Rexhep Qosja: Cfare fshihet pas skandalit mbi historine e shqiptareve

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Admirina Peci

Dy çështje e kanë trazuar opinion publik shqiptar ditët e fundit. اështja e parë i takon botimit të enciklopedisë maqedone, ku hasen shtrembërime të qëllimta sa i takon historisë së shqiptarëve dhe fyerje që shkojnë deri në cilësime "komb barbar", "ardhacakë", "njerëz të zbritur nga mali", e të tjera të këtij lloji. Nga ana tjetër, ende pa u mbyllur debati mbi këtë botim, në media shpërthyen reagime të ashpra mbi një tekst shkollor, pikërisht "Historia e klasës 12", ku vihet re një politizim i skajshëm i historisë së ditëve të sotme, por edhe keqkuptime të rënda për ngjarje e personazhe të historisë tonë në shekuj. اfarë fshihet pas këtyre dy ngjarjeve dhe si do të mund t'i analizonim ato sot, duke ndjekur ato shtresa të gjykimit me të cilat nuk arrijmë të përballemi sa kohë që i shohim debatet dhe konfliktet në sipërfaqe. Profesor Rexhep Qosja nuk ishte prononcuar deri më sot për këto dy ngjarje. Si çdo herë, ai parapëlqen të marrë kohën e duhur për të mbërritur në një gjykim final. Dhe, ja tek reagon përmes kësaj interviste ekskluzive, për herë të parë mbi botimin e enciklopedisë maqedonase dhe rreth skandalit të tekstit të historisë për klasën 12. Linjat e kësaj bisede janë të shumta dhe mjaft kurioze. Por, mund të veçojmë që në krye vetëm disa prej tyre. اfarë e cenon të ardhmen e shqiptarëve sipas gjykimit të tij në këto kushte ku ndodhemi sot? Pse mendon Qosja se Kosova do të bashkohet shumë shpejt me Shqipërinë dhe pse shqiptarët e Maqedonisë i duhen me çdo kusht shtetit maqedonas? Akademiku këmbëngul se teksti i historisë botuar në Tiranë është një kërcënim për historinë e shqiptarëve dhe në të ka aq shumë linja që i shërbejnë si frymëzim akademisë maqedonase, dhe simotrave të saj. Pse Berisha e shpartalloi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë? Akademiku thekson se ky libër zbulon planet e kryeministrit për ta mbyllur historinë e shqiptarëve me historinë e Sali Berishës dhe të partisë së tij. A ishte '97 një rebelin komunist? Akademiku Qosja ka një këndvështrim befasues për këtë ngjarje...
A mund të themi se shqiptarët gjenden sot para një kërcënimi serioz sa i takon historisë së tyre, traditës, vetë identitetit? Si i komentoni këto dy ngjarje?

- Enciklopedia e Maqedonisë, që u botua dhe u përurua këto ditë në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë, deshën s'deshën ta pranojnë politikanët dhe intelektualët maqedonas, deshën s'deshën ta pranojnë politikanët dhe intelektualët shqiptarë, deshën s'deshën ta pranojnë politikanët dhe intelektualët e popujve dhe të shteteve të tjetra ballkanike, e tregon gjendjen dhe e tregon qëndrimin thelbësor të këtyre popujve dhe shteteve të tyre ndaj njëri-tjetrit. I shikuar prej së jashtmi, prej sipërfaqes, ky qëndrim sot duket i mirë, madje i përzemërt, por në thelbin e vet është ai që ishte tradicionalisht: qëndrim në të cilin janë të përmbajtura dyshime, paragjykime, përçmime, mosdurime, kur e kur urrejtje. Janë pak vite prej se shtetet ballkanike, të këshilluara dhe të kushtëzuara prej SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, kanë filluar të sillen sadopak normalisht njëri ndaj tjetrit, por gjatë këtyre viteve nuk kanë mundur t'i ndryshojnë përmbajtjet mendore dhe ndjenjore të krijuara me shekuj. Duhen shumë, shumë vite, shumë dhjetëra vite, që ato përmbajtje të ndryshojnë - në qoftë se do të ndryshojnë plotësisht ndonjëherë! 