Rrafshet e demokracisë _-_ Shkruan: Hamdi NUHIJU

con man

Anëtar i ri
Rrafshet e demokracisë

Shkruan: Hamdi NUHIJU

Demokracia është një sistem i hapur politik ( por jo vetëm politik) i cili momentalisht gjenë aplikim në komplet rruzullin tokësor. Depërtimin e saj nëpër botë ky sistem e pati në formë të eliminimit të ish-sistemit, ose edhe të inkorporimit të ideve të sistemit socialist në rrafshe dhe segmente të caktuara ,e të përpunimit të atyre ideve dhe mendimeve edhe më thellë dhe përvetësimin e tyre me një petk avangard. Nëse do të ndaleshim dhe do të analizonim detajisht dallimet dhe ngjajshmëritë midis demokracisë dhe sistemeve tjera në rruzullin tokësor do të kishim nevojë të themelonim një akademi studimi në këtë çështje.
Fjalori –version i shkurtuar- i Enciklopedisë Britaneze na jep këtë përkufizim për demokracinë:” Demokracia është formë e udhëheqjes në të cilën fuqia e udhëheqjes i jepet njerëzve, të cilët kanë të drejtë ta aplikojnë dhe t`i përjetojnë frutat e tyre në formë ndërmjetësuese ose jo përmes sistemit të përfaqësimit të interesave, gjegjësisht me aplikimin e zgjedhjeve të lira periodike.” Nëse demokracia është e këtillë atëherë ekziston edhe modeli i thirrjes së njerëzimit në bashkëjetesë. Por, kjo thirrje nuk d.t.th. thirrje në asimilim ose në standarde të dyfishta të cilat ekzistojnë qëmoti në Republikën e Maqedonisë, e kjo thirrje nuk do të thotë pranimi i principeve dhe vlerave të demokracisë duke cënuar integritetin dhe vetëdijen prej ku rrjedh ose buron identiteti i çdo race, ngjyre e feje. Nga kjo mund të kuptojmë nevojën e demokratizimit të popujve dhe realizimit të frymymit të jetës së tyre në formë normale e pa presione të jashtme e të brendshme ndaj individëve dhe popujve të ndryshëm. Kjo nevojë në vete nuk ngërthen kolonizimin e popujve e as nënshtrimin e tyre si në kohën e aplikimit të imperializmit anglez në Egjipt. Me vet termin demokraci dhe përkufizimin e tij, nënkuptojmë formën e udhëheqjes së popujve, racave, ngjyrave të ndryshme në rruzullin tokësor në një vend të vetëm duke ruajtur të gjithë karakteristikat dhe interesat e tyre të cilat dallojnë prej njëri-tjetrit. Edhe pse gjithmonë në historinë e njerëzimit kanë ekzistuar tendeca të ndryshme të asimilimit dhe zhdukjes së popujve të ndryshëm, ose edhe të përvetësimit të kulturave, dokeve e traditave të ndryshme në formë të imponimit dhe dhunës, demokracia në esencë nuk duhet të luaj këtë rrol. Demokracia duhet të luaj rrolin e tubimit të vlerave të ndryshme në rruzullin tokësor dhe të eliminoj anomalitë për të cilat anomali ekziston unanimitet në rruzullin tokësor midis popujve. Kjo nuk do të thotë dominim i më të fortit dhe shtypje e më të dobtit si e kuptojnë disa demokracinë. Normalisht një kuptim i këtillë lind nga dëshira e tyre mesjetare për të shtuar ambiciet e tyre të egra për sundim më rruzullin tokësor në formë të padrejtë. Për t`i kuptuar mirë dhe qartë rrafshet e demokracisë duhet që së pari të bëjmë thirrje për bashkëjetesë midis popujve në rruzullin tokësor. Në vazhdim këto rrafshe do i analizojmë nën prizmin e 10 parimeve të Imam Shafiut në thirrjen e tij për bashkëjetesë të pasqyruara në librin e Amër Halidit që mban të njejtin titull.
