Rënia më e madhe te taksa e pasurisë, Bashkitë po mbledhin më pak të ardhura se një vit më parë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Bashkitë po mbledhin më pak të ardhura këtë vit. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se 61 njësitë e pushtetit vendor kanë mundur të grumbullojnë më pak se 19.1 miliardë lekë në harkun e muajve janar-korrik nga mbi 20 miliardë një vit më parë.
“Kjo vjen si pasojë e dy shkaqeve, E para burokracive në mënyrën se si mblidhet të ardhurat vendore dhe tjera që lidhet me paaftësinë e administratave të pushtetit vendor për të grumbulluar paratë.”

Agron Haxhmali – Drejtori i Institutit të Bashkive
Rënia e madhe në mbledhjen e të ardhurave është shënuar te taksa mbi pasurinë.

Në një kohë që qeveria po përgatitet që prej vitit 2026 të rrisë taksat mbi pronën, bashkitë mblodhën 400 milionë lekë më pak në harkun e muajve janar-korrik se një vit më parë.
“Ishte edhe periudha e zgjedhjeve e cila shërbeu si kohë gjatë së cilës shumë qytetarë neglizhuan në kryerjen e pagesave në bashki.”

Agron Haxhmali – Drejtori i Institutit të Bashkive

Të dhënat nga “financat” tregojnë se ecuria e dobët e mbledhjes së taksave lokale nga bashkitë ka qenë në harkun e muajve janar-maj, që përkoi edhe me fushatën elektorale dhe zgjedhjet.

Në qershor, korrik dhe gusht, 61 bashkitë arkëtuan mesatarisht 13.5 miliardë lekë çdo muaj nga taksat.

A2news.com
 
Ose pa-aftesia e verferise thuj bashkise.
 
Iiii sa fukarenj qe jemiii
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top