Refuzon pagen 100.000 funta per suvatim

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Një studente e cila sapo ka diplomuar ka refuzuar një ofertë prej 100.000 funtesh për arsye se dëshironte të vazhdojë kursin e saj për suvatim.
Gemma McCoyd, e cila ka diplomuar në matematike ka refuzuar një ofertë luksoze për të punuar si sekretare në një firmë të madhe londineze.

Arsyeja që e ka refuzuar këtë ofertë ka qenë se 24-vjeçarja ka dashur të ndjekë një kurs të suvatimit, për të cilin ishte interesuar gjatë një kursi të artit të cilin e kishte ndjekur gjatë studimeve.

“Po ta kisha pranuar ofertën të punoja si sekretare do të fitoja 100.000 funte në vit, në vend se të fitoj më pak se 6.000 funte sa i marr tash. Disa njerëz më thonë se jam e çmendur, mirëpo unë duhet të punoj atë që dua se përndryshe do të pendohem. Nuk dëshiroja të ulesha në një zyrë të bezdisshme. Kjo është ajo që dua të bëj”, ka thënë Gemma për “The Sun”.


Telegrafi​
 
hallall ja boft Zoti, kshtu jetohet jeta, duhet me bo ate qe ta don shpirti...
 
Shyqyr ka njerez te tille .. nese do donin te tere vende te mira pune kush do na i suvatonte shtepite?? :p ;)
 
epo pasioni duhet te jet mbi leket...sepse nese ben dicka qe ste pelqen vetem per leke e humb cdo lezet jeta;)
 
epo pasioni duhet te jet mbi leket...sepse nese ben dicka qe ste pelqen vetem per leke e humb cdo lezet jeta;)
Ose mund te besh 3-4 vjet pune cik me siklet dhe pastaj , kur te kesh leke,bej pune vullnetare po deshe ..;:p
 
eeee .... pune me siklet...ca dmthn kjo??
puno si gomari 4 vj e pastaj ri si mbreti ter diten?LOLLOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top