Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Rikthehet pas 1 orë e 20 minutash energjia elektrike në 'Q.Stafa'
UPDATE 20:31 - Lojtaret jane duke bere nxemje ne Qemal Stafa per te filluar pas nje ore e 30 minutash thuajse nderprerje te energjise elektrike, pjesen e dyte te ndeshjes Real - Gramozi.
Njoftohet se ne fushe kane dale me ne fund edhe lojtaret e Realit qe kane qene te detyruar te vishen e te zhvishen disa here, nderkohe qe pak minuta para rikthimit te energjise, ata u bene gati te largoheshin.
Ne tribunen VIP eshte edhe vete ministri i Energjetikes. Situata eshte vertet komike, por edhe e turpshme per vendin tone duke patur parasysh jehonen dhe ironine qe do shoqeroje kete lajm neser ne mediat sportive te botes.
Pjesa e pare e ndeshjes perfundoi 1 me 1 me gola te Xhafes dhe Kakase.
********
UPDATE 20:25 - Vijne dritat ne Qemal Stafa por gjendja eshte e turbullt. Ne fushe jane vetem lojtaret e Gramozit, nderkohe qe priten te dalin lojtaret e Realit. Dritat u rikthyen pas 1 ore e 24 minuta.
******
UPDATE 20:07 - Gjendje kaotike ne Qemal Stafa. Gazetari i Shekullit i pranishem ne stadium, njofton se autobusi i Realit ka mberritur para dyerve per te marre lojtaret e huaj, nderkohe qe forca te shumta policie, mbajne turmen e njerezve qe deshiron te dale nga stadiumi, por qe nuk mund te dale pa dale futbollistet.
Temperaturat e ulta ne Tirane e bejne edhe me te veshtire pritjen. Nje lajm ende i pakonfirmuar zyrtarisht thote qe drejtori i stadiumit eshte shkarkuar.
******
UPDATE 19:15 - Nje incident me energjine elektrike duket se e ka bere disi qesharake situaten ne ndeshjen mes Real Madrirdit dhe Gramozit qe po zhvillohet ne Tirane.
Sapo skuadrat kane tentuar te dalin ne fushe per pjesen e dyte nje black-out total e ka zhytur ne erresire stadiumin kryesor te vendit.
Pjesa e dyte duhet te fillonte qe ne oren 19, por ora tani shenon 19 e 28 dhe megjithese OSSH ka nisur nje grup eksterptesh, energjia ende nuk eshte rikthyer
*****
Real Madridi ka zbarkuar rreth orës 12.45 në Tiranë për ndeshjen me Gramozin e Ersekës, që nis në orën 18.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Pasi janë sistemuar në hotel "Sheraton" në Tiranë, Krostiano Ronaldo, Kaka dhe trajneri Pelegrini kanë dhënë një konferencë shtypi.
Sikurse duket, Reali i Madridit do të ketë edhe një "axhendë politike" në këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar.
Pas drekës, Presidenti i Republikës, B.Topi, do të presë në selinë e presidencës kreun e klubit madrilèn, Florentino Perez, gjë të cilën më pas do ta bëjë në Kryeministri edhe kryeministri i vendit S.Berisha.
1 000 forca sigurie kujdesen për Real Madridin
Në hollin e hotelit ku është akomoduar skuadra e njohur madrilène ka rreth 1000 forca sigurise, që janë të caktuar për të mbikqyrur mbarëvajtjen e qetësisë dhe rehatisë së Realit. Ata janë në dispozicion të cdo nevoje apo kërkese që mund të ketë një lojtar apo anëtar i stafit shoqërues të "galaktikëve". Për më tepër, siguria e hotelit ka punësuar tri kompani "security" për të qenë sa më praën lojtarëve të ekipit të bardhë. Prej dy ditësh më parë, këto forca e kanë inspektuar rregullisht hotelin,nga afër, për t'u siguruar se nuk ka asgjë të pazakontë. Në orën 14:00, kishte rreth pesëdhjetë oficerë të sigurisë në hollin e hotelit. Ata kanë mbikqyrur në afër çdo lojtar, sa herë që ata kanë lëvizur nga dhoma e tyre.
**************************************
SHTYPI I HUAJ:
Udhëtimi i çuditshëm i Real Madrid
Ashish Sharma
Pseudonimin e ka Kupa e Naftës, por Real Madrid duket se do të fitojë një trofe shumë më herët se Barcelona në vitin 2010. Në fakt kjo do të ndodhë në nisje të së mërkurës mbrëma.
Gjigantët spanjollë do nisen për një tur të çuditshëm në Shqipëri, të mërkurën, për të luajtur një ndeshje të vetme për kupën Taçi Oil International.
Ndeshja supozohej se do të luhej gjatë pushimeve dimërore, por nuk ndodhi kështu. Në fakt do të luhet në mesjavë, në mesin e rrugës së La Ligës, pas një javë në të cilën Los Blancos panë Barcelonën që të shkëputej me pesë pikë në krye, pas humbjes së Realit me Athletic Bilbao.
Prandaj ka nga ata që vënë në pikëpyetje vendimin për të luajtur një ndeshje miqësore në këtë kohë. Por ndeshja do të sjellë shumën e pabesueshme prej dy milionë eurosh në arkën e klubit, vetëm për 90 minuta pjesëmarrje. Ndeshja është organizuar nga Rezart Taçi, pronari multimilioner i kompanisë Taçi Oil, që dëshiron të shohë Real Madridin dhe yjet e këtij ekipi të luajnë në vendlindjen e tij. Real do të ndeshet me një skuadër nga Shqipëria.
Plani i udhëtimit i Madridit është tejet i ngjeshur. Klubi do të largohet nga kryeqyteti spanjoll në orën nëntë të mëngjesit. Ndeshja do të zhvillohet në orën gjashtë pasdite, menjëherë pas kësaj, ekipi do të fluturojë sërish për në Madrid dhe nuk pritet të kthehen në Barajas deri të enjten në mëngjes. Do të ketë një seancë stërvitore po në këtë ditë për tu përgatitur për përplasjen e së dielës në shtëpi, kundër Malagës.
Jo pa shkak, kritikët kanë ngritur zërin për vendimin për të luajtur një ndeshje të tillë në këtë moment. Kritikët e presidentit të klubit, Florentino Perez, që do të shoqërojë ekipin, do ta përdorin këtë si një shembull se si ai merr vendime vetëm për marketing e para, sesa për arsye të vërteta futbollistike.
Pjesë e marrëveshjes është që yjet kryesore të klubit, duhet të jenë aty. Ronaldo, Kaka, Benzema dhe Alonso pritet të jenë në lojë.
Tifozët e Madridit, të cilët nuk do kenë shans të ngjiten pranë radios, apo të kërkojnë çmendurisht në kanale televizive për të parë ndeshjen, pa dyshim që do rrinë me shpresën se asnjë lojtar nuk do dëmtohet.
Por të paktën ndonjë prej fansave sheh dhe anën qesharake të gjithë kësaj, ndërsa thotë: "Barça mund të ketë fituar gjithçka, por ne të paktën do vijmë në shtëpi me Kupën e Naftës!"
Megjithatë, pas asaj humbje kundër Athletic Madrid, edhe një gjë e tillë nuk është krejtësisht e garantuar.
Shekulli
Me falni se eshte nje teme sportive por e vendosa tek aktualiteti nqs duhet levizur, levizeni.
Hahaha vijne yjet dhe nuk kemi nevoje per drita hahaha na tuprperuan qe u befshin lemsh keta debila hahaha