Riviera e Jonit te kalter

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Fshatra dhe plazhe që fshehin perla nën gjarpërimin e rrugëve. Pushime të paharruara, eksplorime në vende të mrekullueshme dhe qetësi në zona thuajse të paprekura. Nga Palasa në Dhërmi, Qeparo e deri në Bunec, shijoni çfarë ofron jugu këtë verëShtëpi e madhe e diellit, detit dhe malit. Kjo mund të thuhet pa frikë për bregdetin shkëmbor të Jonit. Palasë, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo,Borsh,Bunec fshehin perla nën gjarpërimin e rrugëve, kryesisht të hapur rishtazi nga vetë “të zotët e vendit” si dhe gjelbërimit, pemëve të mbjella, frutorëve, agrumeve si dhe mijëra rrënjë ullinj.

Ka një turizëm jo shumë të organizuar dhe kryesisht mbështetet në turizmin familjar, por edhe hotelerik. Kryesisht preferohet se është një bregdet i thyer, ku plazhet janë si ishuj të vegjël që të ofrojnë dhe intimitet relaksues. Pas Qeparoit bregu ka më tepër shtrirje, ku plazhi bëhet më “i sheshtë”.

Shumë prej plazheve kanë mbetur të virgjër. Ndoshta natyra me një lloj terreni “të ashpër” për të zbritur në shumë prej tyre e bën edhe më tërheqëse një vizitë në to. Ky lloj turizmi mund të shfrytëzohet edhe për sporte. Sportet nautike mund të jenë më të favorshmet për t’u ushtruar, pasi i gjithë gjiri rrihet nga erëra. Bregu jep mundësi, thuajse në gjithë zonën të një turizmi individual, apo edhe të lëvizshëm, me çadra, ose me rulota. Ky lloj turizmi mund të aplikohet që nga Llogaraja dhe deri në fshatra të tjerë, Qeparo, Borsh e bregdetin në vijim drejt Sarandës. E veçanta e këtij bregu (në zonën e Himarës), është se ofron një turizëm variabël, që mund të shfrytëzosh malin në turizmin malor, pyllin, detin. Kjo e bën trevën magjike në një hapësirë kilometrike jo shumë të gjatë. Po ky bregdet është i favorshëm për sportet e ujit, ndërsa zona malore për sporte të ajrit. Qafa e Llogarasë, por edhe mali i Shashicës në Vlorë janë dy nga pikat ku nisin fluturimet e ajrit. Aty nisin fluturimet për të vijuar më pas prej aplikuesve mbi bregdet.

Zona e Bregut

Në Vlorë njihen si zona e Bregut. Përfshihen Palasë, Dhërmi, Iliaz, Vuno, qyteti i Himarës, Pilur e Qeparo. Harta e tyre nis sa kalon qafën e Llogarasë. Duke zbritur drejt zonës bregdetare, teksa rruga zbret faqen e malit, plazhe të vegjël duken në vijën bregdetare që çon në zonat e Palasës dhe Dhërmiut.

Kontaktet e para vizive me ujërat joniane, teksa kalon Llogaranë, janë plazhet te Rrugët e Bardha, zona tipike të plazheve të virgjëra, ku mund të futesh vetëm me makina të larta. Frekuentimet janë të pakta, për shkak të terrenit të vështirë që lidh me bregdetin. Rruga nacionale që lidh Llogaranë me Dhërmiun është e asfaltuar, projekt ky që vijon zbatimin, por i përfunduar është deri në brendësi të Dhërmiut

Plazhi i Dhërmiut
dhermi-beach-riviera.jpg

ثshtë ndër më të frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet në shpat të malit, në terren të thyer dhe duke qenë ndër fshatrat më të vjetër të zonës ka ndërtime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kullë. Interes për vizitorët që pëlqejnë ndërtimet e vjetra është kisha e Shën Stefanit, në të cilën gjenden gjurmë të periudhës bizantine. Mbi fshat gjendet manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, të cilat kanë një pamje të veçantë. Përgjatë përroit të fshatit janë edhe disa shpella karstike me interes për tu vizituar.

Plazhi i Dhërmiut është ndër më të mëdhenjtë e plazhit Jonian. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të. Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Në zonë ka shumë bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet për pushime ditore dhe kryesisht qëndrim disaditor, ku mundtë shijosh rrezet e paradites dhe ujin e kristaltë, por edhe magjinë e perëndimit në det. Eksploratorët e botës nënujore, apo të apasionuarit për të, mund të shijojnë zhytjet në ujin e pastër, ku thellësia joniane fillon që në breg. Shkëmbinjtë që mbyllin plazhin janë labirinte të vërteta natyrore. Vijimi i shëtitjes përgjatë bregdetit shkëmbor, masive që bien thikë mbi det fshehin edhe shpella mjaft interesante për tu vizituar. E tillë është shpella e Piratëve, e cila gjendet në kodrën e Shën Todrit. Emrin i rrjedh nga piratët që strehoheshin me mjetet e tyre në vendin e fshehtë. Një bllok shkëmbor në formën e një kolone ndodhet në hyrjen e saj, duke e ndarë në dy pjesë. Shpella rreth 30 m e gjatë ka vlera historike dhe turistike.

