartë edhe më parë. I lindur për të transmetuar mesazhe të brendshme me 140 karaktere të së gjithë botës, “Twitter” është tashmë adresa më e përdorur për komunikime të zakonshme dhe personale mes 58 milionë përdoruesve. Rrjetet sociale si “Myspace” nuk përdoren dhe aq shumë sepse kanë chat-e të ngjashëm me ato të “Aim”-it dhe “Microsoft messenger”-it. Së fundmi edhe videolojërat kanë filluar të bëhen pika takimi mes të rinjve, pasi janë komunitete miqsh të bashkuar nga i njëjti interes. Siti i preferuar i fëmijëve është “Club Penguin”, pronë e “Disney”-t, ku fëmijët takohen me njëri-tjetrin mes miqve pinguinë në “Polin e Veriut virtual”. Në “Yahoo” ose “Google” mund të krijohen rrjete të shumta sociale. Ndërkohë “Apple” po punon për një aplikim të ri, “iGroups”, që do t’i lejojnë njerëzit të vihen në kontakt me miqtë jo vetëm virtualisht por edhe fizikisht, falë “gps”-së së celularit: që tani aplikime të tilla janë ndër më të shkarkuarat në iPhone dhe Android. E ndërsa informacioni duket sikur ka humbur peshë, marrëdhëniet shoqërore janë malli i ri i shkëmbimit i internetit, dhe fragmentimi i mundësive për takim elektronik po e transformon miqësinë nga raporti ekskluziv i njëherë e një kohe, në një lloj tregu të stilit “eBay”, ku qëllimi i të tjerëve është të vënë në ankand.
“Mos vallë sot, në kohën e internetit miqësitë tona janë thjesht një zbavitje?”, pyet William Deresiewicz, që në revistën akademike “The chronicle of higher education” teorizon se si bota virtuale po shkatërron idenë klasike të miqësisë të personifikuar në raporte si ajo mes Akilit dhe Patroklit. “Shpejtësia e ndryshimit është e pabesueshme. Seriali i ndjekur “Sex and the city” ka përfunduar vetëm pesë vjet më parë, ndërkohë që ne vazhdojmë të jetojmë në një botë ndryshe. Kerri dhe mikeshat e saj është normale që të kenë një adresë në “Facebook”, madje nëse do të shkonin për drekë do të gjenin kohën e mjaftueshme për të kontrolluar telefonin nëse kanë marrë ndonjë koment interesant nga miqtë e ngushtë”. Për të kuptuar dinamikat e reja ndërpersonale në internet, kompania “Microsoft” sapo ka financuar një divizion kërkimi dedikuar shkencave shoqërore në Kembrixh. “Google” dhe “Yahoo”-ja kanë punësuar disa sociologë dhe antropologë, për të vëzhguar grupet e miqve: kompanitë paguajnë 727 dollarë për çdo 5 mijë persona të cilët janë të gatshëm të hyjnë në rrjetin e tyre.
“E vërteta është se mediat sociale janë shumë të nevojshme, por nuk mbajnë të lidhur një miqësi: është thjesht një album fotografish”, thotë një 40-vjeçar i cili është dixhej dhe në “Facebook” ka 5 mijë miq dhe 17 mijë që presin të konfirmohen nga ai.
Rrjetet sociale i lehtësojnë miqësitë, por është e vërtetë gjithashtu se në internet konfliktet përhapen më shpejt dhe janë më të dhunshme se ballë për ballë: mund të arrihet tek ofendimet më të rënda ose te publikimi i fotove të sikletshme të ish të dashurit/së dashurës. Në fakt, pas ekranit të kompjuterit, ndihemi më të mbrojtur, por edhe pse është një publik shumë i madh, thuhen gjëra që nuk do të thuheshin kurrë përballë. Por emocionet mbeten të forta: për shembull të zbulosh se shoku i zemrës nuk të ka vënë në listën e “miqve të ngushtë”, është e sigurt se menjëherë do të zhgënjehesh. “Facebook” është adresa më e klikuar në internet. "Ai që regjistrohet në këtë adresë ka mundësi të krijojë lidhje të reja, të marrë më shumë informacione, të krijojë kontakte me njerëz të rinj. Një lidhje të dobët nuk e pengon asgjë që të bëhet një lidhje e fortë”, thotë një sociolog. Por, sipas Christakis, miqësitë e vërteta janë ndryshe. “‘Facebook’ ndihmon më shumë në forcimin e lidhjeve të saponisura, sesa të krijojë njohje të reja”. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, personat që përdorin një rrjet social, japin të dhëna të rreme, pra përpiqen të hiqen si njerëz të tjerë. “Edhe në jetën reale ndodh një gjë e tillë, kur krijojmë një lidhje të re, ose kur dërgojnë një kurrikulin në një punë: gjithnjë mundohemi t’i japim më shumë rëndësi vetes”, thotë një sociolog spanjoll.
Po dashuria? Rrjetet sociale mund të ndihmojnë të gjesh një partner. Përmes një klikimi mund shohësh menjëherë jo vetëm pamjen e jashtme, por edhe nëse shijet tuaja intelektuale përputhen. Gjithsesi ky “udhëtim” nuk është pa rreziqe: në rrjetet sociale duket gjithmonë më i bukur sesa në realitet dhe si pasojë, takimi ballë për ballë mund të jetë zhgënjyes. G shqip
 
Titulli: Rrjeti social, metamorfoza e shoqërisë

Teme shume e bukure . Dhe mendoj se duhet shtjellim kogja te kesaj teme . Perdorimi i rrjeteve sociale shikuar pergjithesishte eshte me sume i keqperdoreshem . Nese perdoren per mire keto rrjete sociale i kane te mirat e veta te panumerta . Por fatkeqesisht nuk ndodhe ajo 8

Psh me thote kush ne kete rrjet social qe jemi ne , perdoret me shume per mire apo ...?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rrjeti social, metamorfoza e shoqërisë

Teme shume e bukure . Dhe mendoj se duhet shtjellim kogja te kesaj teme . Perdorimi i rrjeteve sociale shikuar pergjithesishte eshte me sume i keqperdoreshem . Nese perdoren per mire keto rrjete sociale i kane te mirat e veta te panumerta . Por fatkeqesisht nuk ndodhe ajo 8

Psh me thote kush ne kete rrjet social qe jemi ne , perdoret me shume per mire apo ...?

Varet sesi deshiron te perdorin njerezit rrjetin qe frekuentojm rregullisht
Un prsh, kam mesuar gjera qe mendoja se ekzistonin e jo me qe ti dija
gjithsesi edhe rrjetet sociale na duhen ndonjeher
 
U dashka me e lexu me vëmëndje, nga darka do e lexoj , interessante
 
Nese e mireperdore eshte si shpirte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top