Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zgjimi herët në mëngjes është “çelësi” i një humori të mirë! Kjo në një farë mënyre dihet, por tashmë është vërtetuar edhe nëpërmjet një studimi tepër interesant.

timthumb.php


Nuk jeni persona që zgjoheni herët? Epo tani ndoshta është ora për t’u bërë të tillë! Sipas disa studiuesve amerikanë, personat më të gëzuar janë ata që e nisin ditën më herët sesa të tjerët. Për pasojë, ata që qëndrojnë në shtrat deri vonë, mund të privohen nga një pjesë esenciale e ditës për mirëqenien e tyre.

Disa profesorë të universitetit Cornell në Nju Jork kanë përdorur mediat sociale si instrumente të matjes së humorit të mirë të personave përgjatë gjithë ditës. Nën shqyrtim u morën më shumë se 500 milionë mesazhe në Twitter dhe 2.4 milionë komente të përdoruesve të rrjeteve sociale nga 84 vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet hulumtimit dhe monitorimit të fjalëve të veçanta, hulumtuesit ishin në gjendje që të përcaktonin një model mjaft të qartë: njerëzit janë më të lumtur gjatë orëve të mëngjesit apo gjatë orës kur hanë mëngjesin, pra pak pasi janë zgjuar. Pas kësaj faze të parë, trendi i humorit vjen në rënie dhe vetëm në mbrëmje ai përmirësohet. Kjo do të thotë se ditët tona janë të ngarkuara me stres, qoftë ky i lidhur me punën, transportin publik, ose me të gjitha “sfidat” e mundshme që sjell jeta e përditshme. Ndërsa pa asnjë surprizë, niveli më i lartë i humorit të mirë është ai gjatë fundjavës. Megjithatë, edhe të shtunën dhe të dielën, njerëzit janë më të lumtur në mëngjes: pasi kalohet vakti i mëngjesit, studiuesit kanë vërejtur një ulje të humorit edhe gjatë këtyre dy ditëve, edhe pse jo aq drastike si ajo nga e hëna në të premte. Sipas profesor Rikard Meri (Richard Macy), kjo “lumturi mëngjesi” i detyrohet një ndjesie freskie pas një nate të mirë pushimi. Në fundjavë ekziston tendenca të flihet më shumë, kështu që edhe kjo gjë kontribuon në “ngritjen lart” të shpirtrave të njerëzve. Por me kalimin e orëve, niveli ynë i energjisë bie dhe me këtë vjen një ndjesi lodhjeje. Kjo gjendje, që bashkon të gjitha vendet e ndryshme dhe kulturat e tyre të larmishme, shprehet nga miliona “cicërima” onlajn. Sipas profesorit Keri Koper (Cary Cooper) nga Universiteti i Lancaster (UK), të “përplasësh” humorin “poshtë këmbëve” të njerëzve është mbi të gjitha një punë. Për këtë eksperti rekomandon një sjellje më të qetë në zyrë ose në çdolloj vendi tjetër të punës, sidomos në lidhje me kolegët. Provoni që ta ruani atë ndjesinë e bukur të mëngjesit sa më shumë të mundeni dhe ta merreni në punë bashkë me ju. Ndërkaq, mos harroni që stresi dhe negativiteti kanë një impakt të pabesueshëm afatgjatë në mirëqenien dhe në shëndetin e trupit tuaj. Mundohuni t’i shmangni ata për të qenë më mirë në të gjitha drejtimet e jetës suaj.

Si ta mësoni veten që të zgjoheni herët

Të jesh një njeri që zgjohet herët nuk është vetëm çështje alarmi, por përfshin një plan strategjik për të programuar “orën e trupit” duke bërë këto veprime gjatë ditës:

1. “Mashtroni orën tuaj të brendshme”

Vendosja e alarmit menjëherë, një orë më përpara se zakonisht është një ndeshje e fortë me veten tuaj. Kështu që merrni hapa më të ngadaltë. اdo dy ditë, vendoseni alarmin vetëm 10 minuta më herët. Dhe mos u stresoni për të ndryshuar edhe kohën kur do të bini për të fjetur. Ju do të arrini në mënyrë të natyrshme drejt një orari më të hershëm të kohës së gjumit.

2. Përdorni këtë “truk” të mendjes

Gratë kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodh dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.

