Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi ndoshta per 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perendise Diane, sot ato praktikohen per nje jete me te mire te mbushur me gezim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Dites se Veres. Faza e pare eshte faza pergatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe jane te nevojshme per Diten e Veres. Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit. Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres.

Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe t? del e liga.

Buka e derrit


Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne "buken e derrit", qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne "buken e derrit" simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.

Vizitat

Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


Kopshtaret e luleve dhe kenget e tradites

Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; "Nje lulishte me trendafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.

Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.
Shqiperia
 
Titulli: Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

Dita e Verës
1268502773-dita_veres_1.jpgRit dhe zakon popullor në Shqipërinë e Mesme. Dita e Verës festohet më 14 mars në Elbasan e gjetiu në Shqipërinë e Mesme e të Jugut (Përmet, Opar, Gjinokastër) dhe shënon mbarimin e stinës së dimrit. Nëpër oborre ndizen zjarre rituale për të dëbuar errësirën e dimrit. Gratë e Elbasanit dhe të zonave përreth pjekin një ëmbëlsirë të posaçme për këtë ditë, 'ballakumen e Elbasanit.' Kjo ditë është bërë festë popullore, sidomos për fëmijët, dhe vazhdon të kremtohet. Njihet në masë edhe nga shqiptarët e Maqedonisë. Verorja - Zakon popullor.

Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës 'verë' në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.

Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. Nje feste pagane, qe e ka origjinen ne kohen kur njerezit i faleshin perendive. Tempulli ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe se fundi as politika, nuk munden ta kene te tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.


Dita e Veres, nga Iliret ne lashtesi, te tempulli Elbasan
 

Attachments

  • 1268502773-dita_veres_1.jpg
    1268502773-dita_veres_1.jpg
    8.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

Ballokumja
1268504634-dita_veres_3.jpgEshte embelsire karakteristike vetem ne Elbasan. Ka qene dhe eshte sinonim i Dites se Veres. Ka nje formule te vecante gatimi, e njohur vetem ne kete qytet. Ne vija te pergjithshme, nje ballokume pergatitet si vijon: Ne nje ene te posacme prej bakri futen sipas radhes gjalpe i fresket, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kulaceve.
 

Attachments

  • 1268504634-dita_veres_3.jpg
    1268504634-dita_veres_3.jpg
    18.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

Konica per Diten e Veres
1268502984-dita_veres_2%5D.jpgFaik Konica, shkrimtari yne i ndjenjes, arriti te shpjegoje shpirtin e Dites se Veres. Ai e perkufizonte keshtu kete feste: "Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane, kur s'kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres....". Sipas shkrimtarit, kjo eshte nje feste e vjeter e races sone. "Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per t'u defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle....", shkruan Konica.
 

Attachments

  • 1268502984-dita_veres_2%5D.jpg
    1268502984-dita_veres_2%5D.jpg
    6.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes

Dita e Verës, festime të mëdha në kryeqytet
1268503792-dita_veres_5.jpg
Dita e Verës 14 Marsi është kthyer tashmë një festë mbarëkombëtare për të gjithë shqiptarët, në të gjitha viset mbarëshqiptare , festë që sjell gëzim dhe hare. Dita e Verës ka të bëjë me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin që është duke u larguar. Edhe këtë vit, Kryeqyteti për të pestin vit radhazi, do t’i bashkangjitet festimeve të mëdha në mbarë vendin për ditën e Verës, përmes aktiviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës ka planifikuar në këtë ditë, duke iu bashkuar kështu festimeve në qytetet e tjera të vendit. Kjo traditë e hershme, që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë, do të mbushë në 14 mars të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, me një larmi aktivitetesh të organizuara. Festimet do të nisin rreth orës 10.00 me aktivitete për të gjitha moshat, duke mos harruar edhe gatimet tradicionale të kësaj feste.

Të dielën paradite në sheshin "Skënderbej", këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" do të çelin siparin e festimeve. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojnë fëmijët e pranishëm, ndërsa Banda e qytetit do të mbajë rrugëtimin, përgjatë gjithë bulevardit kryesor.

