Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Busti i Adem Jasharit, që deri në muajin nëntor 2012 gjendej në një shesh të vogël në Rrugën e Durrësit, pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, pas heqjes prej aty është hedhur në plehra.
ثshtë e disata herë që busti i komandantit legjendar të UاK-së përdhoset në Tiranë, por kësaj radhe, ai është hedhur si një gjë e pavlerë në mbeturina, fill pas Galerisë Kombëtare të Arteve. Mundej të ishte lënë në “këmbë” si shumë objekte pranë saj në bronz apo në materiale të tjera, por jo. Ai është i shtrirë në mes qeseve e kartonëve, përkarshi rezidencës së Familjes Mbretërore.

A sillemi ne kështu me heronjtë? Jeta e një heroi vijon edhe pas vdekjes, e me të edhe respekti, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Busti në fjalë, që paraqet vetëm kokën e heroit, komandantit legjendar të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, që ka luftuar për flamurin kuqezi, nuk duhej kurrsesi të lihej aty ku është sot. Edhe pse është prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun që bëri një sakrificë të madhe për atdheun, për atë atdhe, për atë mëmëdhe, për atë flamur që valëvitet mbi institucione që e fyejnë. Asnjë muze, galeri apo institucion në Tiranë e jashtë saj, nuk e pat një metër vend për të? A nuk pat një strehë ku busti të prehet”? /Telegrafi/

Artikullin e bustit të Adem Jasharit e kam sjellë unë në këtë forum me aq sa mbaj mend dhe ky artikull ka vazhdim.Tendencioze është shkëputja e një pjese të artikullit nga ana jote Xhebro.Në fakt është sqaruar nga organet përgjegjëse që busti është hequr për t'u zvëndësuar nga një më i madh.Pas zvëndësimit ka shkuar atje ku grumbullohen të gjitha veprat dhe nuk është vetëm busti i Adem Jasharit.Artikulli ka qënë një trillim gazetaresk në atë kohë dhe më pas ka marrë dhe sqarimet e nevojshme.Meqënse jemi një shtet i varfër që nuk ka mundësi ti trajtojë me ''dinjitet'' shtatoret e heronjve tanë ,bëhet më e mira e mundshme.Besoj i more edhe ti Xhebro sqarimet e gjuajtjes të bustit ''kosovar'' me plehra edhe kështu gjërash?Paralelizmi që hiqet është pak absurd.Ky trimi që ka pshurur gurrët qënka sado pak person publik,një person publik përfaqëson një pjesë të atyre njerëzve që e cilësojnë si figurë publike,që dëgjojnë muzikën e tij, etj etj.Atë nuk e ka zënë halli për të urinuar meqënse nuk kishte vend tjetër,e ka bërë këtë gjë në mënyrë demostrative,për të ofenduar figurën e një heroi të vendit tonë.Këtu duhet të meremi me veprimin jo me individin ,nuk na hyn në xhep a është trim,patriot,besimtar,apo i pafe.Trendi për të shpallur tradhëtarë të atit tonë perandorisë osmane këta që j'u kundërvunë asaj (perandorisë) është shqetësues,nuk është hyseni,as sadami.Ideologjikisht nga individë të caktuar drejtimi që po i jepet besimit në Kosovë është i gabuar,hyseni dhe sadami janë viktima të këtij drejtimi ideologjik dhe asgjë tjetër. Hamëndësoj kur them që hyseni dhe sadami me patjetër duhet të jetë një musliman i ''devotshëm'',qofsha i gabuar sepse hysenin tani po e dëgjoj për herë të parë.Thelbi dhe ajo që duhet të na shqetësojë është pikërisht drejtimi ideologjik që jep një besim i caktuar fetar ndaj figurave kombëtare.Si të bësh një krahasim absurd prsh me figura të tjera të këtij kombi.Nën influencën e kishës ortodokse (që është në duar të grekëve) të mësohen besimtarët që اerçiz Topulli dhe çeta e tij ishin tradhëtarë që luftuan për fe jo për atdhe.Ti cilësosh këta ''muslimanë ekstremisë'' sepse vranë priftin e Korçës Fotin, është e patolerueshme dhe idiotizëm.Po ndodh e njëjta gjë edhe me figurën e Skënderbeut,ai po del tradhëtar që luftoi për kryqin, jo për atdheun,njësoj si اerçizi luftoi për fenë tjetër (atë muslimane) dhe jo për atdheun.Kjo është pika shqetësuese e këtij urinimit ''legjendar'',nuk është as hyseni dhe as sadami.
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Le të vejë të urinoj në shtëpinë e tij.. ptuuu njerëz maskarenj dhe pa pikë respekti..
I thonë dhe vetes shqipëtar pale, skanë turp skanë, ky dhe të gjithë ata që duan të ulin heronjtë tanë dhe të shkelin historinë tonë, duhen ndaluar të shkelin më në tokën shqipëtare ;)
Nuk kemi nevojë për plehra të tilla .. se na ndytin ambjentin..
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut


Sipas kësaj foto, nuk ka argument te sakt, se e ka bër atë gjë. Përderisa ska argument te sakt, gjithqka që flitet e shkruhet , eshte e kot.

