Ritmit të natës kryeqytetase i kthehet ritmi

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ritmit të natës kryeqytetase i kthehet ritmi

Të enjten jetës impulsive të natës ju rikthye MAD club. Në orën 22:00 ka hapur dyer pas një kohe shkëputje nga kryeqyteti një ndër klubet më të frekuentuara dhe të preferuara nga rina e Tiranës.
I gjithë ambjenti i është nënshtruar një rishikimi të dizajnit dhe mobilimit të brendshëm nga arkitektët më në zë të cilët i kanë dhuruar një pamje sensuale dhe luksoze. MAD ka arritur të ndërtojë një imazh totalisht të dallueshëm nga çdo klub tjetër duke koleksionuar edhe përshtypjet më të mira nga frekuentuesit.

Mbrëmja e të enjtes, gjatë hapjes zyrtare të MAD ka qenë e mbipopulluar me tinguj energjik që kanë mbajtur plot ritëm gjithë natën mbi 800 të rinj që kanë mbushur ambjentet e klubit në këtë festë të parë për këtë stinë.
Sistemit të audios tepër cilësor i është shtuar edhe mjeshtëria e dy prej DJ më të mirë të Tiranës të cilët i kanë dhuruar tinguj energjik të pranishmëve në këtë natë të parë të hapjes së MAD.
Të ftuarit në këtë festë ishin të pranishëm në një eksperiencë metropolitane të veçantë, në një atmosferë të mrekullueshme për të ju gëzuar kulturës së jetës së natës.
Performanca e mbëmshme e DJ Dorit dhe DJ Misha ishte menduar si një përbërës i rëndësishëm në transmetimin e stilit të veçantë të MAD Club duke pasqyruar pasionin, gëzimin, harenë dhe fuqinë që mishërohet më së miri në elementët përbërës të një nate të kaluar në këtë klub.

Kjo natë ka pasur edhe shumë të ftuar special nga fusha e artit, skenës, politikës dhe televizionit që nuk i kanë munguar hapjes së MAD Club në Tiranë. Të gjithë të ftuarit special, MAD Club i ka shoqëruar me një limuzinë deri në hyrjen e klubit.

MAD Club i krijoi mundësinë të pranishmëve të preknin nga afër me të gjitha shqisat luksin, pasionin dhe ekstravagancën e jetës së natës që është e pranishme në të gjitha kryeqytetet e Evropës, duke u njohur kështu me ngjyrime të reja të kënaqësisë, në shoqërinë e muzikës dhe pijeve të cilat e bëjnë edhe më të veçantë këtë eksperiencë urbane.
MAD kërkon përherë t’i bëjë të rinjtë të ndihen mirë duke sjellë sa më shumë muzikë dhe argëtim pranë tyre gjatë çdo stine.

Festa e organizuar për hapjen e MAD Club do të jetë vetëm një fillesë dhe prezantim i udhëtimeve muzikore të mëtejshme që MAD do tu ofrojë të gjithë atyre që e jetojnë jetën e natës në maksimunim e saj.


Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top