Renault përjashtohet dy vite nga Formula 1

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Renault është ndëshkuar me dy vite përjashtim nga kampionati i Formula 1, pasi është shpallur fajtor për montim të garave, derisa Flavio Briatore është përjashtuar përjetësisht nga ky sport.

Prodhuesi francez ka thënë se nuk do t’i mohojë akuzat se ekipi ka urdhëruar brazilianin Nelson Piquet të ndeshet me veturën e tij në garën e vitit të kaluar në Singapore Grand Prix, me qëllim që ngasësi tjetër i skuadrës Renault, Fernando Alonso, të mund të fitojë.

Suspendimi do të zgjatë deri në vitin 2011 dhe është ende e paqartë nëse skuadra do të heqë dorë tërësisht nga kjo garë.

Ish-bosi i ekipit, Flavio Briatore, po ashtu është përjashtuar nga çfarëdo lidhje me Formula 1, përfshirë edhe menaxhimin e ngasësve, ka thënë FIA sot, pas takimit në Këshillimit Botëror të Sporteve Motorike në Paris.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top