Reformues i Arsimit, Intelektual i Madh, MIRASH IVANAJ

krutonja

Anëtar Aktiv
Kjo copez e sjelle ne FV eshte nje analize e shkruar nga Perfete Leka rreth librit te Dr. Iljaz Gogaj, "Mirash Ivanaj, personalitet i shquar i universit shqiptar." Prof. Dr. Mirash Ivanaj lindi ne Podgorice ne 1891 dhe vdiq ne burg (i torturuar) ne Tirane ne 1953. Ne 1921 ai mbaroi doktoraturen per shkrim dhe ne 1923, doktoraten per Jurisprudence ne Universitetin e Romes.
_________________________________________________

[....]

Kapitulli më i rëndesishëm që paraqet një arritje kulmore në jetën e Ivanajt, është vendosja e tij ne Tiranë në fillim si mësues dhe më pas në postin e Ministrit të Arsimit e të Kryetarit të Këshillit të Shtetit, që e bënë të njohur jo për postin e lartë që pati në Mbretërinë e Zogut, por për reformat rrënjësore që solli në strukturën e arsimit.

E pranoi postin e ministrit për hirë të interesave kombëtare, sepse bindjet e veta si republikan binin ndesh me ato te mbretërisë. Mbreti Zog ishte i zgjuar që zgjodhi kundërshtarin e vet në poste të rëndësishme, Ai e dinte se sa i qetë do të ishte kur në qeverisje do të kishte njerëz të zotë e të pakomprometuar si Ivanaj.

Telegramet e shumta që erdhën nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria, nga diaspora dhe studentë shqiptarë jashtë shtetit, tregojnë se sa mirë u prit ardhja e Ivanajt në kreun e shtetit shqiptar.

Gazeta e Korcës shkruante për M. Ivanajn “Një vullnet i patundur, vullnet gjermani, një zell për punë i pakufizuar, zell amerikani, një mënyre sjellje ndaj inferiorëve krejt demokratike, demokraci franceze, një gjakftohtësi tërheqëse që gëzon simpati, gjakftohtësi angleze dhe së fundi, entuziazëm optimist që s’gabon kurrë në drejtim, entuziazëm italiani” Prof. Ahmet Gashi, mësuesi i respektuar kosovar, në telegramin e përshëndetjes shkruante: Arsimi Kombëtar në personin tuaj gjeti prijësin e vërtetë.
Tërë kapacitetin e tij intelektual e vuri në dobi të reformës arsimore. Reforma nuk konsiston vetëm në mbylljen e shkollave private, por në tërë hallkat e arsimit. Ai kishte bërë një studim analitik të arsimit në Shqipëri dhe për të gjitha shkollat private, të cilave ua kërkoi me të madhe realizimin e programit shtetëror dhe krahas tij të zbatonin programet e tyre të vecanta. Kur nuk gjeti përkrahje për këtë, atëhere vendosi suprimimin e tyre.

Të gjitha tezat e Reformës që shtroi Ivanaj përpara Parlamentit Shqiptar, ishin të studiuara e të argumentuara. Ato gjetën miratim të pakundërshtueshëm. Miku i tij Demir Vila, nenet e reja që zunë vend në Statutin Themeltar të Mbreterisë i quajti “Diamante të shkëlqyera”, “Drita të pashueme”, të cilat do t’i tregojnë bijve të Shqipërisë, udhën e vërtetë për prosperitetin e atdheut.

Tezat kryesore përfshinin: suprimimin e shkollave fillore e të mesme, private e të huaja, vlerësimin e mësuesve dhe qëndrimin ndaj tyre, disiplina e nxënësve, buxheti i arsimit dhe baza materiale, kriteret e reja të planifikimit dhe të shpërndarjes së bursave të studimit, cështje të metodës dhe dokumentacionit shkollor, drejtime të reja për kulturën dhe artin, higjena me kërkesa rigoroze për pastërtinë dhe ruajtjen e shëndetit.