'Historia e Popullit Shqiptar' (drejtimi natyror)12, që u lëshua në qarkullim në Shqipëri, po ashtu, këto ditë, krahas lëshimit në qarkullim të Enciklopedisë së Maqedonisë, e tregon gjendjen politike, intelektuale, shkencore në Shqipëri. Dhe, kjo gjendje, fryt i të cilit është kjo histori, e shikuar dhe e vlerësuar prej anës shkencore, është dëshpëruese. Stalinizmi në historiografinë shqiptare na e thotë kjo vepër, jo vetëm nuk është tejkaluar, por është ashpërsuar dhe diletantizuar! Në qoftë se autorët e këtij teksti nuk kanë menduar se sa e komprometojnë historiografinë shqiptare me të, sponsorët e tij politikë nuk kanë menduar se sa shumë e komprometon ai tekst politikën dhe "demokracinë" e tyre. 'Historia e Popullit Shqiptar' (drejtimi natyror) 12, dëshmon, më qartë se të gjitha deklaratat e opozitës gjatë katër viteve të kaluara, se demokracia shqiptare është një partokraci e zhytur në korrupsion politik dhe intelektual, që prodhon megakorrupsionin e përmasave të Gërdecit, në nepotizëm, dhe pse jo, në primitivizëm!
A mund t'i quajmë reminishenca që vijnë nga Akademia e dikurshme e Beogradit këto iniciativa të akademikëve maqedonas? A ka vend për një shenjë barazimi në këtë mes?
Të them sinqerisht, jam i befasuar nga befasia, pra të përsëris, i befasuar nga befasia, që shprehin intelektualët dhe politikanët tanë për shkak të atyre që në atë Enciklopedi janë thënë për shqiptarët: për shkak të disa të pavërtetave që thuhen për historinë e shqiptarëve, për shkak të paragjykimeve që shprehen aty ndaj shqiptarëve dhe për shkak të disa ngjyresave nënçmuese ndaj shqiptarëve. Idetë e tilla, paragjykimet e tilla, ndjenjat e tilla ndaj shqiptarëve nuk paraqiten për herë të parë në historiografinë dhe në publicistikën maqedone. Ishte një kohë kur pushteti maqedon u ndalonte shqiptarëve që fëmijët e tyre t'i pagëzojnë me emrat shqipe, Liridon, Liridonë, Kastriot, Vlorë, Valbonë, dhe me disa emra të tjerë tipikë kombëtarë. Ishte një kohë kur pushteti maqedon ua rrënonte shqiptarëve rrethojat e shtëpive, duke cenuar ashtu rëndë identitetin dhe zakonet e tyre. Ishte një kohë kur pushteti maqedon bënte çmos për të rrëgjuar sa më shumë arsimin e shqiptarëve në Maqedoni. Ishte një kohë kur politikanë dhe intelektualët maqedonë kishin krijuar një aleancë të fuqishme kundërshqiptare me politikanët dhe intelektualët serbë, sidomos pas vitit 1981, sado jo vetëm pas këtij viti. Unë, që kam shkruar shumë herë kundër kësaj politike serbo-maqedone dhe ato shkrime jam detyruar t'i botoj në Kroaci dhe në Slloveni sepse nuk më botoheshin as në Shkup, as në Prishtinë, e di mirë prej çfarë idesh, çfarë paragjykimesh dhe çfarë ndjenjash përbëhej ajo politikë serbo-maqedone ndaj shqiptarëve.