3. Pini kafen para orës 10.00 AM

Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda gjysmë ore dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe për gjatë orëve të pasdites dhe njerëzit që zgjohen shpejt, janë zakonisht më të rraskapitur. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10 të paradites të kaloni të konsumoni pije pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.

4. Nëse stërviteni, bëjeni pas punës

Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tri deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ia jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës tuaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17.30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.

5. Merrni këto vlera ushqimore gjatë paradites:

Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë qumështi dhe drithërat, ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.
g.shqip
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Une kam nje zile te tmerrshme.
Zilen e mbaj shume larg, dua s'dua jam i dytyruar te cohem nga krevati qe ta bej stop.


Problemi qendron fundjave, kur cohesh dhe e urdheron veten : Fli se eshte fundjave :)
 
Pe: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Nuk e kam pasur kurre problem te zgjhem heret, jam armik i gjumit por duhet thene qe e mira eshte te flesh 7-8 ore ne 24 ore.Une me 5 ore gjume jam ne rregull, pastaj kam nje ore biologjike te perkryer, natyrisht nuk eshte merite imja por e verteta eshte qe zgjohem atehere kur duhet pa vene zilen fare!
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Te jesh armik i gjumit, siç ka shkruar parafolsi, per mendimin tim eshte pak e tepert...sidomos kur sherben ne te mire e jo ne dem te njeriut. Ama, qe gjumi eshte humbje kohe, me kete do pajtohesha, edhe kam pershtypjen qe pergjithesisht, njerezit ambicioze ne jete e verejne si te tille gjumin.

Zakonisht "funksionoj" me 4-5 ore gjume, kjo si pasoje e levizjeve te teperta dhe shkaterrim i ores biologjike. Oren biologjike...as nuk e njoh fare! Jam koshiente e gabimeve qe bej, te zgjohesh ne 6 pa çerek do te thote qe duhet te shtrihesh ne oren 10 te darkes sepse ka nevoje trupi per pushimin e duhur...por ja qe duam edhe jeten e nates edhe s'duam te humbim gje nga jeta e dites.

Per t'u rikthyer edhe njehere tek fjalet e parafolsit, kam pershtypjen qe armiku, pengesa me e madhe e vetes jemi NE! Fjalet e veprimet negative origjinen e kane nga ne...pra ne mund te jemi ne kontroll te tyre.
 
Titulli: Pe: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Nuk e kam pasur kurre problem te zgjhem heret, jam armik i gjumit por duhet thene qe e mira eshte te flesh 7-8 ore ne 24 ore.Une me 5 ore gjume jam ne rregull, pastaj kam nje ore biologjike te perkryer, natyrisht nuk eshte merite imja por e verteta eshte qe zgjohem atehere kur duhet pa vene zilen fare!

te lumte ty levi :D

Ndersa un jam mikja e gjumit ose e dashura e gjumit me mire ahahha. Me pelqen te fle dhe e shijoj. :)

Ne familjen time prinderore ishte nje zakon, kur vije nga puna haej dreka e me pas behej nje pushim gjumi te pakten 1 ore ne dreke....un vazhdoj ta ndjek shpesh here (jo gjithmon :() ate regjim.
ah gjumi i mengjezit eshte parajsa ime ahahahah.... Por sigurisht qe duke punuar filloi dhe orari i gjumit te darkes...pra fle me heret te zgjohem heret.

Por njeriu mesohet mendoj....sepse ka qen nje periudhe qe beja shume pak ore gjume e punoja shume ore e zgjatura e studjoja njekohesisht...gati 2 vjet kjo gje...joooo e padurueshme :)
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Ora eshte cik problem, ajo na ve gjithmone ne levizje te aktiviteteve tona, por jo gjithmone e rrespektojme, ose personalosht me sakte skam rrespekt fare per te. Lol
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

