Referat (pak i vonuar...) për akademine kushtuar shokut Enver në Prishtinë.

Bilderberg

Anëtar i ri
Referat (pak i vonuar...) për akademine kushtuar shokut Enver në Prishtinë


Nga Ajet Nuro


Shokë akademistë e komunistë
Shoku kryetar i Parlamentit të Kosovës


Te me falni qe e mora vesh me vonese mbajtjen e një akademie perkujtimore për shokun tuaj të idealeve me të cilin ju ndat kënaqësinë që ju ka shkaktuar veprimtaria tij për shkatërrimin e rracës shqiptare. E pra, më mirë vonë po ua shkruaj dhe unë një referat.


Duhet tu them që në fillim se kam shumë miq shqiptarë nga Kosova. Ata më patën thënë dikur se në Prishtinë ka më shumë komunistë se në Tiranë, Skrapar e Tepelenë të marra së bashku. Ndonëse disa vrasje makabre të nacionalistëve shqiptar dhe veprimtarëve të LDK përforconin një mendim të tillë, ndoshta ajo dëshira që një gjë e tillë të mos ishte e vërtetë më bënin të mos ta pranoja një gjë të tillë 100%. Por, në këtë tetor të vitit 2008 ju i kujtuat gjithë popullit shqiptar se ju jeni gjallë dhe pikërisht për të turpëruar rracën tonë sepse ju nuk e dini se çfarë është fjala turp.


Pse u mblodhët ju në Prishtinë ?


Këto ditë në media kanë qarkulluar plot shifra që tregonin mizorinë e Enver Hoxhës. Të vrarë, të torturuar, të ndarë nga familjet, të internuar. Ju, a menduat se në këto shifra ishin jetë njerëzish të marra, të përdhunuara, të nëpërkëmbura nga Enver Hoxha. Ju me mbledhjen tuaj në Prishtinë, i rivratë, i përdhunuat, i bëtë të rijetojnë ferrin më të tmerrshëm që njerëzimi mund të ketë njohur. Por, ju kujtoni se makutëria e Hoxhës u ndal në këto shifra që sido flasin. Joooo. Shifrat nuk mund të përmbledhin ata mijra të tjerë që ishin armiq klase dhe si të tillë nuk duhet të bënin një jetë normale, nuk mund të shkonin në shkollë, nuk mund të ishin të parët kur ishin të parët, nuk duhet të flisnin kur një komunist apo soji i tyre i provokonte dhe u thoshte plaç, sepse askush nuk donte të bëhej shembulli i keq i fshatit, lagjes ao qytetit nëpër qarkoret që partia shpërndante. Shqiptarët ishin të kënaqur nëse zeusi juaj... i linte të gjallë.


Jam kurioz të di, ju komunistët e mbledhur në Prishtinë u mblodhët si komunist shqiptar të inkuadruar në Partinë Komuniste Shqiptare ( ndoshta dhe në PPSh...) apo si komunist të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë ? Ndoshta kjo nuk ka rëndësi, në të dy rastet ju luftoni për të varrosur shqiptarët...


Jam kurioz të di a i përmendët idhullit tuaj Mukjen. Një gazetare nga Zvicra na ka sugjeruar ta bëjmë E. Hoxhën hero kombëtar ! Ajo bile, e quante nacionalist. .. Hej, Hoxha nacionalist? ! A i ka lexuar kjo shqiptare veprat e Hoxhës ku ai nuk le gjë pa thënë për nacionalistët shqiptar që ai i zhduku një e nga një aq sa ...shqiptarët u katandisën me akademistë që kujtojnë vampira...


Nuk e di a ishin aty në Prishtinë edhe drejtues të disa organizmave që luftojnë për bashkimin e Shqipërisë (të drejtën edhe unë i besoja gjerë para do kohësh...) por që duan komandant shpirtëror pikërisht shokun Hoxha. Duan ta bashkojnë Shqipërinë siç bëri Hoxha?!


Po për Amerikën folët ndonjë fjalë aty në akademi ? Dulla (siç i thonë me dashuri shqiptarët e Shqipërisë londineze për të shprehur mirënjohjen ndaj përkëdhelive që u bënte shoku...) e kishte qejf shumë Amerikën dhe imperiallizmin amerikan. Siç e tha shoqa Nexhi në një intervistë, ajo e kishte vështirë t'ia tregonte të gjitha qoftëlargut çafarë kishte ndodhur në Shqipëri që nga ikja e tij dhe besoj se një nga gjërat më të llahtarshme ka qenë ti thoshte që imperializmi amerikanë nuk është armiku ynë. Nuk di ju shokët komunist të Kosovës a e patët këtë guzim ? Nejse, ju mund të shtonit faktin që amerikanët kanë pushtuar Kosovën...