Të gjitha ato mendime jo shkencore për shqiptarët, të gjitha ato paragjykime ndaj shqiptarëve, të gjitha ato ndjenja mosdurimi ndaj shqiptarëve në historiografinë maqedone, janë marrë që herët prej historiografisë, prej etnografisë, prej publicistikës, më në fund, prej letërsisë serbe. Nuk ka dyshim se një numër i historianëve, i etnografëve, i publicistëve, i shkrimtarëve maqedonë janë nxënës të vjetër shpirtërorë të shkencës, të publicistikës dhe të letërsisë serbe. Ne, me të drejtë po reagojmë ndaj Enciklopedisë së Maqedonisë, por nuk po reagojmë ndaj enciklopedive, ndaj historive, ndaj librave të tjerë shkencorë, publicistikë e letrarë, që janë në qarkullim në Serbi, të botuar më herët apo të botuar tani, e që janë përplot falsifikime të historisë shqiptare, përplot paragjykime, dhe shpesh, përbuzje e urrejtje për shqiptarët. Në lidhje me Enciklopedinë e Maqedonisë dua të shtoj edhe disa mendime. Në reagimet tona në Maqedoni, në Kosovë dhe në Shqipëri ndaj Enciklopedisë së Maqedonisë, përpos paraqitjeve të drejta, të arsyeshme, të nevojshme shkencërisht dhe politikisht, kishte edhe diçka që nuk mund të quhej përkatëse, as mjaftueshëm politikisht e mençme. Reagimet tona tingëlluan si demonstrim i patriotizmit medial në vend se të ishin demonstrim i vetëdijes shkencore. Në rastet më të shpeshta ne shikuam, dëgjuam dhe lexuam në media çka mendojnë politikanët dhe intelektualët e njohur më shumë si njerëz të politikës se sa të shkencës për Enciklopedinë e Maqedonisë. Dëgjuam çka mendojnë ata privatisht. E do të duhej të dëgjoheshin: për aspektin shkencor të asaj Enciklopedie institucionet tona shkencore dhe shkencëtarët tanë, kurse për aspektin politik institucionet tona politike dhe shtetërore, ashtu siç e bënë ambasada amerikane dhe ambasada britanike në Shkup. Gjithsesi, është dashur të mendojmë në mos reagimet në trajtën e demonstrimit të patriotizmit medial patetik mund të na sjellin më shumë dëm sesa dobi te ndërkombëtarët, të cilët me shumë vëmendje i përcjellin sjelljet dhe shprehjet tona ndaj fqinjëve tanë. Enciklopedia e Maqedonisë, ndërkaq, më nxiti të mendoj edhe për enciklopeditë tona të paqena. Akademia e Maqedonisë e bën Enciklopedinë e Maqedonisë.
Akademia e Shqipërisë ka arritur të botojë deri tani vetëm dy vëllimet e para të Fjalorit Enciklopedik, pra të fjalorit enciklopedik, që nuk e ka rëndësinë e enciklopedisë, dhe t'i botojë aq dobët sa duhet t'i ruash duart mos po të priten prej letrës dhe kopertinave të tyre - aq janë të dobëta. Akademia e Kosovës as nuk ka bërë enciklopedi, as fjalor enciklopedik. Dhe, as histori të shqiptarëve, dhe as histori të Kosovës! Me kë t'i bëjë? Kjo është e vetmja akademi në Ballkan, dhe në Evropë, që në përbërje të saj nuk e ka asnjë historian dhe asnjë arkeolog dhe asnjë leksikolog! E pse nuk e ka asnjë historian dhe asnjë arkeolog dhe asnjë leksikolog? Sepse, në Akademi është dashur të pranohen bashkëpartiakët, shokët, miqtë, pjesëtarët e klanit të atyre që e kanë bërë shtëpi private Akademinë tani e pesëmbëdhjetë vjet! E me ta projekte shkencore të rëndësishme, siç janë enciklopeditë, historitë e popullit, historitë e letërsisë, fjalorët e gjuhës letrare dhe të gjuhës popullore, historitë e artit popullor, as nuk janë bërë, as nuk do të bëhen. Fatkeqësisht! Akademia e Maqedonisë dhe Akademia e Serbisë i përkthejnë në gjuhë të huaja veprat historike kombëtare: historitë e popullit, të letërsisë, të arteve të tjera, të artit popullor, të mitologjisë kombëtare, kurse botimin e atyre përkthimeve e financojnë shteti maqedon dhe shteti serb. اfarë përkthimesh bëjnë akademitë tona? Kurrfarë! Botimin e cilave përkthime e financojnë institucionet tona shtetërore? Temë për vajtim!
اfarë e udhëheq Ballkanin sot, nacionalizmi apo ëndrra për integrim?
Siç më duket mua, Ballkanin e udhëheq sot një dëshirë e madhe, e shprehur me retorikë dhe me patetikë, për integrimet euroatlantike, por pa u liruar prej nacionalizmit ku më të "modernizuar" e ku më primitiv!