mengjesi... tmerri i cdo gjumashi!!! :p
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Sh e vertete, nqs ngrihesh heret gjate gjith dites je plot energji, arrin te perfundosh sh pune te asaj dite, dhe kur vjen darka ndihesh aq i qete, dhe e vendos koken ne jastik mjaft lehtshem. Ndersa kur zgjohesh vone, te shkon gjith dita si e trullosur dhe do lodhesh me se shumti duke u perpjekur per te perfunduar listen e gjerave qe ke per te bere. Mendoj se personat qe flene me shume sec duhet, jane shume dembele, ne te kundert njerezit aktiv 5 - 6 ore i kan me sh sec duhet... Personalisht, e kam prishur regjimin e gjumit ktu e sh vjet me pare, edhe pse ne pergjithsi mundohem qe pas 12-tes tmos qendroj zgjuar, dhe zgjohem ne 6-6.30 perher... por me sh se 5-6 ore u be 8 vjet qe skam fjet( mos u mundoni te beni lllogarit se ngrihem dhe naten nja 2 her :p) ... por ka patur dhe perjashtime kur mund te kem ndejt 24-48 ore pa gjum dhe kam fjetur te nesermen 12 ore nonstop,si e vdekur, Lol...

Sa i perket ketyre keshillave, Hm. ajo puna e kafes jo domosdoshmerisht duhet aplikuar, une spije asnjeher kafe dhe prap ne rregull jam.
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

eh sa ndryshon njeriu.... ndodhte qe kur isha pa pune,pasi kreva me fakultetin, te flija deri ne mesdit,dhe dita me shkonte kot,palidhje,ndersa kur u martova gjithe te mirat pernjeher haha,edhe puna mbas 3 javesh,porprap ne ato fillime me fliheshte shuuuuuum... ndodhte qe kur vija prej pune flija ndoshta 2 ore, ne mengjes poashtu se nuk kisha shume obligime..paramendoni,grat talleshin me thoshin,he moj nuse e mbushe thesin me gjume,hahhah une asme interesonte cfare thoshin,jo moj jo,me ka ra thes i gris e smbushet dot,ata me ironi qeshnin....por prej kur me lindi vajza, gjumin e kam harruar,jo per gje,por obligimet shtohen,punene e kam prej heret,dhe vallah zgjohem heret dhe me vjen shume mire,me shkon gjithe dita mbare....sa per kafen nuk e kam praktiku,as e praktikoj,nuk e kam pi asnjeher..por perkundrazi nje gote qumesht me mjafton....
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Une nuk e kam problem te zgjohem heret, bile me pengon nese fjel me gjate. Ora 6:00 eshte ora ime e zgjimit...edhepse shkoj ne shtrat ne oren 24:00
Koleget gjithenje, e thone: Ku po e gjen kete disponim ne kete ore te hereshme!
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Nata le te behet dite...dita le te behet nateeeee :p
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Sigurisht kur duhet te zgjoheshe cdo dit ne ora 5 ose me heret, veshtir per pak min,,se pastaj eshte nje letsim shum i mir.
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

une se kam te veshtire te zgjohem nga gjumi,por te cohem nga krevati se cohem lehte lehte ....derisa tme mbushet mendja lol
pastaj varet sa deshire ke ta besh ate qe do besh...ne fillim isha e para ne klase...tani u bene 6 vjet,dhe kte vitin e 6 me zor cohem :D
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

Mjaftojne 2-3 jave me zgjim vazhdimisht ne te njejten ore, per te mos patur me nevoj te ve zilen.
Por gjithsesi, une hy tek kategoria njerezeve qe naten e kane per 7 h gjume.

ps: asnjehere se ve zilen me heret se cme duhet, sepse me duket torture te shtyj alarmen dhe 10-20 min. Kur kam per tu zgjuar, u zgjova pa shume diskutime....Por kjo eshte e mundur vetem kur ske mungesa te medha gjumi, nete rjesht.
 
Titulli: Regjimi: A është e vështirë të zgjoheni herët?

kam problem me venien ne gjume.....kam probleme me zgjimin

naten edhe mund ta gdhi, po ate gjumin e mengjesit deri nga pra 10 e adhuroj
 
Une do flija perdite deri ne 11, sidomos ai gjumi ne mjes me kput ne mes!!
Me duken 20 min sikur kam fjet 6 ore :(
 
e shikoje sa shpejt qënkeni zgjuar, pasi dhe temën pas 9 viteve e zgjuat lol
 
Me ka marre malli të fle me shume se 5 orë, se jam bërë si fast charger.


Dikur kam rekordin 16 orë gjumë. Por sot hmmmm zgjohem para alarmit.


@vajza e detit , ti je alarmi i forumit.
 
Varet qysh te mesohesh .
 
Po veshtire Eshte . Sikur te mundesha do fleja nja 24 ôre non stop 🙄🙄
Perdit sherr bej me alarmin 😁😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top