Fotoja e treguar, nuk eshte argument i plotë.
Pse ca pretendon ti, ta shihje me allatet perjasht ate? duke bo shu**en?
hajde gjykim hajde..jeni mesu duke hengur turpin me buk juve!
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

me kujtohet nje reast i tille i bere nga nje princ(europian)... Vetem se ishte i pire dhe kishte kryer nevojat personale ne nje vend te hapur natyre u demaskua nga mediat dhe shoqerija............. Kurse ky, palacoja qe spaska pas durim jo vetem e ka bere me qellim por edhe na ul aq poshte si shoqeri .........

Maskara dhe fara i trete ktij e rraces se tij per pergjithmone( dhe per kete jam e sigurte gjysma e me teper e ketyre shkojne me meshkuj) :).
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Por s'ke cfare te besh, kur sheh nje lajm, marrim pershembull kete per te cilin po diskutohet ketu ne teme, nje reper, shtatorja e Skenderbeut, i vetmi mendim qe te vjen ne mendje eshte, "Pse veproi keshtu"? Ketu askush pervecse atij vete e di mire pse e beri kete, nga kendveshtrimi i gjithsecilit prej nesh, kjo do te thote mungese edukate, ngaqe kete sjellje, ai jo vetem qe e beri (vetem ai i di qellimet e tij pse e beri), tregon se ka deshire te terheqe vemendjen e publikut ose.... ai vete e di. Figurat historike ne ditet e sotme, nuk i vlereson me asnjeri, ose nuk ka njohuri te plota rreth ketyre figurave, ose anon nga e kunderta dhe i fyen ato.

Nejse....
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Vertet ky ekstremizmi fetar, dita dites po futet dhe me thell ne ndjenjat e Shqiptarit kemi harru thenien e Pashko Vasa: Feja e Shqyptarit eshte Shqyptaria, pa desht te injoroj asnjeren fe, kur eshte ne pytje kombi, cdo fe toleron, eshte e rende ta kuptoni po nese analizohen detajet dilni ne kete perfundim. E ky far reperi kete gjastin e ka bere me shume e ka bere per fame, kinse paska pas pak fam po ajo fam ka arrit ti vyshket dhe si ta rikthej aijt po dal po urinoj qaty e shkrujn gazetat per mu '' fam per te keq'' po qe flitet mjaft. Te tillet duhet izolu( fute ne karantin) sepse nuk i sjellin dobi po vetem dem keti populli.
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Cdo teme qe hapet, pa marre parasysh subjektin, del tek konflikti fetar....shume e quditeshme dhe per mua shume e pa logjikeshme. Nuk kemi nevoje te zihemi gjithenje ne mes vehte duke i shikuar gjerat ne aspektin fetar. Ne kete rast mendoj se ky far reperi (qe vertete kurr s'kam degju per te) eshte kali qe ka urinuar afer kalit....dhe ne asnje aspekt tjeter nuk dua ta shikoj...sepse po shikuam keshtu me llupe do gjejme qime edhe ne veze!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

E para punes une shkruaj si te dua vet dhe jo si deshiron ti apo te tjeret ! keshtu une shkruaj dhe kam shkruajtur gjithmon !
Tash ne e dim qe 600 vite qe nga koha e perandoris osmane ! kjo eshte zyrtare ! por ka historian te ndryshem qe thojne qe edhe nga koha e ilireve ka pas fise Ilire te besimit Islam per arsyje te tregtise qe kan bere ne ate kohe arabt qe kan ardhur ne keto troje dhe iliret qe kan ikur atje ! por kjo eshte jo zyrtare ! se qfar feje kemi pasur para Islamit ka shum mendime por asnjera s'eshte e faktume sigurt dhe zyrtare ! thuhet qe iliret kan qene pagan ! pastaj thuhet qe jan bere katolik por me shum e mundshme eshte te ken qene ortodoks por qe nuk dihet sigurt ! smundem te them qe kemi qene katolik apo ortodoks ! sepse mundsi e mundshme eshte te kemi qene pagan sepse ne ate kohe paganizmi ka qene me shum ! nuk mundem te jua bej qefin te ju them qe kemi qene katolik sepse disa historian thojne qe vetem durresi edhe nje pjes e vogel kan qene katolik dhe jo gjith shqiperia !
kete qe thua "zotat" po i bie qe ti je pagan ! sepse ska "zota" eshte veq 1 ZOT. Tash ta besh gjergjin "zota" eshte nje problem me mendjen.