Si e shihni të ardhmen e shqiptarëve?
Kam shkruar apo kam folur jo pak herë në biseda për mediat mbi këtë çështje. Po përsëris çka kam thënë: shqiptarët i shoh, pas disa vitesh, të integruar në Bashkimin Evropian. Shqipërinë dhe Kosovën i shoh të bashkuara, ndoshta edhe pa kundërshtimin e vendeve ballkanike, sepse ashtu u lehtësohen shqetësimet që këtyre popujve ballkanikë u shkaktojnë dy shtete të shqiptarëve. Shqiptarët në Maqedoni i shoh si popull shtetformues. Por, më duhet të shtoj: përfytyrimin tim për ardhmërinë e shqiptarëve e cenojnë më pak a më shumë: propaganda fetare, mjaft e sofistikuar, në disa media të Tiranës, kur e kur edhe të Prishtinës, që flet për një racizëm fetar të ardhur prej së jashtmi në jetën tonë; mimikria kolektive; korrupsioni i pandalshëm; shpërfillja e kulturës nga institucionet politike e shtetërore; mafia, gënjeshtarët dhe të papërgjegjshmit jo aq të paktë në politikë; bashkëdyzimi i primitivizmit dhe stalinizmit në politikë!
Të ndalemi tani në çështjen kryesore. Një tekst historie për shkollat e mesme, ku gjejmë deformime të atilla që akademikëve maqedonas as u kanë shkuar në mend. Në 200 faqet e këtij teksti, historia e 24 shekujve përfshihet vetëm në 12 faqe. E në këtë hapësirë mungon tërësisht trajtimi i plotë i 14 shekujve, nga shek II para Krishtit deri në shekullin XII pas Krishtit, periudhë kjo kur formohen kombet e gjithë vendeve evropiane, përfshirë edhe vendin tonë. اfarë pasoje do të sjellë ky boshllëk në mendësinë e këtij brezi maturantësh?
Boshllëku për të cilin flisni ju, në këtë tekst të historisë nuk cenon vetëm mendësinë e brezit të tanishëm të maturantëve, formimin historik, kulturor të tyre. Ky boshllëk cenon në tërësi historinë e shqiptarëve. Me këtë boshllëk sikur u thuhet shqiptarëve, dhe të huajve, që do ta kenë në duar këtë tekst: shqiptarët, iliro-shqiptarët, nuk kanë vazhdimësi në historinë e tyre. Historia e shqiptarëve, na thotë ky tekst, është histori e pa vazhdimësi! Ja një argument që historiani ynë i këtij teksti u sjell autorëve të Enciklopedisë së Maqedonisë dhe autorëve të shumtë serbë që paragjykimet e tyre për shqiptarët t'i stolisin edhe me "argumente", që ua dhurojnë vetë shqiptarët!
Botimi i këtij teksti dëshmon edhe njëherë se në Shqipëri historinë e bëjnë politikanët dhe politikën e bëjnë historianët. Kjo metodë sundoi plotësisht vitet e diktaturës dhe vijon të sundojë në këto njëzet vite të postdiktaturës. Deri kur mund të vazhdojë ky absurd shqiptar?
