Rreshen,familja ne varferi ekstreme jeton vetem me 10 mije leke

Guest2

Antarë i Respektuar
Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme janë të panumërta në vendin tonë, por rasti i familjes Tuçi në Rrëshen duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Zef Tuçi, kryefamiljar vuan edhe nga sëmundja e rëndë e kancerit dhe prej kohësh ai as që e kuron sëmundjen për shkak të kushteve ekonomike. Familja e tij ka si te ardhura mujore vetem 100 mije leke te vjetra qe merr Zefi si pension.

“Kam dy vite pa luajtur nga vendi. Shkoj vetëm në banjo. Marr vetëm 10 mijë lekë në muaj. Jam vet i pesti në familje” thotë ai.
*
Bashkëshortja e tij thotë se e kanë të pamundur të shtyjnë ditët me ushqim, pasi të ardhurat nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçe. Ata kanë tre fëmijë minorenë të cilët detyrohen të vuajn varfërinë e tejskajshme bashkë me prindërit e tyre.

‘Kemi qenë tek bashkia, jemi ankuar e na kanë thënë se nuk kemi çfarë t’iu bëjmë. Ne jemi në hall të madh." tha ajo
*
Objekti *ku jeton kjo familje vetëm banesë nuk mund të quhet. Ditët me shi çfarë bie jashtë futet brenda. Ndërsa lagështia duket në çdo cep të shtëpisë.
Shqiptarja.com
 
Titulli: Rreshen,familja ne varferi ekstreme jeton vetem me 10 mije leke

te reja apo te vjetra?
 
Titulli: Rreshen,familja ne varferi ekstreme jeton vetem me 10 mije leke

Dikur ne nje emision te fiks fare pashe nje familje qe jetonte ne nje varferi te tmerrshme.
E ema u kish vdek atyre femijeve,i ati i madh ne moshe pa pune,edhe e madhja e atyre femijeve ish vec 9 vjec.
Perkujdesej ajo.

Kam qare me lot.
Doja te mos e shikoja serish ate video por nuk mundesha.
U tregova e kolegeve te punes ,edhe ata u ndien tejmase keq nga ajo video.

Telefonuam 5 here ne telefon te fiks fare,jo po do flasesh me Elvire,me Ermiren,e Edliren se eshte ajo moderatore,eshte kjo moderatore e ne fund s'arrita dot te ndihmoja me nje shume simbolike ate familje.

Me vone pashe qe u kishin derguar ndihme,rroba,ushqime etj.

Ohhh sa jam gezuar kur pashe qe ajo buzeqeshte e falenderonte.

ish vec 9 vjece.
 
Titulli: Rreshen,familja ne varferi ekstreme jeton vetem me 10 mije leke

ne kuader te kesaj nisme , per te ndihmuar familjet ne nevoje ..sot ne kompanine time , te gjithe kishim sjelle ushqime te gatuara ne shtepi dhe i blenim dicka duke donuar edhe leket...ishte najs si eksperience

ne vijim do viremi ne dijeni se kujt familje do i shkojne ato leke
 
Titulli: Rreshen,familja ne varferi ekstreme jeton vetem me 10 mije leke

Ah more edvin more edvin :mad:
 
Titulli: Rreshen,familja ne varferi ekstreme jeton vetem me 10 mije leke

Se mos esht vetem kjo familje. Sa e sa njerez jan ne kto kushte ne vendin ton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top