Këto parime janë shpikje e Imam Shafiut dhe nëse i realizojmë ose i jetësojmë në jetë shumë larg nesh do të ishte përçarja, dhunimi dhe lufta. Do e kuptojmë se edhe demokracia ka një synim të atillë! Ajo nuk interesohet për zhdukjen e popujve e as për nënshtrimin e tyre, por thjesht rrafshet e demokracisë janë thirrje për bashkëjetesë normale midis popujve.
Fillojmë nga e para:
1. Mundohu të gjesh vendin( metodën) për të jetuar bashkë me tjetrin.
Njerëzit ndërmjet veti duhet të kuptohën dhe të gjejnë një rrugë për të bashkëjetuar midis veti. Por, nëse gjithmonë prej tjerëve presim që ato të kenë mirkuptim ndaj nesh ndërsa ne nuk e posedojmë një mirëkuptim të këtillë ndaj tyre atëherë bashkëjetesa nuk ekziston, por shtetet rrezikohen prej shteteve, kombet rrezikohen prej kombeve, ideologjitë rrezikohen prej ideologjive. Kjo thirrje i drejtohet kombeve, shteteve, ideologjive, religjioneve të ndryshme që janë në petkun e përbashkët të demokracisë. Sikur Maqedonia të gjende metodën ose mënyrën për të bashkëjetuar me fqinjtë e saj Kosovën dhe Greqinë edhe komplet gadishulli Ballkanik do të frymonte ma lirshëm. Për të arritur një gjë të këtillë duhet që të eliminohet dominimi i Serbisë mbi politikën e Maqedonisë dhe mbajtja e raporteve të mira të popullit maqedonas me atë shqiptar. Mesiguri se edhe Greqia po të dëshironte të bashkëjetojë rehat me fqinjin e saj Maqedoninë moti kohë do të ishte zgjidhur kontesti i emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë e kutadi kjo pjesë e Evropës ndoshta moti do të ishte e integruar në Unionin Evropian dhe në Nato.
2. Lyp çdo shkencë që të të ndihmojë të gjesh gjuhën( hapësirën) e përbashkët me tjetrin.
Nëse vërtet shteti i Maqedonisë do të interesoheshte për bashkëjetes me Greqinë dhe Kosovën nuk do të kishte nevojë që Greqinë ta provokojë përmes emërtimit të aeroportit maqedonas në Aleksandër Veliki, e as nuk do të sjellej me një përbuzje të këtillë ndaj procesit të njohjes së pavarsisë së Kosovës. Por, nga një mosinteresim i këtillë i palës maqedonase përveç problemeve ekzistuese i lindën këtij shteti edhe probleme tjera me Shqipërinë dhe Serbinë në rrafshe të caktuara. Synimi i demokracisë është bashkëjetesa me të tjerët, dhe metoda e mënyra e përafrimit të popujve. Bile kështu është teoritikisht. Po burimi i praktikës është teoria, ndërsa në praktik duhet gjithmonë të ekzistojë vullneti i përafrimit të interesave të popujve të ndryshëm. Me një gjest të vogël si rezultat i vullnetit të lirë të dy popujve sot në Evropë ekzistojnë shtetet e Bashkuara nën Unionin Evropian, me një gjest të këtillë Amerika dhe shtetet e saj prej një “ katund të madh” u shëndërruan në motor të teknologjisë në botë. Edhe vendet arabe përfundimisht duhet që ti kthehen principeve prej ku burojnë idetë e tyre, të mësojnë prej atyre principeve dhe të jetojnë të lirë e jo të nënshtruara karshi hordhive që po e keqpërdorin demokracinë. Demokracia asnjëherë nuk ka qenë kundër që të krishterët ti kthehen parimeve të krishterizmit e muslimanët t`i jetësojnë parimet e Islamit. Demokracia ka shkuar aq larg sa është munduar që t`i përafrojë këto njerëz në suaza të parimeve të tyre doktrinare. Kemi shumë shembuj bashkëkohor që shumë budist bëhen të krishter e shumë të krishter bëhen budistë, shumë krishter e budistë bëhen musliman, dhe shumë ateist i kthehen Krishterizmit e Islamit. Kjo është arritja më e madhe e demokracisë, ajo interesohet vazhdimisht për lirinë e zgjedhjes dhe jetesës me të tjerët.