Historinë e shqiptarëve e bën populli shqiptar, por historiografinë shqiptare po e shpërfytyrojnë, po e shtrembërojnë, po e falsifikojnë, po e keqpërdorin rëndë politikanët me shërbëtorët e tyre historianë, natyrisht për nevojat e veta. Kështu është në Shqipëri dhe kështu është në Kosovë! Sikur të kishin një kulturë historike, njerëzit e politikës ndoshta nuk do ta lejonin një shpërfytyrim, një keqpërdorim të tillë të historiografisë e aq më pak të jenë sponsorë, ndoshta, urdhërdhënës të këtij shpërdorimi dhe keqpërdorimi të shkencës. Po të kishin kulturë historike ata do ta dinin se tekstet e shkruara me porositë e tyre dhe për glorifikimin e tyre janë të përkohshme sa edhe ata vetë dhe një ditë do të hidhen në plehun e historisë. Por, mungesa e dijes, e kulturës dhe e etikës nuk u lejon të shohin çka është e pashmangshme të shihet. Ky tekst i historisë, me titullin 'Historia e popullit shqiptar' (drejtimi natyror) 12, tregon qartë se përse kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e shpartalloi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, pse i shkëputi prej saj institucionet shkencore, pse disa akademikëve u mori të drejtën që të jenë të votuar në organet drejtuese të saj dhe pse në organet drejtuese të atyre institucioneve, më në fund, emëroi kë ai deshi të emërohej! I gjithë ky komplot kundërdemokratik, kundërkulturor u bë, përpos të tjerash, për t'u krijuar kushtet që historia e popullit shqiptar të mbyllet, për brezat e sotëm, me historinë e Sali Berishës dhe të Partisë së tij! Këso çudie staliniste nuk ka ndodhur në kohën e diktaturës! Jo! Në atë kohë tekstet historike e ndalnin historinë në vitin e çlirimit prej pushtimit italian, dhe pastaj, gjerman, domethënë, në vitin e çlirimit prej fashizmit dhe nazizmit, kurse Sali Berisha e ndal në derën e banesës dhe të kabinetit të tij qeveritar!
Ngjarjet e revoltave të vitit 1997 trajtohen në këtë tekst si "rebelim komunist". اfarë përfaqëson '97-a në vështrimin tuaj, tashmë në distancë dhe a ka nxjerrë mësime politika shqiptare nga kjo ngjarje?
Në vitin 1997 populli shqiptar u ngrit kundër regjimit autokratik, në të vërtetë despotik, të Sali Berishës dhe të sejmenëve të tij. Të gjithë përbërësit e regjimit të tij zbatonin një teknologji regjimore frikësuese, shtypëse, kërcënuese, fyese, në të cilën ishin bashkuar dy përvoja tragjike: ajo despotike orientale dhe ajo sovjetike staliniste. Jo rastësisht mediat britanike për Sali Berishën thoshin: në krye të Shqipërisë është gjetur njeriu i shekullit tetëmbëdhjetë, i cili ka në dorë mjetet e shekullit njëzet e një! Në vitin 1997 populli shqiptar në të vërtetë bëri revolucion demokratik dhe u çlirua prej këtij regjimi. Por, ata që erdhën në pushtet pastaj, ata nuk ditën t'i bëjnë njëmendësi, të përhershme, frytet e atij revolucioni demokratik. Politika shqiptare, si po shihet, nuk ka nxjerrë mësime prej atyre ngjarjeve. Mjerisht!
Si mund ta shpjegojmë trajtimin në një tekst historie të ngjarjeve aktuale, shpesh ngjarje që nuk kanë marrë ende as përgjigjen e gjykatave?
Për njerëzit që kanë një dije shkencore, që njohin sadopak metodologjinë shkencore të historiografisë, që kanë etikë shkencore, është e ditur se bashkëkohësia nuk mund të jetë objekt i historiografisë. Dhe, nuk mund të jetë objekt i historiografisë, sepse është i pamundshëm, është i munguar, vështrimi historik, prandaj edhe trajtimi shkencor, objektiv i saj. Si mund të bësh historiografi ti duke trajtuar tragjedinë e Gërdecit kur ende prokuroria nuk e ka hequr prej rendit të ditës të Drejtësisë shqiptare? Si mund të bësh historiografi ti duke e trajtuar politikën gati njëzetvjeçare të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, kur dihet se ai e furnizonte regjimin e Millosheviçit me naftën prej Shqipërisë, kur dihet se ai me "diplomatët" e Kosovës në Tiranë përndiqte ushtarët e ardhshëm të UاK-së, që kishin ardhur të stërviteshin në Shqipëri, kur dihet se ai me dhjetëra herë kishte kërkuar në foltoret në Shqipëri dhe në foltoret në Evropë vetëm autonomi për Kosovën, kurse tani, edhe vetë, edhe përmes hyzmeqarëve politikë në disa media, e thotë të kundërtën? Si mund të bësh historiografi ti duke i trajtuar si të vërteta gjithë gënjeshtrat, mashtrimet që shqiptonte tani e njëzet vjet kryeministri i sotëm Shqipërisë për njëmendësinë shqiptare, për kundërshtarët politikë, për rolin e krijuesve të ndryshëm në diktaturë e për shumë çka tjetër? Do bësh historiografi duke u mbështetur në thashetheme partiake? Do bësh historiografi duke u mbështetur në artikuj të gazetave partiake? Do bësh historiografi duke u mbështetur në fjalimet e funksionarëve partiakë, gjuha propagandistike e të cilëve nuk ndryshon prej gjuhës propagandistike të stalinizmit mbi planet pesëvjeçare? Jo, me të "dhëna" të tilla nuk bëhet historiografi, nuk bëhet shkencë. Me të dhëna të tilla bëhet gazetari propagandistike partiake. Nxënësit tanë, maturantët tanë, lexuesit tanë në Shqipërinë shtetërore e në Kosovë e kemi për detyrë intelektuale dhe morale t'i mbrojmë prej këtij helmi partiak, që u jepet atyre me titullin e historisë së popullit shqiptar.