Të dielën paradite në sheshin "Skënderbej", këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" do të çelin siparin e festimeve. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojnë fëmijët e pranishëm, ndërsa Banda e qytetit do të mbajë rrugëtimin, përgjatë gjithë bulevardit kryesor. Në Sheshin “Skënderbej ora 10.00 do të vendosen gatimet tradicionale të gatuara nga amvisat, të cilat do tu ofrojnë këtë ushqim qytetarëve që do i vizitojnë. Nëpër tryeza do jetë shtruar ushqim dhe do ndahet në porcione të vogla, në mënyrë që të ketë sa më shumë shijues të këtyre gatimeve.Kompani të ndryshme do të sjellin produktet e tyre dhe do të zhvillojnë aktivitete të shumta me të pranishmit, duke u dhënë dhe dhurata.

Lulishtja e Sheshit “Skënderbej” , do të jetë gjuha e fëmijëve Në një skenë që do të jetë e veshur si dekor, me ngjyrat e verës, me tollumbace të bardha e të kuqe, të rrethuara si veroret që mbajnë nëpër duar, artistët e vegjël do të performojnë pjesët e tyre. Koncerti i fëmijëve do të zhvillohet nën tingujt e muzikës më të dashur për ta. Duke vijuar më pas tek Galeria e Arteve, një grup prej 50 instrumentistësh do të performojnë muzikë klasike. Një repertor shumë i zgjedhur që nga Bethoveni e Vagner, me sonata dhe pjesë të mrekullueshme nga muzika klasike, do të sillen me mjeshtëri nga këta instrumentistë, Kësaj orkestrë të vërtetë, do t’i shtohen dhe pianistë profesionistë dhe soprano të TKOB-së , të cilat do të këndojnë kryesisht muzikë shqiptare, sonata dhe serenata shqiptare.

Në Parkun Rinia në mesditë do të vendoset një sistem karaoke, i drejtuar nga një prej këngëtarëve më të njohur sot, të muzikës moderne, KELLY, ku do të ftohen të gjithë, të bëhen protagonistë të këngës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në orët e paradites do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe streha ku nuk do të mungojnë, veroret, face paiting, si dhe xhaxhi piktori, sheqerkat dhe lojrat.
Përpara hotel “Rogner” në mesditë do të zhvillohet një pasarelë mode e konceptuar si një pasarelë e vërtetë, ku stilistë të njohur shqiptarë e studentë të modës, do të veshin modelet me koleksionet e tyre, të frymëzuara nga pranvera e të stiluara në perspektivë, me ngjyrat dhe emocionet më pikante të stinës. Pasditja do të jetë një panoramë verore e kushtuar rinisë ku në Zonën e ish- Bllokut do të perfermojnë live “ Rock the Block”, me muzikë rrok dhe muzikë live nga vende si Danimarka , Holanda , Belgjika dhe Gjermania me bashkëpunimin e ngushtë edhe të ambasadave të këtyre vendeve. Festa e Verës sjell besimin dhe shpresën, më shumë dashuri , mirësi , shëndet e ripërtëritje njerëzore..

Nga pikëpamja historike Dita e Verës është shumë e lashtë, dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët , një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet, pra para lindjes së krishtërimit. Ndërsa nga pikëpamja gjeografike, ajo festohej nga mbarë shqiptarët, në qytet e në fshat, në fushë e në malësi, në Atdhe apo edhe në mërgim. Fakti që kremtimi i Ditës së Verës është bërë edhe nga arbëreshët tregon në përhapjen e saj në të gjitha viset mbarëshqiptare. Madje tek arbëreshët siç shpjegon prof. Mark Tirta , me afrimin e kësaj dite arbëreshët e Italisë shkulnin barin me gjithë rrënjë nga toka, për të treguar edhe një vit larg vendlindjes
Por në të vërtetë kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani. Sepse gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri kjo ditë erdhi duke u zbehur. Aq sa dikur ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më.

Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës kremtohet me kaq madhështi tashmë, merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Dhe bashkë me Elbasanin vjen dhe ballokumja, ëmbëlsira e Ditës së Verës.




BalkanWeb
 
Titulli: Rituali i Dites se Veres, kater fazat e festes


Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës 'verë' në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.

Dita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja eshte zemra e saj. Nje feste pagane, qe e ka origjinen ne kohen kur njerezit i faleshin perendive. Tempulli ka qene ne zonen e Cermenikes, ne afersi te Librazhdit te sotem. Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe se fundi as politika, nuk munden ta kene te tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.


Dita e Veres, nga Iliret ne lashtesi, te tempulli Elbasan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top