Gjergji nuk e ka shpenzuar jeten per kombin shqiptare ! kete gje heke nga koka ! familja kastriote ishte e lidhur me perandorin bizante ! dhe ata e kan nda shqiperin ne fise per interesa te tyre ! ben lidhje me sllavet lidhje farefisnore ! sidoqoft ishin ortodoks ! pastaj shum me vone gjergji thuhet qe u be katolik dhe me urdhera te vatikanit erdh ne shqiperi dhe masakroj shqiptare qe kishin pranuar Islamin ose duhet te beheshin katolik ! dhe pasi qe ishte kjo urdheres tregon qart qe ai nuk luftoj per shqiperin por luftoj per vatikanin dhe katolicizmin ! nese ai do ju thoshte mos u beni musliman por rrini pa fe at'here mund te thonim qe per shkak qe perandoria osmane ishte Islame sdonte shqiptaret ti kishte musliman por vetem shqiptare si xhaxhi enveri ! do thonim okay per inati te turqve spe don Islamin dhe do mund te thonim qe per komb ! por pasi i detyroj te beheshin ose katolik ose te masakroheshin at'here vetem ai qe sdon te sheh ose ta kuptoj sepse ktu kuptohet qe me urdhera te vatikanit erdhi e punoj per vatikanin.

Ne nuk po deshirojme nje komb Islam ! sepse gjithkush don ate qe zgjedh qfar besimi feje te don sja ndalon askush ! perkundrazi jan minoriteti krishter dhe minoriteti ateist qe deshirojne nje komb ose ateist ose krishter me propagandat e tyre dhe me ofendimet qe gjdo dit me shkrime te ndryshme i gjuajn kunder muslimaneve ! dhe nuk jan muslimant ata qe i atakojn shqiptaret ateist apo krishter me shkrime te ndryshme ! ne e spjegojm Islamin ashtu sic eshte asgje nuk hekum as nuk shtojme kurse katolikt dhe ateistet pasi skan qa thojne shtojn gjana ja shqiptari eshte vetem katolik apo vetem ateist ! ne nuk themi ate ! besimi fetare eshte diqka tjeter kombi eshte diqka tjeter ! arabt me shumic Islame nuk thojn jem komb Islam ! por komb arab ! por me besim Islam ! apo egjipti thojn jem egjiptian por me besim Islam apo tunisia e shum vende te tjera me shumic Islame ! ata nuk thojn kem KOMB ISLAM ! sepse ska KOMB ISLAM ! por komb arab me besim Islam , apo egjiptian me besim Islam etj etj ! nuk besoj qe thot italiani apo braziliani jem komb KATOLIK ! sepse ska komb katolik. Dhe as ne nuk deshirojme nje gje te tille por thjesht dojme mos tna bejn lavazh truni me njerez te shitur te na njehin si hero kombetare ! ose edhe ti bejshin hero kombetare le ti mbajn per veti mos t'vin mua te me thojne ti sje shqiptare sepse se don gjergjin ! sepse tvogel jan kush do qoft ata te ma masin mu shqiptarizmin apo dashnin per kombin jan thjesht minoritet.


Ne lidhje me menyren e te shkruarit tend nese e keni lexuar me kujdes ishte thjeshte nje Sugjerim i imi, pastaj eshte ne deshiren dhe vullnetin tend te shkruash si te duash.

Ta permbledhi ate qe ke thene ne paragrafin e pare :

1) Ka pas fise ilire qe besonin ne islam
2) Feja e ilireve thua te kete qene pagane
3) Feja ilire te kete qenen katolike
4) Feja ilire per me se shumti te kete qene ortodokse

duket nga kjo permbledhje qe i bera se sa boshlleqe ke ne lidhje me historine dhe aq me shume me teologjine, i dashur mik qe te jesh nje fetar sot ne kohen moderne nuk mjafton vetem devotshmeria e jote e bindur ndaj nje feje te caktuar, por, duhet edhe dicka me shume te jesh nje teolog gjithperfshires ne menyre qe ti/ju te me bindni mua se ajo qe thuani eshte e vertet, ne paragrafin e pare qe keni shkruar ju, po te jem nje profesor historie jo profesor teologjia nese do kishte nje note do merrje jo 4 por -4.
Si mund te flasesh per tema kur per ty nuk te jane qarta, si mund te me bindni mua per nje ceshtje te caktuar kur nuk e di zanafillen vazhdimesine, si mund te me bindni mua se ideja jote dhe besimi yt eshte me i mire kur bota jote pedagogjike-teologjike len per te deshiruar, jam pa fjale i c'armatosur.

