Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
59329.jpg


TIRANث- Remo Girone ka konfirmuar praninë e tij në edicionin e 13-të të Festivalit të Filmit Shqiptar. Aktori i njohur italian, të cilin publiku shqiptar e njeh veçanërisht për rolin e tij të Tano Karidit në filmin “Oktapodi”, do të jetë në Tiranë gjatë ditëve të para të nëntorit. Ky fakt është konfirmuar gjatë konferencës së djeshme për shtyp të drejtorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, Artan Minarollit, producentit dhe përfaqësuesit të Giffonit në Shqipëri, Namik Ajazit dhe Caludio Gubitosit, drejtori i “Giffoni Film Festival”, që këtë vit ka dhënë ndihmesën e tij për realizimin e festivalit. “Këtë vit ka pasur një seri evenimentesh për të cilat kam ardhur tri herë brenda muajit në Shqipëri. Falënderoj edhe njëherë Universitetin e Arteve që më akordoi “Honoris Causa”. Me Giffonin do të jemi pjesë e Festivalit të Filmit Shqiptar si partnerë dhe do të bashkëpunojmë në shumë nivele si organizatorë. Së pari duke sjellë artistë italianë dhe tashmë Remo Girone e pranoi ftesën. Me të do të bisedoj edhe për të zhvilluar një master-klase me studentët. Kemi ftuar dhe Raul Bovën, një artist tjetër italian, si kontributin tonë për 100-vjetorin tuaj të Pavarësisë”, - ka theksuar Claudio Gubitosi. Bova ende nuk e ka konfirmuar praninë e tij. Një ftesë i ka shkuar edhe aktorit të njohur Robert De Niro. “Zoti Minarolli ka qenë iniciatori që t’i dërgohet një ftesë De Niros, duke pasur parasysh edhe dëshirën që ai shprehu për të vizituar Shqipërinë gjatë takimit me presidentin Nishani në vizitën e tij të parë në Amerikë. De Niros i është çuar një ftesë zyrtare dhe jemi në pritje. Për ardhjen e tij po lobojnë persona që kanë kontakte të vazhdueshme dhe njohje me De Niron. Gjithçka varet nga axhenda e tij”, - ka thënë Namik Ajazi.

FESTIVALI
Festivali i Filmit Shqiptar do të zhvillohet në Kinema “Millennium” dhe në gjithë hapësirën dhe anekset e pedonales, nga data 3 deri në 9 nëntor, ditë të cilat sipas organizatorëve pritet të kthehen në një festë të madhe të filmit shqiptar mbarëkombëtar, pasi në program janë përzgjedhur edhe filma nga Kosova e Maqedonia. “Kemi gjetur mbështetjen e Giffon dhe besoj se do realizojmë një festival dinjitoz dhe shpresoj që të kthehet në një festë të madhe për 100vjetorin”, - tha Minarolli. Festivali i Filmit që do të mbahet nga data 3 deri më 9 nëntor, do të hapet me filmin “Nëntori i Dytë”, i cili vjen në një version të restauruar dhe do të pasojë po atë natë me shfaqjen speciale të filmit “Besa” të Roland Sejkos. Në Festivalin e 13-të të Filmit Shqiptar do të konkurrojnë 15 filma të gjatë artistikë që janë krijuar në Shqipëri e Kosovë, prej vitit 2007 deri më sot. “Ne dhe Lenini”, regjia Saimir Kumbaro; “Maya”, regjia Pluton Vasi; “Muajt e Mjaltit”, regjia Goran Paskaljeviç; “Sekretet”, regjia Spartak Pecani; “Ballkan Bazar”, regjia Edmond Budina; “LindjePerëndim-Lindje”, regjia Gjergj Xhuvani; “Koha e Kometës”, regjia Fatmir Koçi; “Gjallë”, regjia Artan Minarolli; “Shqiptari”, regjia Johannes Naber; “Gomerët e kufirit”, regjia Jeton Ahmetaj; “Amnistia”, regjia Bujar Alimani; “Out of touch”, regjia Andi Deliana; “Përtej rrugës”, regjia Yll اitaku; “Mao-Ce Dun”, regjia Besnik Bisha dhe “Pharmakon”, regjia Joni Shanaj, janë filmat artistikë. Janë ngritur dy juri.