3.Jeto në mesin e shoqërisë, mos jeto i vetmuar.
Rregulli i tretë është njëri prej rregullave më me rëndësi prej dhjetë rregullave që ky Imam i shpiki. Në kuadër të këtij rregulli përfshihen të gjitha asociacionet ndërkombëtare që kanë qëllime zhvillimi i popujve të ndryshëm, ose zhvillimi i ekonomive të caktuara. Këtë gjë moti kohë po e synon edhe Republika e Maqedonisë. Ajo nuk po dëshiron që të jetoj i vetmuar, por po do që të bëhet pjesë e shoqërisë shumëkombëshe. Por, në këtë synim mjaft po e pengon Greqia dhe politikat e saj diskriminuese jo vetëm ndaj Maqedonisë por edhe ndaj shumicës së shteteve të Gadishullit Ballkanik.
4.Mos i rrefuzo idetë e tjerëve në tërësi, derisa të mundohesh e të nxjerrësh dobinë prej idesë së tyre që ta kanë paraqitur.
Rektori i Univerzitetit të Durrësit as që po lejon të paraqiten idetë e të mos flasim të shoh dobinë e atyre ideve që bartin ato studentë dhe studentesha në veti. Kjo është një shembull i keq i ideve të ish-sistemit që ekzistonte në Shqipëri dhe në pjesë të mëdha të rruzullit tokësor ku detyroheshe që edhe frymën ta japësh me lejen e tyre e të mos flasim të bëhesh pjesë e sistemit të tyre duke jetuar principet dhe parimet e tua jetësore. Parashtrojmë një pyetje logjike prej të cilës mund të konstatojmë shumë gjëra, a mund që rektori i Univerzitetit të Durrësit në shenjë të aplikimit të vlerave të demokracisë edhe në atë univerzitet të bashkëjetojë me femrat që mbajnë shami, dhe me djemtë që mbajnë kryqa e mjekërr?
5.Mos i bën dëm atij që kundërshton mendimin tënd, sepse ke për ta shëndërruar në armik.
Nga popujt e njerëzit që nuk thërrasin në bashkejetesë kemi shembuj plotë ku dëmtohet çdo njeri , e çdo popull që nuk mendon si ai. Njerëzit në Maqedoni kishin frikë t`ia thonin hapur gabimet që bënte qeveria që ishte në pushtet ngase i frikësoheshin persekutimit dhe sulmeve të egra dhe trishtuese që ishin në gjendje pjesëmarrësit në atë qeveri ti bënin. Një gjë e këtillë u dëshmua para do kohësh me një publicist shqiptar i cili haptazi u kërcënua nga kreu i një subjekti politik shqiptar në Maqedoni. Nëse këtë parim partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe gjetiu do e jetësonin mesiguri se do të ishin shumë të fuqishme dhe do të ishin faktor stabilizues në Ballkan dhe më gjërë.
6.Bëhu real në qëllimet e tua që i ke për t`i bashkuar njerëzit dhe të kesh qëllimin e drejtë.
Cfarë qëllime të sinqerta dhe të drejta mund të kishin politikat e SHBA-ve në Irak kur në kontigjentet e tyre imprializuese dhe kolonizuese me veti kishin një mori misionarësh të krishter? Nëse me të vërtet i intereson SHBA-ve që Iraku të krishterizohet atëherë atë gjë mund ta bëjë edhe përmes rrugevë tjera që thërrasin në bashkëjetesë dhe jo në dhunim dhe cënim edhe të drejtave esenciale për jetë. Shembull mund të bëshin këmbim misionarësh, Iraku të dërgonte misionar musliman në SHBA, dhe SHBA-të të dërgonin misionar të krishter në Irak dhe ato në paqe dhe formë të organizuar ta kryenin detyrën dhe punën e tyre. Askush askend nuk guxon që ta ndalojë prej idesë së vet që t`ia paraqes tjetrit , por në kushte normale dhe jo përmes luftës dhe pushtimit.SHBA-të bijnë në kundërshtim edhe me parimet e demokracisë parime këto që thërrasin në bashkëjetesë dhe jo luftë.