Si do ta portretizonit një historian model? A mund të gjejmë sot shembuj të këtillë në radhët e historianëve shqiptarë?
Nuk mund të jesh historian i mirë, historian i rëndësishëm për historinë e popullit tënd, në qoftë se dijen metodologjike, dhe kulturën historike, dhe dhuntinë krijuese nuk i mbështet në parime etike. Më pyesni a mund të gjejmë historian të këtillë në radhët e historianëve shqiptarë? Po. Pa dyshim po. Shqipëria ka historianë të shquar. Shqipëria kishte dhe ka një varg historianësh, gjuhëtarësh, arkeologësh, etnografësh shumë të shquar. Po përmend disa historianë të brezit të vjetër. Aleks Buda, Kristo Frashëri, Arben Puto, Kristaq Prifti - po këta janë emra të mëdhenj të historiografisë shqiptare. Paskal Milo është historian i shquar me kulturë, me dhunti, me etikë shkencore, i cili, mjerisht, ka humbur shumë kohë në politikë. Prej brezit të ri dua të përmend një historian, që sot shquan si maje e lartë në historiografinë shqiptare: Pëllumb Xhufi. Të gjithë i nderoj dhe i dua shumë: me Ali Hadrin ne në Kosovë na e kanë mësuar historinë e popullit shqiptar, të Shqipërisë dhe të Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë.
ثshtë e qartë nevoja që kanë shqiptarët për një histori përtej politikës. Por, kur do të mund ta kenë një histori të tillë?
Një histori të tillë, mbipolitike, një histori vërtet shkencore, një histori të tillë, të shkruar me kulturë historike dhe shkencore në përgjithësi, me etikë shkencore, shqiptarët do ta kenë vetëm kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen shtete vërtet demokratike, çka sot nuk janë. Nuk janë shtete vërtet demokratike dhe nuk janë shtete të përfunduara si shtete. Dhe, kur prej politikës të shkojnë mbeturinat e diktaturës që në pushtet janë ngritur duke kamxhikosur paturpësisht mbas vdekjes Enver Hoxhën, të cilit i kanë shërbyer përtokas, të cilin e kanë madhëruar si hyjni! Domethënë: Mjerimi moral dhe servilizmi i ri nuk i lejojnë të shohin se Perëndia i tyre, Enver Hoxha, i cili e kishte vënë Shqipërinë nën një regjim dhune të përgjithshme, që e dënon çdo mendje liridashëse e demokratike, njëkohësisht ka bërë shumë për Shqipërinë: e ka nxjerrë prej prapambetjes së tmerrshme materiale, institucionale, arsimore, shëndetësore, duke e bërë shtet, të fortë, të organizuar (sado policor), me të gjitha institucionet më të larta të shtetit anëtar të OKB-së, të arsimit, të shëndetësisë, të shkencës, të kulturës. Një histori të tillë, shkencore dhe të shkruar ndershëm, shqiptarët do të mund ta kenë vetëm kur politika shqiptare të çlirohet prej Sali Berishës dhe sali berishave në politikë, në historiografi dhe në shkencë në përgjithësi. Dhe, kjo ditë nuk është larg: më së shumti edhe tre-katër vjet. Gazeta SHQIPTARE
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top