Gazeta “Demokracia” e Xhevat Kallajxhiut ne Gjirokastër, në ekstremin jugor, shprehet me entuziazëm për reformat ku ajo shkruante: se vetëm shkolla e shtetit qëndron mbi fete dhe krijon vëllazërim, mbi të cilin do të ngrihet Shqipëria. Ndërsa pak më tutje, Athina nuk u pajtua me shtetëzimin e shkollave, sepse u mbyllën portat e ndërhyrjes së propagandas greke. Ajo e ngriti çështjen në Lidhjen e Kombeve, duke shtruar në peticion edhe probleme që s’kishin lidhje me shkollat e minoritetit. Ato arritën deri aty sa të diskutonin çlirimin e Vorioepirit edhe me armë (shoqata e Andarteve 18.2.34). Përfaqësuesi i palës shqiptare në Gjenevë Mehdi Frashëri, i hodhi poshtë pretendimet e palës greke, por Lidhja e Kombeve plotësoi kërkesat greke për riçeljen e shkollave private të minoritetit grek në Shqipëri dhe nuk pyeti për shkollimin në gjuhën amtare të popullsisë shqiptare në Kosovë e اameri. Edhe për ankesat e klerit katolik në Shkodër Ivanaj dha këtë përgjigje: “prindërit katolikë nuk kishin bërë ndonjë ankesë ose kërkese qeverisë, por me zell të madh kanë vazhdue me dërgue fëmijet e tyne në shkollat shtetnore. Vetë deputetët katolikë e kishin miratue reformën.”

Nga të prekurit e tjerë të reformës ishin Harri Fulci dhe vetë Kryqi i Kuq i Rinisë Amerikane, por ato e pritën me gjakftohtësi dhe nuk bënë asnjë reagim publik. Kjo ishte një dëshmi e qartë se aktiviteti i tyre nuk kishte qëllime politike apo diversioniste kundrejt ndërgjegjes, kulturës dhe interesave kombëtare shqiptare. Për këtë Ivanaj ishte i ndërgjegjshem, por ligji duhej zbatuar, kurse në gjyqin komunist atë e akuzuan si pro amerikan…

Qeveria italiane shfaqi pakënaqësi në të gjitha rrafshet, sepse kufizohej ndikimi i gjuhës, i kulturës, i fesë që ishin mbështetje e politikës italiane në Shqipëri.

Dorëheqja e ministrit nuk vonoi. Karakteri i tij i fortë, që t’i çonte punët gjer në fund, nuk mund të pranonte ndërhyrje në udhën e realizimit të reformave. Të gjitha letrat që i erdhën M. Ivanajt pas dorëheqjes, nga personalitete dhe njerëz të thjeshtë, tregonin solidarizimin e tyre me ministrin reformator, idetë e të cilit do t’i rezistonin kohës. Kjo ishte vepra më e madhe e Ivanajt, ku provoi aftësitë e rralla për kulturën e gjerë, logjikën e shëndoshë, tejpamësine e mendimit dhe vullnetin e papërkulur.
Nuk kthehet më koha e Ivanajt ishte opinioni i 90% te arsimtarëve, shkruanin gazetat e kohës. Artistja e madhe Marie Kraja, mësuese në kohën e Ivanajt, theksonte punën e madhe të reformës për emancipimin e gruas e të vajzave shqiptare. Vetë Instituti “ Nana Mbretëreshë “ është provë që nxori disa gjenerata mësuesesh dhe kuadro femra.

M. Ivanaj ishte i pari ministër që kërkoi dhe argumentoi nevojën e uniformës me siglën dalluese për shkollat e mesme.

Megjithë doreheqjen e Ivanajt si ministër i arsimit, Mbreti Zog e vlerësonte punën e tij dhe nuk mund ta linte atë pa e perfshirë në forumet me të larta të shtetit shqiptar. Mbreti vetë i kishte akorduar dekoratën me të lartë “Kumandar i Urdhrit të Skenderbeut”.


Marre nga: ivanaj-foundations.org - Kreu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top