7. Në qoftë se e ke për qëllim bashkëjetesën, atëherë rrespektoji njerëzit që t`ua përfitosh zemrat.
Si mund të bashkëjetojnë njerëzit në një vend kur nuk rrespektojnë njëri-tjetrin dhe bien në kundërshtim me demokracinë. Nuk është bashkëjetesë të bëhet një ndarje midis hoxhallarëve dhe “ intelektualëve” e as priftërinjve dhe intelektuave, por kjo është një formë e përçarjes dhe nënçmimit të vlerave civilizuese të ndryshme që ekzistojnë në vend dhe kohë të caktuar. Nëse nuk mësohemi që t`i rrespektojmë njerëzit atëherë shumë vështirë e kemi që t`ia plasojmë idenë tonë për bashkëjetesë. Ndërsa nëse i rrespektojmë ato dhe i nderojmë, ndoshta nuk do të arrijmë që t`i bindim në idenë tonë, por bile do të kemi ndikim pozitiv tek ato grupe njerëzish që nuk mendojnë si ne.
8.Bëhu i butë dhe i sjellshëm.
Butësia dhe sjellja e mirë janë çelësi i bashkëjetesës midis popujve , shteteve, kombeve, kontinenteve, njerëzve të feve të ndryshme. Kam kontaktuar me shumë maqedonas që i përkasin religjionit ortodoks, edhe pse mendimet e tyre mbi jetën dhe konceptimin e jetës nuk ishin të njejta me të miat, por butësia e tyre dhe sjellja më ka bërë që të bashkëjetojë me to dhe gjatë vikendeve të jemi bashkë përmes rrugës së sportit e bisedave të lira.
9.Bëhu njeri.
Njerëzorja tek njerëzit është shumë e rëndësishme dhe nëse ajo mungon atëherë komplet rruzulli tokësor do të marrë kahje jo të mirë dhe jo të drejtë. Njerëzorja e njerëzve i çel edhe ato dyer që janë të mbyllura me shekuj dhe se askush nuk ka guxuar dhe nuk ka tentuar që të vazhdoj e të trokas për t`i hapur. Njerëzorja jote mund të jetë shkak për bashkëjetesë me mu.
10. Bashkëjetesë nuk do të thotë që ti të asimilohesh, ose ta humbësh identitetin dhe nderin tënd.
Fatkeqësisht në këtë pikë kanë ra prej provimit të gjithë shqiptarët e gadishullit Ballkanik me disa përjashtime të vogla. Kur në Perëndim gjenë vajza dhe gra që janë të veshura në mënyrë njerëzore, tek ne gjenë shumë femra dhe burra që garojnë njëri me tjetrin në zhveshje dhe duke u arsyetuar se kështu po ndjekim vlerat civilizuese të Perëndimit. Oj vajza, demokracia nuk kërkon që ta hjekni shaminë që ua ruan nderin tuaj dhe të familjes, demokracia nuk është kundër që ju të identifikoheni si muslimane. Bile demokracia e kërkon një gjë të këtillë nga ju. Por, ju jeni ata që çoheni kundër demokracisë. Nëse sheh vajza tjera që veshen ndryshe nga ti dhe që ndikimi i tyre në shoqëri është negativ nuk ke pse imiton ato, kur vlerat e tua morale janë më të larta se të saj. Imito anglezet, gjermanet e francezet që mbajnë shami, se ato janë shembull pozitiv në shoqëri. Po, kjo nuk do të thotë se edhe tjerët nuk duhet të bashkëjetojnë me këto që mbajnë shami. Thjeshtë është liri përzgjedhjeje.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top