Ringjallja sociale e “Piramidës”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ringjallja sociale e “Piramidës”

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


“Na ishte një herë në të ardhmen” është slogani, me të cilin synohet ringjallja sociale dhe artistike e një prej ndërtesave më të njohura të të gjithë Shqipërisë, Piramidës në Tiranë.

Ndërtesa tashmë është në patronazhin e Bashkisë së kryeqytetit, e këtë të premte do të presë shfaqjen e parë artistike pas shumë kohësh. Organizatorët premtojnë surpriza për ata që kanë dëshirë të argëtohen disi ndryshe nga herët e tjera në kryeqytet: si dikur, por në të tashmen, brenda ndërtesës së krijuar për të qenë muzeu i diktatorit.

Por çfarë do të ndodhë këtë të premte te Piramida?

“Të mundohemi të bëjmë një festë që të rikthejmë edhe një herë një ide pozitive, që ky është një vend ku duhet të ofrohet kulturë, ku duhet të ofrohen festa, ku nuk duhet të mungojë skenografia, s’duhet të mungojë instalacioni në një sallë kaq të madhe, që mund të ndryshojë destinacionin herë pas here me tematika të caktuara. Pretenduam ta nisim me diçka që do të jetë shumë komode për njerëzit për arsyen se është shumë e ftohtë, ishte shumë e amortizuar. Të kujtojmë dhe të shohim sesi mund të jetë një vizion përtej së ardhmes”, tha Florian Cara, organizator.

Do të jetë një festë që synon të sjellë një argëtim nën tingujt e muzikës, jo si zakonisht në Tiranë.

“Duam që njerëzit të mos vijnë dhe thjesht të kërcejnë apo pijnë dhe kaq. Duam ta ndryshojmë pak këtë konceptin e të festuarit, sepse në radhë të parë duam të bëjmë bashkë disa breza, brezin e vjetër dhe brezin e ri. Dhe të mos jetë koncepti i diskotekës, që të shkojmë të pijmë, të kërcejmë dhe kaq. Edhe bandat që do të performojnë drejtpërdrejt, por edhe DJ kemi menduar që të jenë pak më ndryshe në performancat e tyre”, tha Indrit Topi, organizator.

Fundjava në Tiranë mund të ketë disa stacione argëtimi, ndërsa këtë të premte i shtohet edhe një i ri, Piramida, ajo e 2017-s.

/ Top Channel
 
Titulli: Ringjallja sociale e “Piramidës”

Deri ne 2000 Piramida ka qene nje qender "rritjeje" sociale dhe kulturore. Ceremonite e ndryshme qe zhvilloheshin brenda kishin si synim qendror permiresimin e nje brezi, me mjetet dhe mundesite qe kishte Tirana atehere. Pra, organizuesit kishin si pikesynim, mbajtjen e struktures se shendetshme, solide dhe brenda sistemit qeveritar kulturor. Mbaj mend se asokohe un ndertua dhe kembana perballe saj, qe ne prisnim me padurim.
Na dukej sikur ding-dongu i saj do na hiqte gjithe ato zhurmat qe kish lene nga pas lufta civile e 1997.
Gjate kohes se Liceut "Jordan Misja", binte rasti te kalonim perdite. Dhe perdite, para Piramides apo asaj Kembanes, luteshim si femije per nje vend te bekuar nga Zoti. Imagjinonim lulishte pafund, si ne ane te tjera te botes, ku s'kishte vend per arme. Ai mermeri i bardhe ishte Luks pafund, ku rreshkisnim dhe siguroheshim qe mos thyenim ndonje pllake.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top