Rezultatet e para të kuqezinjve në LO

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Rezultatet-e-para-t%C3%AB-kuqezinjve-n%C3%AB-LO.jpg
Një ditë pas ceremonisë hapëse të “Londër 2012”, protagonistë në garë u bënë dy sportistë shqiptarë në disiplinat e Notit dhe Qitjes, duke shënuar kështu rezultatet e para përfundimtare për ekipin olimpik shqiptar.
Notarja Noel Borshi, e cila garoi në 100 metra flutur, ndonëse u rendit e 40-ta nga 43 pjesëmarrëse në garat kualifikuese, theu rekordin kombëtar që mbahej nga vetë ajo, duke shënuar kohën 1 minutë, 5 sekonda dhe 49 të qinda, 22 të qinda më mirë se rekordi i mëparshëm. Një rezultat i kënaqshëm duke patur parasysh pretendimet e kësaj notareje 16-vjecare, e cila mori pjesë me ftesë në olimpiadë.
Mjaft pozitive rezultoi edhe gara e qitësit Arben Kucana, i cili u rendit i 20-ti në 10 metra pistoletë ajër, me 577 pikë të grumbulluara gjithësëj, duke lënë pas në renditje 24 qitësa të tjerë. Koreano-jugori Jing Jangoh zuri vendin e parë me 588 pikë. Në këtë disiplinë u kualifikuan vetëm 8 sporistë. Olimpiada e Londrës nuk mbyllet këtu për Arben Kucanën, i cili më 5 gusht në orën 10:00, do të garojë në 50 metra pistoletë./Kohasport/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top