Nese i referohemi liturgjive fetare, dhe propagandave te tyre do dalin shume Zota, dhe kesaj i referohem une.

Per mua Zoti eshte nje ceshtje shume personale, une mund te diskutoj me Ju ne aspektin teologjik te feve, por, jo ne aspektin personal te besimit apo te mosbesimit tim ne Zot shpresoj qe me kupton.

Gjergj Kastrioti, a ishte Zot, ne nje pershkrim te bukur qe Kadare i ben duke e krahasuar me Jezu Krishtin pasi asnjerit kurre nuk ju gjeten varret, figura pa varre.

Kur thua qe Skenderbeu nuk luftoj per shqiptaret sepse ishte i lidhur me qarqe te caktuara slave etj, te bejme nje analogji me Kosoven e sotme, kush e cliroi nga Serbia, shtet perendimore apo jo? sepse aktualisht keto shtete kane pare interesat e tyre gjeopoltike dhe gjeostrategjike ne kete vend dmth interesat e tyre jane perputhur me interesat tona apo jo ? e njejte gje ka ndodhur edhe atehere ka pasur interesa te perbashketa qe edhe skenderbeu tregoj qe eshte i zgjuarr dhe dinak per te bere aleanca te mundeshme, te gjithe historianet bien ne nje zeri se turqit u luftuan nga te gjithe ballkanasit, por, paten nje difekt sepse nuk u organizuan kurre bashke pervecse ne betejen e qershorit 1389 qe ti e din shume mire se cfare ka ndodhur (kete beteje e kam lexuar ne shume versione) dhe kete beteje e humben, por nese kjo beteje do te ishte fituar ndoshta ballkani do te ishte ndryshe me mire apo me keq nuk e dime. Por cfare ndodh ka momente te tjera ne histori qe nga nje aleance interesash mund te perfudnosh ne nje armik te betuar keshtu qe rolet dhe fuqite e tyre kane ndryshuar gjate gjithe historise, historia shikohet dhe studiohet ne kontekstin historik te asaj kohe. Skenderbeu nuk ishte nje njeri i Feve fakt qe ka ndryshuar disa here fe, ai ishte thjeste nje luftetare i cili luftoi deri ne fund per shqiptaret e tij, per vendin per te cilen i rrihte zemra.

Dhe ne paragrafin e 3 je shume kontradiktor, dmth ne te gjithe paragrafet ke thene dicka ndyshe qe me pas e ke c'thene duke krijuar nje lemsh, gjithsesi, te kthjelloj pak kur thua qe feja katolike apo ateistet po atakojne, kjo nuk eshte e vertet sepse JU jeni ata (Islamet shqiptare) qe sulmoni, zakonet, historine, traditen, mitologjine, simbolet e shqiptareve, kur sulmoni Skenderbeun aman cfare nuk sulmoni JU.

Une kam lexuar Kuranin kam bere dhe nje ese se si funksionojne bankat islamike dhe kam lexuar shume nga Kurani por une e kam lexuar ne kendveshtrimin akademik.... dhe nuk eshte qe me ka bere kete pershtypje te madhe, ka gjera te mira qe une i respektoj, kjo nuk do te thote qe gjerat e tjera nuk i respektoj, gjithsesi, gjithmone merr me te miren.
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Skam pse te gjykoj ndryshe. Per mendimin tim, edhe shkrimi edhe fotoja jane te pabaza.
Nuk mjaftojnë tek une keto, per argument bindës. Mos provo ti te me bindesh, nëse sbesoj.

Thjesht sot, media hesapi, sa besohet, sa iu del rrenë.


Pse ca pretendon ti, ta shihje me allatet perjasht ate? duke bo shu**en?
hajde gjykim hajde..jeni mesu duke hengur turpin me buk juve!
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Ndoshta TY mund te merrje dikush... mos e largo nga vetja.

Mua mos fut aty fare. Nuk bisedova qe gjesti ishte mirëprites.

Kontroll te shprehuri -te lutem!
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

pa marr parasysh arsyen pse e ka bere kete, ky gjest nuk arsyetohet, se kjo eshte gje e shemtuar, turp....por kur merr per arsye edhe fene kjo me huton fare...
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

pa marr parasysh arsyen pse e ka bere kete, ky gjest nuk arsyetohet, se kjo eshte gje e shemtuar, turp....por kur merr per arsye edhe fene kjo me huton fare...

Mund ta shpjegosh me gjere se c'do te thuash?
 
Titulli: Reperi kosovar urinon në shtatoren e Skënderbeut

Mund ta shpjegosh me gjere se c'do te thuash?

nese e lexove postimin e cent, dhe aty shpjegon kinse nje arsyen perse e ka bere ate gjest...ajo me hidheron se pa marr parasysh arsyen, ata supozojn per arsye fetare..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top