Ajo e filmit artistik përbëhet nga Muharrem Fejzo, Aurel Plasari, regjisori irlandez Mark Cousins, Isa Qosja dhe italiani Claudio Fragasso. Ndërsa filmat e shkurtër do të vlerësohen nga: Astrit Alihajdaraj nga Kosova, Mujë Buçpapaj, drejtor i Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit në Tiranë dhe Arben Zharku, producent, aktor nga Kosova. “Jemi munduar që të krijojmë një juri të besueshme, sepse në edicionet e kaluara ka pasur paragjykime për çmimet. Po hartojmë listën e gjithë çmimeve që do jepen dhe do të shoqërohen me një vlerë monetare për t’i dhënë një farë kuptimi. Shpresojmë që ky organizim të kthehet në një festë të madhe për këtë 100-vjetor. Kostoja është më e vogël se vitet e kaluara, 30% më pak materialisht”, - ka theksuar Minarolli. Ndërkohë, studentët do të kenë hapësirën e tyre të projeksionit të filmave në Teatrin Kombëtar. “Ne duam të bëjmë gjithçka të detajuar, duke nisur nga prezantimi i filmit, i katalogut dhe gjithçka ka të bëjë me atë se si do të jetë veshur ambienti i kinemasë, zona e pedonales, ambienti i konferencave në Galerinë e Arteve dhe ato të produksioneve të studentëve në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin e Komedisë. Veç filmave do të ketë edhe aktivitete të tjera si workshope, master-klase
me njerëz, autorë të rëndësishëm, që t’i shërbejnë komunitetit të kineastëve”, -ka theksuar Namik Ajazi, i cili gjatë konferencës njoftoi edhe çeljen e edicionit të tetë të “Giffoni Shqipëria” që këtë vit vjen me të tjera risi, të cilat i prezantoi themeluesi i këtij formati, Claudio Gubitosi. “Këtë vit Shqipëria do të bëhet qendra e Giffonit në Ballkan, duke sjellë filma edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, gjë që është risi e këtij edicioni”, - ka theksuar Gubitosi. “Giffoni Shqipëria” nis nesër rrugëtimin në Durrës, ku do të shfaqen filmat më të mirë për të rinj të dy viteve të fundit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Pe: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

Ah kete Raul Bova me pelqen si aktor,e si fizik...Skam cthem,gjynah qe spo e shoh nga afer...Pa fat dhe une:p
 
Titulli: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

Po si mos pelqehet tere ky djal...i bukur i talentuar, besnik..familjar...o zot perfeksioni egzistoka :D

Suksese Shqiperis :)
 
Pe: Titulli: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

Po si mos pelqehet tere ky djal...i bukur i talentuar, besnik..familjar...o zot perfeksioni egzistoka :D

Suksese Shqiperis :)


Me ke bere me qesh kur ke shkruar : besnik,familjar LOL
 
Titulli: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

Tano Karidi dhe regjizori c´do her ne kte fillma jan zhdukur ne drejtim te pa ditur:kapele
 
Titulli: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

A papapap yll eshte ky Rauli.. LOL
sidomos tek ai filmi ; Princesh e Dashuruar..qe aty e kam dashuruar kete Yll..
dashuria ime platonike..hahahahahahhahaha..LOL
 
Titulli: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

eh kta brunet me sy bojqell do me marrin ne qafe noj dite :S
 
Pe: Remo Girone, Raul Bova dhe De Niro në Tiranë...

Ky Raouli eshte si Clooney...s'plaket kurre. Everything a girl could ask for. :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top