Vuno
Vuno%20village,%20near%20the%20Adriatic.jpg

Karakteristikë në Vuno janë shtëpitë e ngjeshura me njëra-tjetrën, shtëpitë në faqen e malit janë të gurta. Rrugë me kalldrëm dhe terren tepër i thyer është ajo që bie në sy. Sapo kalon Vunoin relievi fillon e zgjerohet. Ndër më të veçantat është Kanioni i Gjipesë, i cili ndodhet në pjesën fundore të përroit me të njëjtin emër dhe ka një gjatësi rreth 800 m. Zbritja në det prezanton me plazhin e Gjipesë, një ndër plazhet më të bukur, me rërë e ujë të pastër dhe një bregdet në vijim tërësisht shkëmbor.

Jala
y1p8P0TLyhLut-clnm7y6gTqcmrKm7pM-LYBx4VQoqJxTEgrKypwSmyRyoCz425bmr3BFoxHX7li4k

Rruga ku futesh për te zona bregdetare, në degëzimin e rrugës nacionale që shkon për në Himarë, ndoshta në vështrimin e parë nuk duket shumë “mikpritëse” në një tabelë të vendosur shkujdesur mbi rrugë, por nëpërmjet gurëve që zbresin tatëpjetën, fshihet mrekullia. Vetëm disa metra pas kësaj shtrihetnjë pyll si në përrallë, sidomos në pjesën e djathtë kur udhëton drejt Jalës ka pamje magjepse, ndoshta për adhuruesit e natyrës mund të ngjasojë si një botë çudirash. Gjelbërimi përmes pemëve të shoqëron në një pjesë të mirë rruge dhe pas kësaj një kthesë e fortë dhe panorama shfaqet shumë më ndryshe. Rruga vijon në shpatin e malit dhe në pjesën tjetër kaltërsia është pafund. Një plazh gati gati ekzotik, ku gurët e brezit të dytë zëvendësohen më pas me zhavorrin e imtë. Piklat shkëlqejnë nën prekjen e valëve të lehta në breg. Edhe pse prishjet e dy muajve më parë në thellësi të plazhit kanë ravijëzuar gërmadhat, plazhi sërish është tundues, pavarësisht pamjes së dhimbshme që i dhuruan rruspat sezonit.

Himara
Himara.jpg
ثshtë një ndërthurje peizazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër dhe pas ashpërsisë së relievit, ku nuk mungojnë agrumet dhe ullinjtë, zbret në qendër të saj.

Gjithsesi lashtësia e vendit identifikohet me pjesën e vjetër të qytetit, që shtrihet në kodrën në të djathtë të qytetit ekzistues. Ruhen gjurmë të mureve të kalasë së vjetër që daton në shekujt IV-XVI dhe është personifikim qëndrese i banorëve. Brenda mureve gjendet kisha, një monument me vlera të veçanta. Plazhi i Himarës është një tjetër pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit, apo edhe shëtitjet me varka . Në verë, mbipopullimi në zonë është i dukshëm. Për shkak të kapaciteteve të mira akomoduese, të cilat janë hotele, por edhe shtëpi banimi të dhëna me qira në zonën e verës, vizitorët janë të shumtë. Prenotimet për banesat nisin edhe një sezon më parë, kohë gjatë së cilës plazhistët, teksa shijojnë pushimet në këtë bregdet, negociojnë me banorët edhe për një 10 ose 15 ditësh të dytë në sezonin e ardhshëm. Po kështu sezoni i verës mbledh edhe vetë banorë të zonës, të cilët vijnë nga emigracioni për pushime, por edhe shumë pushues nga rrethet, pjesën më të madhe e përbëjnë kryeqytetasit.

Të tjera

Plazhi vijon me zonën e Spilesë, e cila veç kushteve të mira për plazh, ka edhe burime ujore në gjirin e saj si dhe një shpellë interesante.

Një gji i cili shpalos një plazh tepër të veçantë, është ai i Llamanit. Vend mjaft piktoresk dhe me një natyrë të mrekullueshme. Pastërtia e ujërave është e padiskutueshme. Mungon tërësisht dora e njeriut.

