Rihanna bashkëpunon me ate qe e rrahu, fansat irritohen

Images5-300x159.jpg

Lajmet e fundit që vijnë nga Rihanna kanë lënë të zhgënjyer fansat e saj. Shkak është bërë bashkëpunimi i papritur me dy video “Birthday Cake” e “Turn up the Music” midis këngëtares nga Barbados me ish-të fejuarin e saj, Chris Brown, i njohur për ushtrimin e dhunës ndaj saj disa vite më parë. Në atë rast, fansat kishin dalë në mbështetje të idhullit të tyre, ndërsa tani nuk arrijnë të pranojnë faktin që ylli i ri ka vendosur, jo vetëm të falë ish-të fejuarin, por edhe të fillojë me të një bashkëpunim muzikor.
Mesa duket, për shkak të vendimit të saj, këngëtarja duhet të jetë duke humbur paksa popullaritet. Megjithatë, për t’iu përgjigjur akuzave të fansave, ka menduar vetë Chris Brown, i cili në Twitter ka deklaruar: “S’jemi të çmendur, thjesht bëjmë muzikë. Nuk ju pëlqen? Atëherë mos e dëgjoni. S’jeni Zoti për të na gjykuar”. Kështu mesa duket, Broën ka mbrojtur paqen e rigjetur me ish-të fejuarën. Ndërkohë që ka edhe thashetheme se shumë shpejt, ata mund të kthehen si të dashur.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



/B/Shqip/
 
Pe: Rihanna Bashkëpunon Me Ate Qe E Rrahu, Fansat Irritohen

E ka ne terezi kjo...
 
Titulli: Rihanna Bashkëpunon Me Ate Qe E Rrahu, Fansat Irritohen

Po shume mire kane bere ,c'pune kane fansat me jeten e saj private.Mes çifteve ka ferkime plote,sdo te thote se nuk do rikthehen me bashke .
 
Titulli: Rihanna Bashkëpunon Me Ate Qe E Rrahu, Fansat Irritohen

Ehe fansat dhe gazetat pune kerkojn skan cbejen tjeter :D :D
 
Pe: Rihanna bashkëpunon me ate qe e rrahu, fansat irritohen

Jay-Z, i nxehur me Rihanna-n.

Zërat se Rihanna dhe ish i dashuri Chris Brown, i cili është akuzuar për dhunë fizike ndaj këngëtares, janë kthyer sërish bashkë kanë indinjuar shumë persona në botën e spektaklit.

Në fillim ishin kritikat nga gratë e keqtrajtuara, ndërsa tani është radha e kritikave nga Jay-Z, miku dhe mentori i saj.

“Nuk e kuptoj se si Chris e ka goditur atë dhe nuk dua më të kem të bëj me një burrë të tillë. Por më i nxehur jam me Rihanna-n. Nuk e di se çfarë po mendon, ajo nuk duhet të harrojë se çfarë i ndodhi”, theksoi bashkëshorti i Beyonce për ‘Radar Online’.
 
Titulli: Rihanna bashkëpunon me ate qe e rrahu, fansat irritohen

Kan thon kush te do te rreth
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top