Ju shokë akademista, çdo gjë mund të ini veç njerëz jo. Nga çdo anë që ta shikosh çështjen, mbledhja juaj tregon mungesën më të vogël të ndjeshmërisë njerëzore por edhe mungesë përgjegjësie. Duhet theksuar me perkujtime të tilla makabre vihet në dyshim edhe integriteti mendor i të pranishëve. Kalemxhinj të papërgjegjshëm të sërës së atyre që u mblodhën në Prishtinë me paturpësi duan të na bëjnë historinë siç duan ata. Ata arrijnë e gjer aty sa babain e qoftëlargut të na e shesin për patriot. As vetë i biri nuk arriti ta bëjë një gjë të tllë. Sigurisht, një harbut duhet ta ngrej lart një harbut. Por ka dhe limite.


Po të tjerët.


Kam parë shumë në këtë botë por ne shqiptarët jemi të veçantë. Shtypi shqiptar në vend të ishte i pari që të denonconte figurën e urryer të Enver Hoxhës, i bënte temenara. Zaten, një komunist i Kosovës i përmendëte të gjithë gazetat enveriste të Tiranës dhe Prishtinës. Gjeni në Gjermani gazeta që të bëjnë një gjë të ngjashme. Sidoqoftë shumë intelektual reaguan dhe ashpër bile. Por a do të mjaftojnë reagimet e këtyre intelektalëve që opinioni shqiptar të dijë të ndaj shapin nga sheqeri. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet nga Enveri për tu ndar nga enverizmi, nga faktori që e ka lënë Shqipërinë kaq mbrapa. Do të mjaftonte veç një viktimë për ta shpallur kriminel. Po kur viktimat janë mijëra?!


Këto ditë dikush na rikujtoi se Enver Hoxha ka vrarë Liri Gegën shtatzënë. Më ka bërë përshtypje një gjë e tillë por më shumë përshtypje më ka bërë kur e kam lexuar në një vepër të Nikita Hrushovit. Hoxha kurr nuk e ka përmendur që sovjetikët dhe Hrushovi e kanë kritikuar ashpër për vrasjen e Gegës sidomos për faktin që ajo ishte shtatzënë. Hoxha e kalonë me një batutë të thjesht, ndërsa Hrushovi e analizon si një çështje parimore bile një nga shkaqet e ngrirjes së dialogut mes dy partive dhe shteteve. Më pas Hoxha do na shitej si shpëtimtar i marksizmit. Shkaku është tek rruga staliniste e tij. Një dalje nga kjo rrugë e ekspozonte para një dhënie llogarie. Sot, ai duhej gjykuar në mos për Gegën, për fëmijën. Nuk di a i përmendi ndonjë dikutant këto arritje të shokut tuaj Enver në akademinë e Prishtinës.


Gjithë jeta e Hoxhës është e mbushur me vrasje makabre. Të gjithë ishin tradhëtar veç atij (dhe akademistëve të Prishtinës... ) Për një fjalë goje, të thënë apo të pathënë shqiptarët u kalbën në burgjet e Hoxhës. Nuk di a kini përmendur këto fakte në akademi. Sepse, Hoxha juaj që hiqej si engjëll nuk bëri dallim dhe të thoshte "ki(y) është popull dhe ta falim..." Në gijotinën e tij e tij kaluan që nga ata që ishin thjesht popull sepse thanë "as me bukë nuk po na ngopin këta(komunistë t)" dhe shoku i tij i intrigave dhe krimeve Mehmet Shehu.


Më 20 shkurt 1991, me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, autorët rrëzuan një mit. Ata vran اausheskun shqiptar. Në vend të vrasjeve të të gjallëve ata zgjodhën vrasjen e simbolit. Afro 20 vjetë më mbrapa shqipatrët duhet ta dênojnë atë figurë me të cilën abuzohet aq shumë. Viktimat e tij vuajnë edhe sot e kësaj dite. Sigurisht, ata nuk ndihen dhe hallet e tyre ngelen në hije edhe për faktin se shtypi shqiptar është tejet i zënë me intervistat e Nexhmijes.


Sot Europa (Nexhmija betohet se është vetëm një njeri...) po u kërkon shqiptarëve ta dënojnë Enver Hoxhën. Shqiptarët, të paktën një herë në jetën e tyre duhet ta marrin iniciativën dhe mos ta gjykojnë e dënojnë Hoxhën dhe bashkëfajtorët e tij se do Europa, por se e do e mira e Shqipërisë. Mu bë qejfi këto ditë tek pash një grup në facebook që kërkonte ta shpallin Hoxhën kriminel. Ndoshta ky është veç fillimi .


Për tu rikthyer tek akademia e Prishtinës, kjo ngjarje është e paprecedent. Shqiptarët e Shqipërisë kanë marr pjesë në dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet e tyre të vështira të shtypjes serbe dhe kurr nuk kanë marr anën e agresorit. Dhe e kundërta nuk do kishte kuptim. Një pjesë e shqiptarëve të Kosovës duke marr anën e një krimineli u bëjnë shërbimin më të mirë antishqiptarë ve. Ata mund të jenë çdo gjë (ata quhen akademikë???) veç shqiptar jo e jo por dyshoj nëse mund ti përkasin species Homo-Sapiensis.


Ajet Nuro
Montreal, Kanada


18 tetor 2008


LINK: Referat (pak i vonuar...) për akademine kushtuar Shokut Enver në Prishtinë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top