Ndër pikat me interes për t’u vizituar teksa kalon Himarën, është Porto Palermo, e cila e ka marrë emrin që nga koha e pushtimit italian, identifikuar nga këta të fundit me vende të tyre. ثshtë një ndër pjesët më të bukura të bregdetit. Dikur ish bazë ushtarake, mund të dallosh qartë hyrjen e tunelit ku strehoheshin nëndetëset ushtarake, apo edhe ndërhyrje të tjera të bëra me qëllime ushtarake. Në pjesën gati ishull ndodhet Kështjella e Ali Pashë Tepelenës, muret e së cilës arrijnë deri në lartësinë 20m. Bedenat e kalasë bien mbi det dhe legjendat thonë se aty kanë pasur fatin e keq të përfundonin shumë vetë që kanë guxuar të përballen me pashanë. Po kështu si legjendë tregohet dhe historia si u ndërtua Kështjella në mes të detit, si një kapriço e pashait thjesht për t’i bërë një dhuratë gruas së tij, Vasiliqisë. Me topa, ai pas ndërtimit goditi pjesë të saj për të parë fortësinë, por edhe të testonte sa e sigurt do të ishte gruaja e tij, brenda mureve.

Qeparo
2306613.jpg

Në Qeparo ajo që bie më shumë në sy janë mijëra rrënjët e ullinjve të sistemuar në mënyrë gati perfekte. Fshati është piktoresk dhe veçse njihet si fshati i portokalles dhe limonit, ka një lulëzim dhe të pemëve të tjera e luleve që zbukurojnë verandat. Qeparoi fshat shtrihet në shpatin e malit dhe është ngritur rreth kishës së vjetër të Shën Thanasit. Qeparoi i poshtëm, ose Qeparoi fushë, ka ndër plazhet më të gjera, duke qenë tërheqës për pushime. Ndër ndërtesat për tu vizituar këtu propozohet Manastiri i Shën Dhimitrit, ndërtuar rreth 450 vjet më parë.

Një udhëtim përgjatë bregdetit shkëmbor me mjete lundrimi është një ekspoze edhe me plazhe të vegjël, shpella apo edhe qendra të lashta. Ndër to janë shpella e Haxhi Alisë, gjiri i Gramës e shpella e Piratëve.

Gatimet

Peshk, mish dhe shumë vaj ulliri

Ushqimi është kryesisht i mbështetur në bazë peshku dhe gatimi i mishit në mënyrë tradicionale, pjekja e mishrave në hell. Thellësitë e ujërave premtojnë për llojshmëri të peshkut, kryesisht atij të egër, që është shumë i parapëlqyer në tryeza. Shumë prej zonave njihen dhe si “Labëri e butë” . Në to njihet pjekja tradicionale si në vise të tilla.

Banorët e zonës, të besimit ortodoks, njihen për lidhjet me detin, për shkak të afërsisë me të. Ata njihen gjithashtu për kultivimin e ullinjve dhe agrumeve. Banorët thonë se askund nuk shijon vaji i ullirit si në zonën e tyre. Asnjëherë nuk mungon vaji i ullirit “ safi ” në shtëpitë e bregasve. Ndër pjatat që shoqërojnë ushqimet në tryeza janë dhe ato me lakra të egra, nena, të gjitha të zhytura në vaj ulliri. Ushqime të tilla kanë vlera kurative, si dhe janë të pasura, thonë banorë të zonës, të cilët sallata të tilla i kanë thjesht shoqëruese të prodhimeve të detit.

اmimet

Nga 45-60 mijë

Deri diku të kripura, por që gjithsesi të ndryshueshme në bazë të kërkesës dhe ofertës turistike në vite. اmimi i një shtëpie me qira shkon deri nga 45 mijë deri në 60 mijë lekë të rinj në 15 ditë. Shtëpitë ofrohen nga banorë të zonës, të cilat mund të jenë njëkatëshe, shtëpi të gurta, të cilat janë të freskëta, apo edhe ndërtime disakatëshe të kryera vitet e fundit.

Objekte që mund të vizitohen

Për shkak të besimit ortodoks, zona ka një mori objekte të këtij kulti, të tipit kisha, mes tyre edhe ato karakteristike.

Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo. Ka formë pesëkendëshe dhe është ndër monumentet më në zë të zonës.
kalaja-ali-pashe-tepelena.jpg
Objekte natyrore si shpella e Peshkatarit

Interesante në Himarë është shpella e Spilesë. Legjenda për të flet se në të ka zbritur edhe Odisea.
24127787.jpg


Kalaja e Himarës, është ndër më të vjetrat. Një pjesë e saj është me mure të gurtë ciklopikë të mëdhenj, ndërsa pjesa tjetër i përket periudhave të ndryshme. Brenda kalasë ndodhen dhe rrënoja të objekteve të kultit.

Pse pushime në bregdetin jonian

Vendi tipik kukaltërsia e detit shkrihet me ashpërsinë e malit

Plazhe dhe fshatra piktoreskë

Plazhe të virgjër

Gjire e shpella interesante ftojnë për të eksploruar.

Ka vende të pashkelura, panoramë e mrekullueshme

Larg zhurmës së qyteteve, në qetësinë e bregdetit dhe freskinë e malit, relaksi është i garantuar.

Udhëtim përgjatë bregdetit nga Buneci në Dhërmi

Mrekulli dhe mungesë investimesh

Ujë i pastër kristal, natyrë e bukur, por thuajse jashtë vëmendjes së investimeve. Kjo është përgjithësisht panorama që përcjell bregdeti i Jonit. Gjire të bukura, plazhe të rehatshme, pamje të gjelbra, fshatra piktoreskë, rrënjë të pafund ullinj, e portokalle, aty ku bashkohet mali dhe deti, shkëmbinjtë dhe ujërat e kaltra, të gjitha këto të shoqërojnë përgjatë rrugës në bregdetin jonian.

Plazhi i parë që ndalemi është ai i Bunecit. Buneci është zonë e fshatit Piqeras, siç pohojnë banorë të zonës, por që frekuentohet edhe nga zonat e Piqerasit, Sasaj dhe Lukova. Bunkerë gjigantë vëren në një sipërfaqe jo të vogël pranë plazhit. Kaltërsia e detit dhe një bregdet i gjerë premtojnë për një plazh tepër komod, por mungojnë thuajse investimet. Plazhi frekuentohet zakonisht ditor.

Rruga për në plazh, gjarpëron përmes gjelbërimit. Po të tillë ka në fshatin Piqeras. Ndalemi këtu. Në pjesë të fshatit Piqeras, të bien në sy mure të lartë dhe rrugë shumë të ngushta, madje në lagje të caktuara, ku një mjet me shumë vështirësi kalon. Mbi Piqeras ndodhet Sasaj, rrethuar nga ullishtet në shpatin e malit. Banorë të Piqerasit vlerësojnë bukurinë e bregdetit, por njëkohësisht vënë në dukje dhe mungesën e infrastrukturës në zonën e tyre. Banorët thonë se e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugë investimeve është dhënia e tokës pronarit. Kjo sipas tyre do t’i japë frymë turizmit të vërtetë. Pronat kanë qenë pika e dobët edhe për të intervistuar të tjerë në Borsh e Vuno.

Pranë rrugës nacionale në Borsh ndodhen buronjat, ku uji rrjedh fuqishëm dhe mbi të është ndërtuar një lokal. ‘Sezon i shkurtër’, vërejnë jo pa keqardhje banorët. Këtu zoti nuk ka kursyer në bukuri dhe plazh, por sezoni zgjat jo më shumë se një muaj, një muaj e gjysmë- pohojnë banorë. Po një bregdet i bukur dhe i veçantë shihet dhe në plazhin e Borshit. Mungesa e investimeve i bën plazhe të tilla të frekuentohen vetëm një muaj, një muaj e gjysmë, pavarësisht se janë vende ideale për pushime. Dy peshkatarë pohojnë se borshiotët shquhen për mikpritje dhe për të vërtetuar këtë na mundëson një udhëtim në det me varkën e tij, në të cilën është instaluar një minimotor me fuqi shumë të vogël. Ligji antiskaf nuk lejon më shumë se kaq. Nisemi drejt bregdetit dhe pasi kalojmë Qeparoin, qëndrojmë në Himarë. Zbritja më pas në Jalë, paraqet panoramën më të veçantë. Teksa hyn në rrugën që tregon tabela, gjithandej të rrethon gjelbërimi. Pemë dhe bar pa fund, të japin idenë e një udhëtimi si në një përrallë. Më pas rruga gjarpëron nëpër kodër, për të mbërritur në bregdetin që tashmë fal dy pamje krejt të kundërta,pasojë e prishjeve të ndërtimorëve para sezonit.

Kthehemi sërish drejt sipërfaqeve të gjelbëruara, për të vijuar udhëtimin drejt fshatrave të bregdetit.

Rruga nacionale të çon në qendër të Vunoit, fshatit të gurtë, të vendosur thuajse në formë teatri mbi shpatin e Mjegulloshit. Shtëpitë janë të larta, ndërsa ka rrugë të ngushta të shtruara me kalldrëm.

Dhërmiu është fshati më i madh i krahinës dhe plazhi i tij, shumë më tërheqës. Një sipërfaqe e madhe me gurë dhe zhavorr të imtë rrethuar nga gjelbërimi, e natyrisht uji kristal, plotëson panoramën.
•infoalbania•
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top